Gjirokaster

Zbatimi i Moratoriumeve të Pyjeve dhe Gjuetisë monitorohet në tri bashki të Qarkut Gjirokastër

Federata Rajonale e Përdoruesve të Pyjeve Kullotave Komunale Gjirokastër (FRPPK) në periudhën 10 mujore të vitit nëntor 2016- shtator 2017, ka kryer monitorimin e zbatimit të Moratoriumeve të Pyjeve dhe Gjuetisë; në tre Bashki respektivisht: Gjirokastër; Libohovë; Dropull. Kjo veprimtari u zhvillua në kuadrin e Projekti “ACHIEVE”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri. Më datë 5.10.2017 u zhvillua seminari përmbyllës i këtij projekti ku dolën rezultatet dhe disa rekomandime për të ardhmen.

A ka strategji? Gjirokastra po shembet

Dorëzohen edhe vetë monumentet. Pak ditë më parë, DRKK Gjirokastër, që kujdeset për to, ka deklaruar se 20 banesa rezultojnë në fillim të vitit 2016, në rrezik shembjeje, përveç atyre që janë shembur ndërkohë. Duket se rrënimet në këtë qytet nuk do mbarojnë, derisa muzeu të mbetet veçse një “kufomë” e lagjes së dikurshme. Mediat po japin raportime të shpeshta të dëmeve, ndërsa sensibilizon mbi këtë situatë, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë, shprehet se Gjirokastra është në limitet e emergjencës. Çfarë po ndodh në Gjirokastër?

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtues, PPNEA fushatë informimi në të gjithë vendin

10 Maji është një ditë e veçantë kushtuar shpendëve shtegtues, por që në fakt ka si qëllim të na vetëdijësojë ne, njerëzit për ruajtjen dhe mbrojtjen e shpendëve shtegtues dhe habitatit të tyre. Në kuadër të kësaj dite, PPNEA organizoi disa aktivitete edukuese paralele, të shpërndara në disa rajone të vendit, në Tiranë, Sarandë, Gjirokastër dhe Vlorë. Dita e shpendëve shtegtues nisi në shkollën “Gustav Majer”, Tiranë, në një nga klasat më shëmbullore të shkollës.

Dita e kujtesës, veprimit dhe ndërgjegjësimit për pyjet

Në kuadër të 21 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Federata Rajonale e Pyjeve Gjirokastër zhvilloi sot aktivitetin për monitorimin e Moratoriumeve të Pyjeve dhe Gjuetisë në Njesitë Administrative Cepo dhe Picar. Kryetarët e fshatrave të zonës, Administratorët e Nj.A. dhe anëtarë të Shoqatave të PPK diskutuan për mbrojtjen e pasurisë pyjore dhe faunës së egër në zonën e tyre, për sensibilizimin e komunitetit për mbrojtjen dhe shtimin e kësaj pasurie kombëtare.

Gjelbërimi në Gjirokastër, po punohet për sipërfaqe të reja

Hamit Asllani është një ndër kopështarët më të vjetër në Gjirokastër. Punën e ka nisur 30 vjet më parë, duke mësuar prej atyre që krijuan lulishtet e para në qytet. Periudha më e vështirë që ai mban mend është viti 1997, kur shkatërrimi nuk kurseu asgjë. “Ky zanat nuk ka të sosur. Do të shoh në televizor dhe në udhëtime për gjëra të ndryshme se çfarë mund të bëjmë. Viti ‘97 ka qenë i vështirë, si për ne edhe për të tjerët. Neve kishim një pozicion që edhe sikur t’i thoshim dikujt mos e prek këtë lule, merrnim një tjetër përgjigje asokohe”, tregon Asllani.

Gjirokastër, çertifikohen 22 guida turistike

22 të rinj nga i gjithë qarku i Gjirokastrës u çertifikuan së fundi prej Drejtorisë së Formimit Profesional në drejtimin “guidë turistike”. Ata, sipas profesor Vladimir Qirjaqit, kanë marrë njohuri bazë nga një program i miratuar nga Ministria e Kulturës. Materiali jep të dhëna bazë me interes turistik mbi historinë, arkeologjinë, zhvillimin ekonomik, kulturor dhe etnografik të territoreve të Gjjrokastrës, Tepelenës e Përmetit.

Gjirokastër, fshati Valare i zaptuar nga plehrat

Edhe pse vetëm 5 km larg qytetit të Gjirokastrës, fshati Valare, pjesë e njësisë administrative të Lunxhërisë jeton mes papastërtive të mbetjeve urbane dhe bagëtive që kanë pushtuar çdo rrugë të fshatit. Krahas vilave shumëkatëshe gjenden edhe stallat e bagëtive dhe mbetjet e tyre, ndërsa mbeturinat gjenden kudo. Banorët thonë se bashkia ju ka premtuar largimin e bagëtive nga fshati, por asgjë nuk ka ndryshuar dhe situata vijon të mbetet problematike. Por i rëndë sipas tyre është edhe fakti që rrezikohet edhe ndotja e ujit pasi tubacioni i ujit të pijshëm kalon mes mbetjeve të bagëtive.

