mbjellje pemesh

200 pemë të tjera përgjatë Unazës së Madhe, Veliaj: Në 21 mars aksion i madh mbjelljesh në Tiranë

Në 21 mars, në Ditën Botërore të Pyjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë një aksion mbarëqytetar për mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve të reja, të cilat janë pjesë e projektit të Pyllit Orbital. Kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen kësaj nisme, e cila ka nisur prej pak javësh, por që do të kulmojë në 21 Mars.

200 pemë të tjera tek Liqeni i Thatë, Veliaj: 2018 do jetë akoma më i mirë për Tiranën

Një qytetar, një pemë, nisma e re e Bashkisë së Tiranës që synon t’i japë më shumë aksionit për mbjelljen e 100 mijë pemëve në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në mbjelljen e 200 pemëve të tjera në zonën e digës së Liqenit të Thatë, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që t’i dhurojnë qytetit një pemë, pasi në këtë mënyrë i ka lënë një trashëgimi me vlerë fëmijëve të tyre.

Ecovolis dhe Egnatia në mbrojtje të Parkut të Shebenikut në Librazhd

Parku Kombëtar i Shebenikut që ndodhet pranë qytetit të Librazhdit është një zonë tepër e dëmtuar, gati e zhveshur nga pyjet dhe bimësia. Për këtë arsye, një grup vullnetarësh nga EcoVolis morën pjesë aty në mbjelljen e 190 fidanëve të rinj, si pisha, gështenja dhe fidanë të tjerë. Mjedisi ndikon rrënjësisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, ndaj edhe zëvendësimi i pemëve të dëmtuara me fidanë të rinj është domosdoshmëri.

Kaloi 32 vjet duke mbjellur pemë… pas 3 dekadash ky është rezultati!

Shkatërrimi i pyjeve është një prej problemeve më të mëdha me të cilat ballafaqohet çdo ditë shteti i Indisë. Pasojat e kësaj dukurie janë të pariparueshme, toka djerrinë, erozioni i shtuar, zvogëlimi i prodhimtarisë bujqësore, si dhe shkatërrimi i botës bimore dhe asaj shtazore. Megjithatë, shumë vjet më parë, një person kishte vendosur të ndryshonte këtë gjendje. 32 vjet më parë, Jadav “Molai” Payeng nga India, atëherë adoleshent (16-vjeçar), kishte filluar projektin e tij, dhe që nga ajo kohë ai mbolli 5.5 km katrorë,

Klosi: Në Shqipëri do të mbillen 3 milionë pemë nga vullnetarët

Forcat e Armatosura dhe 500 nxënës të arsimit profesional u bënë pjesë e fushatës së madhe të iniciuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për mbjelljen e 5000 mijë pemëve ditën e djeshme në Malin e Krujës. Aktiviteti “Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, u zgjodh të zhvillohet në ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, për të promovuar vullnetarizmin e të rinjve dhe përfshirjen e të rinjve në fushatën kombëtare të gjelbërimit të Shqipërisë që MMSR ka nisur. Fushatës iu bashkuan edhe Forcat e Armatosura, duke nisur një bashkëpunim për gjelbërimin e vendit.

Klosi: Tomorri pjesë e projektit "100 fshatra turistikë," fund barbarisë

300 pemë janë mbjellë nga Ministria e Mjedisit nç shenjë simbolike për rikthimin e Parkut Natyror të Tomorrit në destinacion turistik dhe historik. Një javë pas operacionit të ndërhyrjes dhe marrjes së masave për ndalimin e shkatërrimit të Malit tç Tomorrit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi iu bashkua grupit të të rinjve në ecjen sportive në majën e Malit të Tomorrit. “Jemi së bashku me një grup të rinj nga Qarku i Beratit, për të promovuar Parkun Natyror të Tomorrit. Jemi në kalanë e Tomorrit, vend që sipas legjendave është një vend i mrekullueshëm, vend që sipas legjendave është një vend magjik,” tha Klosi.

Ksamil, nis puna për rehabilitimin e gjelbër të ishujve të dëmtuar

Këtë të shtunë (19 nëntor), në Ksamil ka filluar mbjellja e 300 fidanëve të parë në ishullin e djegur në vitin 2015. Këto fidane të zgjedhur me kujdes në zonat përreth, janë të llojit dafinë, prrall, sqinde, shqopa, rrushkull, gjeshtër e ullastra, bimësi e njëjtë me ato që u dëmtuan nga pakujdesia një vit më parë. Kësaj veprimtarie në terrenqë u zhvillua në kuadër të projekti të AJMMI-t:” Sensibilizim mjedisor dhe rehabilitimi i gjelbër i ishujve të dëmtuar të Ksamilit”; mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me financim të BE, i parapriu një punë disa ditore me punëtorë dhe vullnetarë nga komuniteti i qytezës së Ksamilit.

Menaxhimi i qëndrueshëm i bimëve mjekësore në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Shoqata "Agri-en" në zbatim të projektit ''Menaxhimi i qëndrueshem i Bimëve Mjekësore dhe shtimin e arroreve në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë" po realizon mbjelljen e 1000 rrënjeve lajthi në fshatin Vehçan Librazhd. Ky projekt është i mbështetur nga Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrotjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) si një mundësi e mirë për të ndikuar sadopak në uljen e tejshfrytëzimit të bimëve medicinale në park. Këtij aktiviteti i janë bashkuar komuniteti i fshatit Vehçan të cilët tokat e lëna djerrë po i shfrytëzojne aktualisht për mbjelljen e 1000 rrënjëve lajthi .

Në parkun e madh të Tiranës, duhen shtuar apo pakësuar drurët?

