el nino

100 milionë njerëz kanë mungesë ushqimi si pasojë e “El Ninos”

Numri i njerëzve jeta e të cilëve është ndikuar negativisht nga efektet e “El Nino” dhe “La Nina” mund ta kalojë shifrën 100 milionë persona deri në fund të vitit, njofton Organizata e Kombeve të Bashkuara. Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e OKB-së (FAO) vlerëson se momentalisht më shumë se 60 milionë njerëz, dy të tretat e të cilëve në Afrikën lindore dhe jugore, po përballen me nevoja urgjente për ushqim si pasojë e thatësirës së shkaktuar nga “El Nino”. Ndërkaq pasojat e “La Nina”, fenomeni i uljes së temperaturave të ujit në Paqësor pas “El Nino” nuk janë aq të rënda.

2015 është viti më i ngrohtë i regjistruar, sipas NOAA dhe NASA

Sipas NOAA-s dhe Nasa-s, viti i kaluar ishte viti më i ngrohtë në Tokë që nga koha kur ka filluar regjistrimi i të dhënave në vitin 1880. Ka qenë e qartë për një kohë të gjatë se viti 2015 ka qenë më i nxehtë se viti 2014, por 10 nga 12 muajt e vitit të fundit kanë qenë muajt më të ngrohtë, dhe këto regjistrime na kthejnë 136 vite pas. Ky lajm nuk ishte domosdoshmërisht një surprizë, por befasuese ishte diferenca e temperaturave mesatare në të gjithë planetin 1.62˚F (0.90˚C) mbi mesataren e shekullit të 20-të, më shumë se 20% më e lartë se mesatarja.

Alarmi, muaji shkurt më i nxehti në 100 vitet e fundit

Temperaturat globale në muajin shkurt thyen rekordin historik që prej një shekulli, duke shënuar muajin më të ngrohtë që kurse janë mbajtur shënim temperaturat. Sipas të dhënave të NASA-së, temperaturat globale në tokë dhe në oqean ishin rreth 1.35 gradë C më të ngrohta se mesatarja historike. Rezultatet janë tregues të vërtetë të rritjes së pandërprerë dhe afatgjatë të temperaturave globale për shkak të lëshimit të gazrave në atmosferë. Ndërkohë, vera pritet të jetë më e nxehtë në hemisferën veriore. Fenomeni “El Nino”, mendohet se ka kontribuar për rritjen aktuale të temperaturave globale.

Del në sipërfaqe qyteti që u fundos 30 vite më parë

Fenomeni El Nino njihet për krijimin e kushteve ekstreme të motit deri në ato shkatërruese, por në një rajon të Amerikës së Jugut, kjo dukuri ka patur një efekt ndryshe. Zyrtarët e zonës kanë publikuar një seri me foto që tregojnë se si një qytet ka ri dalë në sipërfaqe pasi u fundos 30 vite më parë, falë efekteve të nxehta të sistemit El Nino. Potosi, në shtetin perëndimor të Venezuelës, Tachira, u përmbyt duke lënë vend për ndërtimin e një moli në 1984.Vetëm një maja e godinës së një kishe mbeti e dukshme mbi sipërfaqen e ujit.

El Nino do të kthehet fuqishëm këtë vit

Fenomeni klimatik “EL Nino” është një dukuri ciklike e motit që shkakton rrënime globale. Fenomeni ka një interval kohe prej 20 vitesh, por shkencëtarët thonë se ky fenomen do të jetë më i shpeshtë çdo 10 vjet. Prof. Scaife nga Met Office bën me dije se disa vende rrezikojnë të përmbyten dhe disa të tjera të vuajnë nga thatësira. El Nino në Azi dhe në Paqësor pritet të jetë një nga më të fortët qysh prej vitit 1998 dhe do të vazhdojë kështu edhe në 2016-tën , sipas parashikimit të Këshillit Evropian,që sugjeron bashkëpunim rajonal për të parandaluar katastrofa dhe përshtatjen e strategjive për këto ndryshime klimatike.

Kaliforni, gërryhet shkëmbi, shtëpitë rrezikojnë shembjen

Disa shtëpi në një qytezë në Californi, janë evakuuar për shkak të rrezikut të shembjes. Banesat me pamje nga Oqeani Paqësor, janë ndërtuar mbi shkëmbinj, po tani gërryerja po i shemb me shpejtësi. Shirat e furishëm dhe stuhitë e shkaktuara nga ‘El Nino’ kanë dëmtuar së tepërmi këtë pjesë duke rrezikuar shembjen e tyre. Autoritetet lokale kanë urdhëruar banorët të braktisin shtëpitë e tyre.