Gjirokastër: Infrastrukturë mbrojtëse ndaj përmbytjeve

Gjirokastra është një nga përfituesit e projektit të BE-së për Infrastrukturën Mbrojtëse ndaj përmbytjeve. Shtatë vepra infrastrukturore mbrojtëse nga përmbytjet u zbatuan në këtë rajon me një vlerë prej rreth 1 milion dollarë amerikanë. Të gjitha këto vepra ishin dëmtuar gjatë përmbytjeve:

- Në zonat Mashkullorë, Palokastër dhe Shtëpëz ku falë projektit është mundësuar mbrojtja nga përmbytjet e lumit Drino dhe gërryerjeve të bregut. Mbrojtja nga përmbytjet e lumit Drino dhe gërryerjeve të Bregut në zonën Palokastër si dhe mbrojtja nga përmbytjet dhe gërryerjet në fshatin Shtëpëz,

Gjirokastër: Turizmi malor në Lunxhëri

Në qytetin jugor të Gjirokastrës, fshatrat malore të kësaj zone po kthehen në destinacione të vizitoreve dhe turisteve të shumtë, për bukurite e natyres e vlerat e tradicionale të kulinarisë. Lunxheria e vendosur rreth 12 km larg qytetit të Gjirokastrës, ka nisur të zhvillojë turizmin malor duke vënë në përdorim të vizitoreve asetet e resurset natyrore të zonës. Ai ka çelur dyert e banesave dhe pret me dhjetra vizitore te huaj. Gatimet vendase ku baza kryesore është bulmeti, mjalti i luleve, byreku dhe gatimet me saç i joshin së tepërmi turistët.

Gjirokastra, Përmeti, Saranda e Berati, përfituesit kryesorë të financimit 71 mln USD të BB

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një financim prej 71 milionë dollarësh për Projektin e Menaxhimit të Integruar Urban dhe Turizmit në Shqipëri. Ky projekt do të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e të ardhurave dhe do të mbështesë zhvillimin e ekonomisë lokale në zona të përcaktuara në jugun të Shqipërisë, i njohur si destinancioni kryesor turistik me potencial të jashtëzakonshëm për rritjen ekonomike. Projekti synon të përmirësojë infrastrukturën urbane, të shtojë vlerën e aseteve turistike, si dhe të forcojë kapacitetet e institucioneve për të mbështetur turizmin në nivel lokal.

Komuniteti që jeton në Zonat e Mbrojtura, aktor kryesor në ruajtjen dhe menaxhimin e tyre

Zjarret e kësaj vere të nxehtë u vlerësuan si më të rëndët dhe më të përhapurit në mbarë vendin. Ata dëmtuan veç të tjerave edhe shumë pyje në Zonat e Mbrojtura apo Parqe Kombëtare. Por shumë nga këto zona mbetën të paprekura falë kujdesit të vetë komunitetit që jeton pranë tyre. I paprekur nga zjarret mbeti dhe Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Danglli nën administrim të AdZM-së Gjirokastër. Megjithëse ky qark pati shumë dëmtime nga zjarret, Parku Kombëtar -Bredhi i Hotovës- mbeti i paprekur falë komunitetit që bashkëjeton me mjedisin dhe natyrën në këtë park.

Monitorimi i moratoriumeve

Federata Rajonale e Përdoruesve të Pyjeve Kullotave Komunale Gjirokastër (FRPPK) duke vlerësuar Moratoriumet si e vetmja mundësi për të shpëtuar dhe ripërtërirë pyjet, për krijimin e ekuilibrit të humbur të ekosistemit pyjor dhe rritjen e potencialit të rolit shumë funksional të pyjeve tona, nëpërmjet projektit “ACHIEVE”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, përzgjodhi rolin monitorues dhe mbështetës të strukturave shtetërore ligj zbatuese për zbatimin e dy ligjeve në mbrojtje të natyrës.

Një ditë feste për mbrojtjen e mjedisit në Sotirë, Gjirokastër

Më 6 gusht 2017, u festua Dita e Shën Sotirit festa më e rëndesishme e fshatit Sotirë në Gjirokastër, ku u mblodhën shumë njerëz, jo vetëm banorët vendas që vinin nga emigracioni por shumë miq të tjerë nga Tirana, Korça, Berati, Përmeti, Gjirokastra,etj. Këta të fundit specialistë, dashamirës dhe studiues të natyrës të organizuara në shoqata të ndryshme mjedisore. Shoqata Mjedisore Çajupi organizoi këtë veprimtari informuese dhe argëtuese.

