Godulla e Vogel

KARAVASTAJA, LAGUNA QË MAGJEPS ME BUKURINË NATYRORE DHE ZOGJTË

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta të ofron një peizazh mbresëlënës në këto ditë dhjetori, ndërkohë që magjia në këtë lagunë shtohet duke parë shumëllojshmërinë e shpendëve. Sapo hyn në pjesën e pyllit, të shoqërojnë cicërimat e zogjve, ku veshi i mësuar i studiuesve dhe i specialistëve dinë të bëjnë dallimin se çfarë specieje i përkasin. Por edhe për ata që bëjnë për herë të parë një tur ‘birdwatching’, magjia nuk shuhet nëse nuk dinë t’i dallojnë. Shpendi që çdokush mund ta dallojë në lagunën e Karavastasë është pelikani kaçurrel, i cili në 2015-ën ka një shtim të popullatës.

Plazhi i Godullës, vendi ku banjon e bëjnë lopët

Nga Ahmet Zani

Ky është realiteti i zonës bregdetare në plazhin e Godullës, mjaft e rënduar nga mbetjet urbane, realitet shqiptar e trishtues. Godulla ndodhet rreth 40 kilometra nga metropoli shqiptar, në fshatin Adriatik të Kurbinit dikur zonë mjaft e frekuentuar nga pushuesit, tashmë të ngjan si landfill.Në një vijë bregdetare prej afro gjashtë kilometër është shtrirja e rërës me cilësi kurative dhe e virgjër, por e mbuluar nga mbetjet që sjellin dy lumenjtë, Ishëm dhe Drojë.Kjo katastrofë ekologjike është e përvitshme, mbetje që vijnë nga Tirana zënë vend buzë detit në Godull, gjë që ka larguar pushuesit e dikurshëm.