temperatura

2015 është viti më i ngrohtë i regjistruar, sipas NOAA dhe NASA

Sipas NOAA-s dhe Nasa-s, viti i kaluar ishte viti më i ngrohtë në Tokë që nga koha kur ka filluar regjistrimi i të dhënave në vitin 1880. Ka qenë e qartë për një kohë të gjatë se viti 2015 ka qenë më i nxehtë se viti 2014, por 10 nga 12 muajt e vitit të fundit kanë qenë muajt më të ngrohtë, dhe këto regjistrime na kthejnë 136 vite pas. Ky lajm nuk ishte domosdoshmërisht një surprizë, por befasuese ishte diferenca e temperaturave mesatare në të gjithë planetin 1.62˚F (0.90˚C) mbi mesataren e shekullit të 20-të, më shumë se 20% më e lartë se mesatarja.

Alarmi, muaji shkurt më i nxehti në 100 vitet e fundit

Temperaturat globale në muajin shkurt thyen rekordin historik që prej një shekulli, duke shënuar muajin më të ngrohtë që kurse janë mbajtur shënim temperaturat. Sipas të dhënave të NASA-së, temperaturat globale në tokë dhe në oqean ishin rreth 1.35 gradë C më të ngrohta se mesatarja historike. Rezultatet janë tregues të vërtetë të rritjes së pandërprerë dhe afatgjatë të temperaturave globale për shkak të lëshimit të gazrave në atmosferë. Ndërkohë, vera pritet të jetë më e nxehtë në hemisferën veriore. Fenomeni “El Nino”, mendohet se ka kontribuar për rritjen aktuale të temperaturave globale.

Mes përmbytjeve dhe thatësirës

Tashmë të gjithë e njohin fenomenin “El Nino” që ka pushtuar çdo anë të globit duke dhënë efektin e tij më të madh veçanërisht këtë dimër. Deri më tani masat më të forta të “El Nino” i ka përjetuar hemisfera perëndimore. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet që edhe javët e ardhshme të kenë të njëjtën dendësi shirash në pjesën jugore, e ndërsa veriu i vendit do të mbetet i thatë. Los Anxhelos është përmbytur, e teksa stuhitë tani janë zhvendosur drejt Kalifornisë. Shërbimet meteorologjike u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre pasi ka rrezik. Po ashtu edhe Europa është mbërthyer nga një mot i rrezikshëm, por jo aq sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

S’ka më dimër për Vitin e Ri

Krishtlindja dhe Viti i Ri nuk mund të kuptohen pa borën dhe të ftohtin që shënon fundin e vitit dhe mesin e dimrit. Por, të tilla imazhe u përkasin tashmë vetëm publiciteteve televizive, pasi në realitet, moti nuk ka më asnjë lidhje me një stinë të ftohtë dhe të acartë. Gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, i gjithë vendi është pushtuar nga temperatura të larta, aspak normale për këtë periudhë të vitit. Termometri ka shënuar 18 gradë Celcius dhe pritet që deri në fundjavë të kemi një rritje me dy deri në 3 gradë Celcius.

Tirana sot 33 gradë celsius, rritje të temperaturave në ditët në vijim

Pas shirave të ditëve të fundit dhe luhatjes së temperaturave, ditë të nxehta pritet të pushtojnë Tiranën dhe qytetet e tjera të Shqipërisë. Sot në orën 14:00 në qytetin e Tiranës pritet të regjistrohet edhe temperatura më e lartë e ditës që do jetë 33 gradë celsius. I nxehti do të vijojë edhe në ditët e tjera të javës duke arritur deri në 35 gradë. Ndërkohë që në Durrës gjatë gjithë javës deri me datë 23 qershor nuk pritet të ketë temperatura më të larta se 28 gradë celsius. Bregdeti jugor do të jetë në linjë me temperaturën e kryeqytetit duke pasur rritje deri në 33 gradë. Është e qartë që tashmë vera ka ardhur dhe i nxehti është në terrenin e tij.