Parku Kombëtar "Bredhi i Hotovës - Dangelli", mirëpret shkencëtarët e gjeneratës tjetër

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), AdRZM Gjirokastër dhe klasat e 9-ta të shkollës 9-vjeçare "Meleq Gostnishti" Përmet, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, organizuan aktivitete edukuese në Parkun Kombëtar "Bredhi i Hotovës - Dangelli". Ky aktivitet i bashkohet mesazhit ndërkombëtar të fushatës "Shkencëtarët e gjeneratës tjetër", që u quajt edhe aktiviteti i cili u organizua mbi parimin e përqasjes se shkencës me komunitetin. Nxënësit sëbashku me përfaqësuesit e AdZM-Gjirokastër morën pjesë aktivisht në identifikimin e metodave bazë të monitorimit të biodiversitetit në park dhe mësuan fakte shkencore rreth vlerave të parkut.

Projektet ndërkufitare Shqipëri-Greqi trajnojnë mjeshtrat e artizanatit në Gjirokastër

Pjesë e projekteve ndërkufitare Shqipëri-Greqi, që po zbatohen në kuadër të programit IPA në Qarkun e Gjirokastrës, është edhe promovimi i prodhimeve të traditës. Në këtë drejtim, në zonën muzeale të Gjirokastrës, për dy ditë me rradhë u zhvillua një trainim mbi menaxhimin e bizneseve artizanale të Rajonit të Gjirokastrës. Ky aktivitet u organizua në kuadër të zbatimit të projektit ”Crafts in Action” brenda programit ndërkufitar IPA, Greqi –Shqipëri, ku partner lider për palën shqiptare është AULEDA(Agjensia e Zhvillimit Ekonomik Rajonal-Vlorë) dhe partner( PP3) Bashkia Dropull.

Qyteti i UNESCO-s ‘mbytet’ nga plehrat

Depozitimi i mbetjeve urbane dhe mungesa e një landfilli vijon të mbetet një ndër problemet më shqetësuese për Gjirokastrën. Pastërtia në territorin e bashkisë së re, Gjirokastër, duket se është ende larg parametrave të një emërtimi të tillë. Kazanë të tejmbushur e mbeturina të hedhura vend e pa vend janë pjesë e panoramës që të ofrohet. Situata në brendësi të qytetit duket disi më optimiste, por në rrethinat e tij, përgjatë rrugës nacionale dhe jo vetëm ndeshesh kudo me pirgje mbeturinash.

Specialistët e ruajtjes së mjedisit, ekspeditë në malet e Lunxhërisë

Ka disa ditë që kërkuesit e Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA), kanë bërë ekspedita dhe janë takuar me barinj dhe blektorë të ndryshëm në zonën e Dropullit dhe të Zagorisë, në qarkun e Gjirokastrës. Qëllimi i këtyre ekspeditave është të mësohet më shumë mbi kërcënimet që i kanosen Kalit të Qyqes në Shqipëri, këtij lloji shumë të rrallë të avifaunës sonë, që gjendet i kërcënuar egërsisht nga zhdukja, me një popullatë prej vetëm 6 çiftesh, në të gjithë territorin e vendit.

TACSO, trajnim për shoqërine civile në Gjirokastër

Tashmë qyteti i Gjirokastrës është kthyer në një qendër kombëtare për organizimin e aktiviteteve të ndryshme të inicuara nga shoqëria civile. Së fundi në kuadër të projekteve të mbështetura nga Bashkimi Europian, TACSO realizoi në Gjirokastër një trajnim me pjesëmarrjen e organizatave jofitimprurëse nga zona të ndryshme të vendit.

Turi çiklistik nëpër Shqipëri i një ambasadori

Ambasadori i Suedisë në Tiranë, Johan Ndisi zgjodhi ta përshkojë me biçikletë një pjesë të “axhendës” së tij në qytetet e Fierit dhe të Gjirokastrës. Vizitat dhe takimet përfshinë interesin e ambasadorit për t`u takuar me të rinj dhe studentë, rrethe akademike si dhe drejtues të bashkive për të parë nga afër ecurinë e projekteve që mbështeten nga Qeveria suedeze në këto dy rajone. Në Fier Ambasadori Ndisi u takua në hyrje të shëtitores “Jakov Xoxa” me të rinjtë e Parlamentit Rinor Fier dhe të rinj nga Qendra Rinore “Epoka e Re”. Ndërsa ambasadori nisi të ngiste biçikletën e tij të rinjtë iu bashkuan me biçikletat e tyre dhe së bashku përshkuan shëtitoren.

Wall Street Journal: Gjirokastra qyteti më intrigues në botë

Gjirokastra, në jug të Shqipërisë, mund të mos jetë destinacioni i parë që të vjen në mendje nëse vendos të bësh një udhëtim në Europë këtë fund-verë. Por ky qytet kodrinor prej 66,000 banorësh është jashtëzakonisht tërheqës dhe me çmime të përballueshme, si dhe dy orë me makinë larg nga plazhet e bukura të bregdetit shqiptar. Ende nuk jeni të bindur? Një kapsulë e vërtetë kohore, Gjirokastra shërbeu si qendër tregtare për rreth 500 vjet nën Perandorinë Osmane (1385-1912) dhe si skenë për një “Game of Thrones” të vërtetë.

  • 1
  • 2