shkarkime

Ndikimi i shkarkimeve urbane në cilësinë e ujërave bregdetare

Monitorimi i ndikimit të shkarkimeve urbane në cilësinë e ujërave bregdetare realizohet në qytetet Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Përzgjedhja e stacioneve të monitorimit është bazuar sipas skemës ku kolektori shkarkues përfaqëson burimin ndotës dhe pas shkarkimit në mjedisin pritës, në det në distancën 10 m. Sipas kësaj skeme, vlerësohet cilësia e ujërave të shkarkimeve në pikën e shkarkimit (kolektore ose stacione pompimi) dhe impakti i tyre në cilësinë e ujërave bregdetare.

Në 2016-n anijet që ankorojnë në porte, do të paguajnë tarifë ekologjike‏

Çdo anije që ankorohet në portet shqiptare do të paguajë tarifë ekologjike, duke sjellë shmangien e shkarkimit të mbetjeve dhe ndotjes së detit. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua rregullorja “Për miratimin e kërkesave për parandalimin e shkarkimit të mbetjeve të krijuara nga anijet dhe tepricat nga ngarkesat në det”, si propozim i Ministrisë së Mjedisit. Qëllimi kryesor është mbrojtja e mjedisit detar, përmes reduktimit të shkarkimit në det të mbetjeve të krijuara nga anijet dhe të tepricave nga ngarkesat e tyre, gjatë përdorimit të porteve të Republikës së Shqipërisë.

Shkarkimi i punishteve të vajit vret 50 kuintalë peshk në liqenin e Belshit

Më shumë se 50 kv peshk ka ngordhur në një nga liqenet e Belshit për shkak të ndotjes së madhe që një fabrikë e prodhimit të vajit të ullirit ka shkaktuar në këtë liqen. Fabrika e cila disponon një licencë mjedisore ndodhet pranë Gjolit të Gjatë dhe të gjitha mbetjet i ka derdhur në këtë liqen.Situata paraqitet katastrofike, uji është krejtësisht i zi ndërsa era e rëndë e bën të vështirë jetesën për banorët e shtëpive pranë. Peshkatarët të cilët prej vitesh shfrytëzojnë këto liqene thonë se një situatë e tillë nuk është parë kurrë, ndërkohë që sipas specialistëve një ndotje e tillë do disa vite të zhduket.