sasia e ujit

“The Economist” ngre alarmin: Bota do të përballet shumë shpejt me shterimin e ujit

Në Ditën Ndërkomëtare të Ujit, “The Economist” ngre alarmin se shumë shpejt bota do të përballet me shterimin e tij. Nga ky rrezik nuk përjashtohen as vendet me burime të pasura ujore. Sipas studiuesve krizat më të mëdha të ujit do të vijnë prej keq menaxhimit të tij. Vendi ynë edhe pse i pasur me burime të shumta ujore (det, lumenj, liqene dhe burime të pafundme nëntokësore) ndodhet në zonën e lartë të rrezikut duke u renditur të 62-ët nga 167 vende të analizuar.

Sasia e ujit në Tiranë, më e lartë se në Angli

Pas ndryshimit të sistemit ekonomik në vitin 1991, Tirana pësoi ndryshime të mëdha; popullësia e të cilës u rrit disa herë, nga rreth 206/000 banorë në vitin 1984, deri në rreth 1 milion sot. Zona e Tiranës ka veçori natyrore dhe gjeologjike të pasura me ujëra me cilësi të mirë. Para vitit 1988, uji i pijshëm në Tiranë përftohej nga burime nëntokësore dhe puse nëntokësore arteziane, burimet e Selitës dhe Shënmërisë kanë qenë furnizuesit kryesorë të qytetit të Tiranës me ujë të pijshëm.