Administrata e Zonave te Mbrojtura

Instalohet sinjalistikë për natyrën në lagunën e Patokut

Sinjalistika në zonat e mbrojtura ndihmon në ndërgjegjësimin dhe promovimin e vlerave natyrore të tyre. Ekipi i Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM), në bashkëpunim me stafin e zonave të mbrojtura dhe njësinë administrative Fushë–Kuqe, ka instaluar dy tabela informative në lagunën e Patokut. Tabelat japin informacion për kufijtë në terren të zonës së mbrojtur, aktivitetet miqësore me natyrën, dhe disa nga llojet e faunës e florës. Bashkë me kullën e vrojtimit këto tabela synojnë të promovojnë ruajtjen e biodiversitetit të lagunës Patok.

Menaxhimi i qëndrueshëm i bimëve mjekësore në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Shoqata "Agri-en" në zbatim të projektit ''Menaxhimi i qëndrueshem i Bimëve Mjekësore dhe shtimin e arroreve në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë" po realizon mbjelljen e 1000 rrënjeve lajthi në fshatin Vehçan Librazhd. Ky projekt është i mbështetur nga Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrotjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) si një mundësi e mirë për të ndikuar sadopak në uljen e tejshfrytëzimit të bimëve medicinale në park. Këtij aktiviteti i janë bashkuar komuniteti i fshatit Vehçan të cilët tokat e lëna djerrë po i shfrytëzojne aktualisht për mbjelljen e 1000 rrënjëve lajthi .