Liqeni i Shkodres

"Liqeni i Shkodres 2016" nga Dhimitër Dhora

Tashmë është i arritshëm për lexuesit në versionin elektronik libri më i fundit i Prof. Dr. Dhimitër Dhora titulluar “Liqeni i Shkodrës 2016”. Autori prej dekadash merret me studimin e Liqenit të Shkodrës. Është autor i dy librave (2005, 2012), si dhe i botimeve të tjera shkencore, kryesisht me karakter faunistik, ekologjik, biogjeografik. Kohët e fundit studimet dhe botimet mbi Liqenin e Shkodrës janë përqendruar në njohjen e karakteristikave të tij, dhe për herë të parë të cilësive të ekosistemit, si stabilitetit, natyralitetit, fenomenit të eutrofikimit, si dhe problemeve të menaxhimit.

Dita Botërore e Mjedisit - Forum qytetar me përdoruesit e burimeve natyrore ne Bashkinë Malësi e Madhe

Dita Botërore e Mjedisit mblodhi sëbashku aktorë dhe përdorues të burimeve natyrore në Bashkinë Malësi e Madhe. Takimi kishte ne fokus tri objektiva: • Promovimin e Ditës Botërore të Mjedisit si nxitje e angazhimit të komunitetit për mbrojtjen e mjedisit ne Bashkinë Malësi e Madhe; • Përcaktimin e sfidave të përdoruesve të burimeve natyrore në procesin e vendimmarrjes në bashkinë Malësi e Madhe në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit; • Ngritjen e vetëdijes së komunitetit për të drejtat publike mbi informacionin dhe vendimmarrjen në çështjet mjedisore.

Festohet Dita e Liqenit të Shkodrës

3 qershori shënohet si festa e Liqenit të Shkodrës, liqen ky që është edhe më i madhi në Ballkan dhe me vlera të mëdha për ekosistemin natyror. Festa e Liqenit organizohet çdo vit nga Bashkia e Shkodrës dhe synon promovimin e vlerave natyrore, ekonomike dhe turistike të liqenit si dhe nevojën për mbrojtjen e këtyre vlerave. Përfaqësues të shoqates së turizmit shqiptar dhe ato të menaxhimit të peshkimit ngritën përsëri shqetësimin për dëmet që i shkaktohen liqenin në pjesën shqiptare të tij.

Festohet Dita e Liqenit të Shkodrës

Dita e Liqenit të Shkodrës u kremtua këtë vit më 16 qershor në qytetin e Shkodrës. Kjo ngjarje mblodhi në qytet autoritete të larta të nivelit qendror, autoritete vendore të bashkive Shkodër dhe Malësi e Madhe, institucione menaxhuese, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj, përfaqësues të komunitetit të rajonit të Shkodrës, media vizive vendore si dhe të tjerë të interesuar. Sipari i këtij aktiviteti u hap me përformancën poetike “Dedikim liqenit të Shkodrës” përgatitur nga të rinjtë e shkollës së mesme “28 Nëntori” në Shkodër.

Kontrollohet liqeni i Shkodrës për gjuetinë e paligjshme

Administrata e Zonave të Mbrojtura ka nisur aksionet e planifikuara në goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme ne territorin e liqenit te Shkodrës. Inspektorët e këtij institucioni kanë monitoruar të gjithë vijën liqenore nga Shkodra, në Malësi të Madhe e deri në kufi me Malin e Zi. Fokus i grupeve të punës ka qënë goditja e rasteve të gjuetisë së paligjshme me korent, apo largimi i mjeteve statike të vendosura në ujrat e liqenit në mënyrë të paligjshme. Edhe në ditët e ardhshme këto aksione do të vijojnë nga Administrata e Zonave të Mbrojtura me qëllim goditjen e çdo rasti gjuetie të paligjshme.

Liqeni i Shkodrës, ulja e nivelit të ujit nxjerr papastërti të shumta

Niveli i Liqenit të Shkodrës është në pikën e tij kritike, thatësira e madhe ka bërë që në sipërfaqe të dalin problemet e mëdha që ka ky basen ujëmbledhës. Papastërtitë e shkaktuara nga dora e njeriut, por edhe lënia në harresë nga ana e bashkisë, ka bërë që plehra të shumta të dominojnë bregun e këtij liqeni. Janë vetëm disa aktivist dashamirës të natyrës dhe ruajtjes së vlerave që ajo ka, të cilët me mundësitë e tyre po bëjnë pastrimin e bregut të liqenit të Shkodrës.

Malazezët ankohen: Peshkim i paligjshëm në ujërat tona

Goran Shkatariq, drejtor i parkut kombëtar të liqenit në Malin e Zi, thotë se peshkatarët shqiptarë guxojnë dhe shkojnë edhe në thellësi të mëdha, pavarësisht masave. “Këtë shqetësim ua kemi përcjellë me kohë autoriteteve përkatëse. Peshkatarët kalojnë edhe në thellësi të mëdha në pjesën malazeze. Nuk është një shkelje e rëndë po është një shkelje shtetërore dhe ndëshkohet me 50 euro gjobë. Unë nuk mund ta ndryshoj ligjin dhe këto janë rregullat, ndaj nuk mund të lejohet shkelja e kufirit ujor dhe për këtë duhen marrë masa”.

