Permet

“Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”, mbështetur nga programi ACHIVE, organizoi më 22 Qershor 2016 një tavolinë të rrumbullakët në Përmet. Qëllimi i kësaj tavoline ishte inkurajimi i pjesëmarrjes së gjërë lokale në ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta që synojnë përmirësimin e menaxhimit të burimeve natyrore në vend, zbatimin e legjislacionit horizontal përkatës në fuqi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit mjedisor, si dhe nxitjen dhe krijimin e partneriteteve midis administratave lokale dhe qendrore dhe shoqërise civile lokale.

“Shpella e Bënjës” në Përmet, destinacion i mirëfilltë turistik

“Shpella e Bënjës” ndodhet në kanionin e Lengaricës në afërsi të fshatit Petran, 350 m. mbi nivelin e detit dhe përbën një pus të madh karstik i formuar nga gëlqerorët. Shpella është e gjatë 160 metra, e gjerë deri në 3 m. dhe e lartë 3 m. dhe ka disa degëzime anësore. Në këtë shpellë ka mbetje të njeriut të periudhës neolitike. Shpella ka vlera shkencore gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, arkeologjike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Sot ajo është një destinacion për turizmin spelologjik dhe atë historik. Vizitohet në çdo stinë të vitit nga vendas e të huaj.

Dyfishohet numri i turistëve për 2016-tën në Përmet

E vendosur në një pozicion të lakmueshëm gjeografik në jug të Shqipërisë, mes një natyre piktoreske dhe përgjithësisht të pacënuar nga dora e njeriut, qyteti i vogël i Përmetit po thith përditë e më shumë një numër gjithnjë e në rritje turistësh shqiptarë e të huaj përmes guidave aventureske të ngjitjes së kanioneve, lundrimit në Vjosë dhe ushqimeve të shijshme të traditës. Drejtori i qendrës kulturore multifunksionale në Përmet, Ledjan Komino thotë se në krahasim më një vit më parë numri i turistëve që kanë ardhur gjatë 2016 për të vizituar këtë zonë ka pësuar një rritje prej gati 50%.

E drejta për t'ju drejtuar gjykatës për çështjet mjedisore

Më 5 Tetor 2015 u zhvillua në Përmet trajnimi 'E drejta për t'ju drejtuar gjykatës për çështjet mjedisore', pjesë e serisë së trajnimeve të zhvilluar në kuadër të projektit HELP-CSO (Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHC-ve). Tematika e trajnimit lidhej me aftësimin e organizatave lokale në aksesin në drejtësi dhe të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës për çështje mjedisore. Trajnimi ishte konceptuar bazuar mbi një analizë të bërë rreth mungesës së njohurive që kanë OSHC-të mbi legjislacionin horizontal, raporti i të cilës do të publikohet në fund të projektit.

Gjirokastër, çertifikohen 22 guida turistike

22 të rinj nga i gjithë qarku i Gjirokastrës u çertifikuan së fundi prej Drejtorisë së Formimit Profesional në drejtimin “guidë turistike”. Ata, sipas profesor Vladimir Qirjaqit, kanë marrë njohuri bazë nga një program i miratuar nga Ministria e Kulturës. Materiali jep të dhëna bazë me interes turistik mbi historinë, arkeologjinë, zhvillimin ekonomik, kulturor dhe etnografik të territoreve të Gjjrokastrës, Tepelenës e Përmetit.

Gjirokastra, Përmeti, Saranda e Berati, përfituesit kryesorë të financimit 71 mln USD të BB

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një financim prej 71 milionë dollarësh për Projektin e Menaxhimit të Integruar Urban dhe Turizmit në Shqipëri. Ky projekt do të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e të ardhurave dhe do të mbështesë zhvillimin e ekonomisë lokale në zona të përcaktuara në jugun të Shqipërisë, i njohur si destinancioni kryesor turistik me potencial të jashtëzakonshëm për rritjen ekonomike. Projekti synon të përmirësojë infrastrukturën urbane, të shtojë vlerën e aseteve turistike, si dhe të forcojë kapacitetet e institucioneve për të mbështetur turizmin në nivel lokal.

Pastrohet bregu i lumit në zonën e Petranit

Në Ditën Ndërkombëtare të Ujit, 22 mars, Shoqata Rafting Vjosa Outdoor Sports angazhua në pastrimin e bregut të lumit në zonën e Petranit sëbashku me të rinjtë e gjimnazit "Sami Frashëri" në qytet, të cilët dhanë kontributin e tyre edhe në shpërndarjen e broshurave informuese të progamit ACHIEVE, në mbështetje të organizatave të shoqërisë civile shqiptare. Në këtë fushatë pastrimi, të rinjtë kanë grumbulluar plot 27 thasë me mbetje. Kjo nismë do të pasohet me dy fushata të tjera pastrimi si dhe aktivitete ndërgjegjësuese në shkolla.

Përmet, banorët ankohen për mungesën e ujit: Dy orë në ditë nuk na mjafton

Edhe pse e pasur me burime ujore, prej vitesh banorët e qytetit të Përmetit, por edhe zonave përreth, vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në rubinetat e tyre. Banorët ankohen se furnizimi me ujë për jo më shumë se dy orë është i pamjaftueshëm dhe veç pagesës së detyrimit mujor për këtë shërbim të munguar, ata janë të detyruar të paguajnë kosto shtesë për blerjen e ujit që konsumojnë për të pirë. Shqetësimi pranohet edhe nga bashkia e qytetit, ku pohohet se një projekt i hartuar nga ky institucion nuk është miratuar, duke bërë që situata të jetë e tillë.

Përmeti ndërthur traditën me sportet e aventurës për turistët e huaj

Çadrat e kampistëve kanë mbirë në një fushë të gjelbër në të hyrë të qytetit të Përmetit, ku një grup miks prej rreth 50 aventurierësh shqiptarë dhe të huaj po përkunden rreth flakëve të zjarrit nën tingujt e muzikës “regaton”. Ahmet Berzani, një 26-vjeçar energjik lëviz nga njëri grup në tjetrin, duke u ofruar turistëve përshëndetje dhe birrë të freskët. Nga marsi në nëntor, Berzani punon si guidë- një arsye që e mban të lidhur pas qytetit të tij të lindjes, ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij që me zor presin të largohen.