aplikacion

“Përmirëso qytetin” me telefon

Nëse ju shqetëson mungesa ndriçimit e pusetave ne lagje, keni ambient te ndotur apo shqetësime te tjera ndaj bashkisë ku jetoni, përmes fotografive, mund t’i dërgoni ne një aplikacion te veçante. “Përmirëso Qytetin” është platforma me e re dixhitale, ku çdo qytetar i Shqipërisë përmes telefonit apo kompjuterit mund te denoncoje shqetësimet per bashkinë e tij. Gjate prezantimit, zv/kryeministri Niko Peleshi, deklaroi se kjo metode e ngjashme me “komisariatin dixhital” do te vere ne lëvizje pushtetin vendor.

Krijohet aplikacioni Zero Waste

Në kuadër të lëvizjes botërore Zero Waste Youth, ku Green Line Albania është pjesë e ekipit qendror, është zhvilluar aplikacioni Zero Waste, i cili synon të ndihmojë njerëzit që të menaxhojnë mbetjet e tyre në nje menyre argëtuese, edukuese dhe praktike.

Linku prej nga mund të shkarkohet aplikacioni është: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.zerowasteapp.zerowasteappandroid

Ljubjanë, Bashkia e Tiranës merr çmim për përfshirjen e qytetarëve në pastrim-gjelbërim

Tirana është vlerësuar nga Forumi i Ljubjanës, si qyteti që ka pasur më shumë efiçencë në përdorimin e mjeteve inovative në rritjen e perfomancës në fushën e gjelbërimit dhe pastrimit. Çmimi iu dorëzua kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë takimit të radhës së këtij forumi në Slloveni, si një vlerësim për punën që ka bërë në drejtim të përdorimit të aplikacionit “Tirana Ime” për çështjet e ambientit. “Forumi i Ljubjanës, mes shumë konkurrentëve si Budapesti, Zagrebi, Beogradi, vendosi t’i japë Tiranës çmimin si një qytet i cili ka arritur t’i përfshijë në vendimmarrje qytetarët nëpërmjet aplikacioneve, ku qytetarët raportojnë e pastaj bashkia performon.

PPNEA, një sy më shumë për raportimin e krimeve mjedisore

Dita ditës, në rrjetet sociale dhe në faqen zyratare të shoqatës PPNEA bëhen raportime të shumta në lidhje me krime të ndryshme mjedisore duke filluar nga prerja e pyjeve, gjuetia e paligjshme në zona të mbrojtura, vrasja e kafshëve të konsideruara në rrezik kritik për zhdukje dhe njëkohësisht të cilësuara si pasuri kombëtare e vendit tonë të begatë, kafshë të mbrojtura me ligj që mbahen në kafaze për të zbukuruar subjekte të ndryshme dhe që më pas shiten hapur në portale pa kurrfarë frike, zjarret e përvitshme në fillimin e sezonit të verës, ndotje të mjedisit me mbetje të ndryshme pa kontroll dhe shumë krime të tjera që i bëhen natyrës tonë të vyer.

Prezantohet aplikacioni “Tirana Ime Outdoor”

Qytetarët do të kenë mundësi që të marrin informacion në kohë reale për aktivitetet kulturore, sportive e argëtuese, por edhe për destinacionet e itineraret turistike e historike të Tiranës. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me UNDP-në prezantuan sot aplikacionin “Tirana Ime Outdoor” (TIO), duke i dhënë komunitetit urban dhe të gjithë vizitorëve një çelës hyrjeje në një botë outdoor. I pranishëm në promovimin e këtij aplikacioni ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i çili deklaroi se tashmë Bashkia e Tiranës ka mundësi që t’u ofrojë grupeve të ndryshme mundësi të larmishme për të kaluar kohën e lirë dhe për të bërë një jetë të shëndetshme.