kamera termike

Kamerat, shpëtimi i vetëm i pyjeve

Një milionë euro është fatura financiare që kërkohet për të pajisur të gjitha pyjet e vendit me kamera termike të cilat xhirojnë gjatë 24 orëve. Ky sistem, i cili është aplikuar në Tiranë dhe Shkodër, identifikon dhe filmon çdokënd që pret pyjet. “Ky sistem elektronik monitorimi, përveçse bën të mundur monitorimin e personave dhe mjeteve që hyjnë në fondin pyjor, por edhe lokalizimin dhe kapjen e tyre. Gjithashtu, ky sistem është i pajisur me kamera termike që ndihmon në lokalizimin e shpejtë të zjarreve”, thotë kryeinspektori i mjedisit, Ergys Agasi.

Moratorium 10 vjeçar për pyjet. Rama: Nëse do vazhdonim kështu, pas 15 vitesh, s’do kishte më pyje

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, maxhoranca do të votojë moratoriumin 10 vjeçar për mosprekjen e pyjeve si dhe një paketë ligjore e cila do të sanksionojë dënimet për abuzuesit. Kryeministri Rama tha në konferencën e organizuar për këtë çështje se së shpejti, shfrytëzimit barbar të pyjeve do t’i vijë fundi. Kreu i qeverisë theksoi se me miratimin e ligjeve dhe moratoriumit prerja e pyjeve për qëllime ekonomike apo industriale do të reshtë së punuari për 10 vite. Të vetmit që do të lejohen do të jenë qytetarët, të cilët mund të presin pemë për interesat e tyre shtëpiake.