Jemi në ditët kur gjelbërimi dhe lulet kanë “pushtuar natyrën”. Fundpranvera,  ndër periudhat më të pëlqyeshme të vitit të sjell kënaqësi duke shëtitur në mjediset me drurë dhe shkurre, në lëndinat me bar, me ajrin e pastër jetëdhënës. Një mjedis i tillë konsiderohet sot Parku i madh i Liqenit të Tiranës. Tek sjell në kujtesë, një vit më parë, Parku i madh i  Liqenit të Tiranës, ishte kthyer në një “shesh beteje”  etj. Protesta, dëmtim dhe dhunim i pronës, e çfarë nuk na panë sytë, e përse e gjithë kjo?!.

Nis puna për Pyllin Orbital, mbjelljet e para bëhen në Farkë

Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës për krijimin e një Pylli Orbital që do të rrethojë kryeqytetin me një brez të gjelbër me 2 milionë pemë ka nisur të marrë jetë, me mbështetjen e shumë qytetarëve dhe bizneseve në Tiranë. Nisja e sezonit të ri të mbjelljeve, ka bërë bashkë Bashkinë e Tiranës dhe DHL, të cilat kanë mbjellë disa fidanë të rinj në Parkun e Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në një mushkëri të re për kryeqytetin, të hapur për qytetarët dhe çlodhës e argëtues për fëmijët.

Pylli Orbital, Veliaj: Projekti do të prodhojë rezultate konkrete për 23 zonat që do të gjelbërohen

Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës për Pyllin Orbital, i cili do të rrethojë kryeqytetin me një brez të gjelbër me 2 milionë pemë, ka gjetur mbështetjen edhe të agjencive të njohura financiare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Kooperacionit Italian, Nino Merolla, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin e të gjithë projektit të Pyllit Orbital për gjelbërimin e 23 zonave të ndryshme në kryeqytet, duke zgjeruar hapësirat e gjelbra për qytetarët e Tiranës dhe kontribuar për një mjedis më të pastër.

Rikthehet në identitet lagjja e Selvive, mbillen 150 drurë dekorativë

Lagjja e Selvive, përveç emrit, nuk i kishte mbetur më asnjë shenjë të drurëve karakteristikë të dikurshëm, të cilët i jepnin hijeshi zonës. Por, nga sot, në një ndër lagjet më të vjetra të qytetit të Tiranës, ajo e rrugës “4-Dëshmorët” në Njësinë nr. 8”, u mbollën 150 drurë dekorativë të llojit selvi, për t’i rikthyer zonës gjelbërimin, por edhe emrin e dikurshëm.

Të rinjtë pastrojnë Parkun e Liqenit, Veliaj: Në shtator mbjellim 50 mijë pemë

Më shumë se 170 vullnetarë të huaj e shqiptarë, pjesë e Korpusit të Paqes që vepron edhe në vendin tonë, u angazhuan sot, që në orët e para të mëngjesit, në një mision vullnetar për pastrimin e Parkut të Liqenit. Pjesë e këtij aksioni u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtoresha e Korpusit të Paqes për Shqipërinë, Kate Becker, të cilët ndihmuan në pastrimin e parkut nga mbetjet dge barërat e këqija, që përbëjnë rrezik për zjarre në këtë periudhë të nxehtë.

Veliaj thirrje bizneseve: Dhuroni ​dy pemë për çdo makinë

Aksioni për gjelbërimin, Veliaj thirrje bizneseve: “Dhuroni dy pemë për çdo makinë”.Vjeshta e vonë dhe dimri janë periudha më e mirë për mbjelljen e pemëve, ndaj dhe Bashkia e Tiranës ka nisur prej ditësh aksionin e saj të gjelbërimit dhe pyllëzimit, jo vetëm në qytet, por edhe në atë që në të ardhmen do të jetë Pylli Orbital. Synimi i saj për këtë vit është që të mbjellë më shumë se 50 mijë pemë, duke vendosur në këtë mënyrë dhe një rekord.

Veliaj: Nga vendgrumbullim mbetjesh, në park. Nisëm mbjelljen e pemëve për Pyllin Orbital

Një hapësirë prej 11 mijë m2, e cila deri pak kohë më parë shërbente si vendgrumbullim për mbetjet urbane, po shndërrohet në një park të ri natyror në Tiranë, ku përveç gjelbërimit, do të ketë hapësira të posaçme çlodhëse për të gjitha grupmoshat. Bashkia e Tiranës nisi punën për transformimin e kësaj zone që ndodhet midis rrugëve “Ali Beshiri” dhe “Dervish Luzha”, duke kaluar tashmë në një fazë të re, atë të ndërtimit të parqeve nëpër lagje. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi nisjen e punës dhe u shpreh se aksioni për mbjelljen e pemëve të reja do të shtrihet si brenda qytetit, ashtu edhe në periferi të tij.

Veliaj: Pemët, trashëgimia më e mirë për gjeneratën e ardhshme

Gjelbërimi i rrugëve dytësore te Liqeni i Thatë ka vijuar teksa janë mbjellë 1 mijë pemë të reja për Pyllin Orbital. “Po ndjekim gjithë Unazën e jashtme të Tiranës, e cila në fakt është konturi dhe kufiri i Pyllit Orbital. Sot po mbjellim 1000 rrapë, që i kemi donacion. Dua të falenderoj të gjithë donatorët që po aplikojnë konceptin që kemi propozuar, pra për çdo makinë, dy pemë të mbjella, për të zeruar impaktin që ka në mjedis ndotja që vjen nga makinat. Jam entuziast për faktin se na janë përgjigjur shumë kompani, shumë më shumë se ç’e kishim menduar”, tha Veliaj.