Mes përmbytjeve dhe thatësirës

Tashmë të gjithë e njohin fenomenin “El Nino” që ka pushtuar çdo anë të globit duke dhënë efektin e tij më të madh veçanërisht këtë dimër. Deri më tani masat më të forta të “El Nino” i ka përjetuar hemisfera perëndimore. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet që edhe javët e ardhshme të kenë të njëjtën dendësi shirash në pjesën jugore, e ndërsa veriu i vendit do të mbetet i thatë. Los Anxhelos është përmbytur, e teksa stuhitë tani janë zhvendosur drejt Kalifornisë. Shërbimet meteorologjike u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre pasi ka rrezik. Po ashtu edhe Europa është mbërthyer nga një mot i rrezikshëm, por jo aq sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një raport i ri i OKB-së për ndryshimet klimatike

Ndërsa administrata Trump po shqyrton një raport qeveritar që kundërshton pikëpamjet për ndryshimet klimatike, një tjetër raport i OKB-së arrin në përfundimin se njerëzit, me veprimatarinë e tyre, kanë bërë që planeti ynë të shënojë temperatura rekord të larta. Temperaturat e larta rekord, bënë që vitin e kaluar Alberta e Kanadasë të përfshihej nga flakët… …I nxehti vdekjeprurës ka shkaktuar thatësirë në Indi, duke e zhytur vendin në një krizë uji… Planeti ishte më i nxehtë se kurrë vitin e kaluar, sipas Raportit të vitit 2016 për Gjendjen e Klimës, të hartuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Rritja e temperaturave globale dhe mjedisi

Veprimtarët e mjedisit druhen se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, mund të zhbëjë shumë prej politikave të presidentit Barack Obama për pakësimin e ndotjes nga karboni. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, ndryshimet e klimës duket se po sjellin ndikime serioze në jetët e njerëzve në shumë pjesë të globit. Ndërsa ajri ftohtë lëviz në lindje, mbi Liqenin Miçigan ngrihen avuj. Janë pamje të janarit 2016. Sistemi atmosferik “El Nino” u ndje në mbarë botën gjatë pjesë së parë të vitit 2016 – nga moti i ftohtë tek thatësirat dhe përmbytjet.

Stuhitë sulmojnë Kubën

Kalimi i një sistemi të fuqishëm stuhish në Camaguey të Kubës la pas shtëpi të dëmtuara e pemë të shkulura nga rrënjët, por furia e motit fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima në njerëz. Autoritetet nisën pastrimin e zonës së goditur, ku sipas raporteve në media, për shkak të erërave që mbërrinin shpejtësinë 90 km/h dhe reshjeve të shiut prej 58 mm, pati dhe shkeputje të linjave telefonike dhe atyre të energjisë elektrike. Për pastrimin e rrugëve të bllokuara nga gurët e pemët janë mobilizuar zjarrfikës e punonjës të emergjencës, të cilët po ndihmojnë edhe banorët me prona të dëmtuara.

Temperaturat e janarit thyejnë rekordin, shkak “El Nino”

Agjencia hapësinore amerikane, NASA e ka cilësuar janarin e këtij viti si muajin më të ngrohtë që ka thyer njëherësh edhe rekordin. Temperaturat në muajin janar anë e mbanë globit ishin 1.13 gradë celsius mbi mesataren që kjo periudhe e vitit ka pasur, e ndërsa ishte 1 gradë celsius mbi mesataren e shekullit të 20-të. Ky është muaji i katërt që temperaturat globale janë mbi nivelet e përcaktuara në Konferencën e Klimës në Paris, ku liderët botërorë u angazhuan maksimalisht për të mbajtur situatën klimaterike nën kontroll. Fenomeni “El Nino” është ai që ka shkaktuar rekordin e temperaturave, thatësirave dhe përmbytjeve.

Viti 2016, më i nxehti i 137 viteve të fundit – Pikat kryesore të raportit

Viti 2016 ishte viti më i nxehtë në 137 vjet të regjistrimit të të dhënave për klimën. Ky është përfundimi i raportit ndërkombëtar vjetor për klimën. Ky “kontroll” vjetor i planetit, i udhëhequr nga studiuesit e Qendrës Kombëtare për Informacionin Mjedisor, pjesë e Administratës Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA) bazohet në kontributet e më shumë se 450 shkencëtarëve nga rreth 60 vende të botes. Raporti nënvizon faktin se shumica e treguesve të ndryshimeve klimatike vazhduan të ndjekin tendencat e një bote në ngrohje.

Zhduket liqeni i dytë më i madh në Bolivi

Liqeni Poopó u shpall zyrtarisht i zhdukur muajin e kaluar. Qindra, në mos mijëra banorë kanë ndryshuar mënyrën e jetesës dhe janë larguar nga zona. Liqeni Poopo, dikur i dyti për nga madhësia në Bolivi, është tharë tërësisht si pasojë e ngrohjes globale dhe ndotjes, të cilën e prodhojnë minierat lokale. Xhirimet satelitore të bëra në periudhën ndërmjet tetorit të vitit 1986 dhe janarit 2016 tregojnë se liqeni, i cili ndodhet në Ande në lartësi mbidetare 3.680 metra, është avulluar për gjithsej 20 vjet, duke lënë pas vetes shtratin e tharë.