komisioni mjedisit

KE, Shqipërisë: Nuk keni infrastrukturën e nevojshme për importin e plehrave

Përmes një reagimi me shkrim pas kërkesës së “ABCNews”, Komisioni Evropian kërkon që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet evropiane përpara se të nisë importi. Komisioni Evropian konsideron se Shqipëria nuk ka ende infrastrukturën e nevojshme, institucionet dhe sistemet e duhura për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve në Shqipëri. Sipas KE-së, ndarja e mbetjeve në Shqipëri nuk ka filluar ende me përjashtime të pakta dhe normat e riciklimit janë shumë të ulëta.

Komisioni Evropian nxit afrimin e mëtejshëm të legjislacionit në fushën e sigurisë ushqimore të BE-së

Përfaqësues nga Komisioni Evropian punuan me autoritetet përkatëse shqiptare për zhvillimet më të fundit në bujqësi dhe peshkim. Takimi i Nënkomitetit për Bujqësinë dhe Peshkimin mes BE-së dhe Shqipërisë, i zhvilluar sot në Tiranë, u drejtua për BE-në nga Michael Aldaya, nga Njësia për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian, ndërsa për Shqipërinë nga Eralda Cani, zëvendësministre për Integrimin Evropian.

Komisioni Evropian: Si do të procedohet me zbatimin e Marrëveshjes së Parisit

Komisioni Evropian mbajti ditën e djeshme një komunikatë lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Parisit që është paraqitur në Parlamentin dhe Këshillin Evropian. Dokumenti është një e dhënë e rëndësishme në Këshillin e Mjedisit të BE-së (Ministrat e Mjedisit të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian), takim që do të mbahet nën Presidencën holandeze të BE-së më 4 mars, të premten. Fakti më i rëndësishëm i këtij komunikimi është se për herë të parë Komisioni Evropian bën një referencë të tillë të veçantë për qytetet dhe zonat urbane, me një theks të tillë të fortë përsa i përket strategjisë së veprimit.

Sektori i menaxhimit të ujit në Shqipëri, duhet rikonceptuar

Shoqëria civile u takua sot më 16 Korrik 2014, me parlamentarët mbi çështjet emergjente të sektorit të ujit. Në këtë takim të organizuar me Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit, merrnin pjesë përveç deputetëve të të gjitha forcave politike dhe përfaqësues të Kryeministrisë, Sektretariatit Teknik për ujin dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Z. Ylli Manjani. Në takim u mbajt një qëndrim i shoqërisë civile dhe u dorëzua letra e pozicionimit për sektorin e ujit. Fjala e mbajtur në Komision.

Takim sekret për plehrat

Pak ditë para se projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” të dërgohet në Kuvend për t’u votuar, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese ndërhyn duke ndryshuar nenet e draftit. Kryekomisioneri i Veprimtarisë Prodhuese , Eduard Shalsi, i cili është një nga firmëtarët e draftit, ka zhvilluar dje një mbledhje me dyer të mbyllura, pa praninë e medias, vetëm me grupet e interesit për këtë projekt, në formën e një seance dëgjimore.