Peshkonte me gjenerator në Liqenin e Shkodrës, arrestohet

Policia e Shkodrës arrestoi 52-vjeçarin Ndriçim Bicakani sepse u gjet duke peshkuar në Liqenin e Shkodrës duke përdorur gjenerator. Goditja me energji elektrike është një nga mënyrat e jashtëligjshme të përdorura vazhdimisht në liqen, një mënyrë që pothuajse shkatërron faunën. Arrestimi është bërë nga policia në bashkëpunim me punonjësit e Agjensisë së Mbrojtjes së Mjedisit. Në cilësinë e provës u sekuestrua një varkë, motori i ujit dhe gjeneratori.

Planet për resort në anën malazeze të Liqenit të Shkodrës shqetësojnë eurodeputetët

Parlamentarët Europianë shprehën shqetësimin e tyre të hënën për planin e qeverisë malazeze për të miratuar një “eko-resort” në Liqenin e Shkodrës, plane që kanë çuar në protesta nga ambientalistët të cilët kanë frikë se kjo do të kërcënonte ekosistemin dhe speciet e rralla të parkut kombëtar. Pasi një grup OJQ-sh, mbështetur nga disa organizata ndërkombëtare, nisën një peticion për shpëtimin e Liqenit të Shkodrës, duke i kërkuar qeverisë moratorium të menjëhershëm të ndërtimeve të reja brenda parkut kombëtar të liqenit, disa deputetë të PE i kërkuan qeverisë në Podgoricë të ndërmarrë masa për mbrojtjen dhe konservimin e liqenit në mënyrë që të ruhen karakteristikat ekologjike të tij.

Shkodër, ndërgjegjësim publik për zonat e mbrojtura

Në kuadër të projektit Eco Nord “Ndërgjegjësim Publik për Zonat e Mbrojtura” u zhvillua javën e kaluar aktiviteti “Duaje Natyrën për vete, për të gjithë” pranë shkollës “Azem Hajdari” -shkollë pranë Livadheve. Aktiviteti ne fjalë ishte një vazhdimësi e takimit informativ te mbajtur më 28 Shkurt 2017 pranë këtij komuniteti. Qëllimi i takimit të parë ishte dhënia e informacionit dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi Zonat e Mbrojtura duke qenë se shkolla dhe banorët e këtij komuniteti ndodhen afër Liqenit të Shkodrës (Kategori e IV, Zonë e Mbrojtur).

Shkodër: Liqeni nxjerr anijen austro-hungareze

Ulja e nivelit të ujit në Liqenin e Shkodrës ka nxjerrë në sipërfaqe një anije të vjetër ushtarake, e cila besohet se është austro-hungareze dhe i përket kohës së Luftës së Parë Botërore. Mjeti lundrues që punonte me avull është 20 metra i gjatë dhe 2.5 m i gjerë. Studiuesit propozojnë që skeleti i saj të nxirret në breg që të mos mbulohet më nga uji. “Në kohën kur Perandoria Osmane po përgatitje gradualisht të largohej nga Ballkani, kishte ngjallur interesat e fuqive të tjera europiane për rajonin.

Ujërat e zeza ndotin liqenin e Shkodrës

Në Shkodër ujërat e zeza po ndotin liqenin. Specialistet thonë se kjo situatë po sjell dëmtim të biodiversitetit dhe kryesisht të gjallesave ujore. Ndotësit që shkarkojnë në liqenin e Shkodrës nuk janë vetëm shqiptarët ata që kontribuojnë, por edhe Mali i Zi. Bashkia e Shkodrës është e pafuqishme për rehabilitim te tyre me fondet e veta dhe pse ndotësi kryesor është ajo vetë. Përmes kolektorit kryesor ujërat shkarkohen të pa filtruara dhe të pa përpunuara. Ky kolektor është rivënë në funksion vitet e fundit, por spostimi i ujërave të zeza për shkak të ndërtimit të ByPassit nuk ka ndikoi në uljen e ndotjes.

Ujërat e zeza në liqen, i gjithë peshku preket nga anemia infektive

I gjithë peshku në Liqenin e Shkodrës rezulton të jetë prekur nga anemia infektive. Ky fakt bëhet i ditur nga shefi i shërbimit veterinar Selim Kraja, ku sipas tij kjo ka ardhur si rezultat i ndotjes së lartë nga ujërat e zeza që derdhen në liqen. Për shefin e shërbimit veterinar përhapja e kësaj sëmundje paraqitet mjaft alarmante pasi peshku i infektuar gjendet edhe në treg. Shefi I shërbimit veterinar apelon ndaj qytetarëve të tregojne kujdes në blerjen e këtij produkti pasi konsumimi i peshkut të infektuar me anemi përbën rrezik për shëndetin e tyre.