ISHMP

Arinjtë Pashuku, Tomi e Xhina shpëtohen nga robëria

Tri arinj të mbajtur në robëri u transferuan sot drejt qendrës strehimore “Pylli i arinjve” në Prishtinë në bazë të marrëveshjes midis Ministrisë së Mjedisit dhe fondacionit “Four Paws”. Dy arinjtë të moshës rreth 5 vjeç, Tomi dhe Pashuku ishin dërguar një muaj më parë në Kopshtin Zoologjik në Tiranë pas sekuestrimit që inspektorë të ISHMP-së bënë në vendet ku ata mbaheshin. Xhina, ariu i tretë, u sekuestrua në fshatin Zerqan dhe pas plotësimit të të gjitha procedurave ligjore u nis drejt Kosovës së bashku me dy arinjtë e tjerë.

Ariu i murrmë Riku udhëton drejt shtëpisë të tij të përhershme në Bullgari

Pas qëndrimit të përkohshëm në Kopshtin Zoologjik, ariu i murrmë Riku ka udhëtuar mëngjesin e kësaj të mërkure drejt shtëpisë të tij të përhershme në Qendrën e Shpëtimit “Dancing Bear Park” në Bullgari. Riku ishte konfiskuar nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve në gjendje robërie në fshatin Backë të Skraparit dhe u strehua në Kopshtin Zoologjik deri në gjetjen e strehës përfundimtare dhe përgatitjes së procedurave të nevojshme Transferimi i arinjve të mbajtur në robëri vjen në kuadër nismës së Ministrisë së Mjedisit për të adresuar njëherë e mirë këtë problematikë të faunës së egër në vendin tonë.

Bariu e kishte nxjerrë në shitje për 1100 euro ariun e kapur në Shëngjergj por ISHMP ia sekuestron

Është i pari rast që teknologjia dhe portalet ndihmojnë Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit e Pyjeve të shpëtojnë nga robërimi një kelysh ariu. Ariu rreth 3 muajsh në fshatin Shumëri te Nj. Administrative Shengjergj është kapur nga bariu me inicilae Sh. Arapi pasi kishte ngelur mes dy shkëmbijëve të vegjël. Sekuestrimi u krye nga ISHMP në bashkpunim me forcat e Policisë Shtetit Nr. 4 Tiranë dhe u mbajt dokumentacioni i plotë për sekuestrimin e këtij këlyshi.

Bulqizë, shkeli moratoriumin e pyjeve, gjobitet drejtuesi i mjetit‏

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve në kuadër të zbatimit të moratoriumit 10-vjeçar për shfrytëzimin e pyjeve, ka sekuestruar ditën e djeshme në Bulqizë, një kamion mjet tip IFA, targë BZ 0293A me lëndë drusore. Ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit B.Z. u vendos gjobë në masën 50 milionë Lekë (të vjetra) ndërsa lënda drusore dhe mjeti u sekuestruan. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve siguron se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe rigoroze në zbatim të moratoriumit 10 –vjeçar të pyjeve dhe ju bën apel gjithë subjekteve dhe individëve të respektojnë ligjin, si dhe qytetarëve dhe të denoncojnë çdo rast abuziv që konstatojnë në mjedis.

Dita e Tokës, Ministri Koka finalizon Nismën Mbarëkombëtare për Pastrimin e Mjedisit

Dita Ndërkombëtare e Tokës e gjen Shqipërinë me finalizimin e Nismës Mbarëkombëtare të Pastrimit të Vendit nga Mbetjet të lançuar nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, më 5 mars 2017. Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme mjedisore dhe të Nismës Mbarëkombëtare të Pastrimit, Ministri Koka apeloi më 22 Prill për më shumë ndëgjegjësim kundrejt mjedisit. “Sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës kur njerëzit në të gjithë botën pavarësisht besimit dhe kombësisë kontribuojnë për një mjedis më të pastër më të shëndetshëm dhe sigurisht duke patur në konsideratë se një ambient i ndotur ndikon ndjeshëm tek thatësira, ashtu siç ndikon ndjeshëm tek reshjet e dendura dhe tek erozioni.

Firma private merr inerte nga shtrati i Shkumbinit, banorët: Rrezikojmë të përmbytemi

Shtrati i lumit Shkumbin në pjesën e fshatit Golik të Pogradecit po dëmtohet çdo ditë teksa një kompani private merr prej andej inerte. Banorë të zonës dhe pushtetar vendorë shprehen se gërryerjet që po bëhen çdo ditë në shtratin e lumit rrezikojnë përmbytjen e zonave në afërsi të lumit. Inspektorati i Mjedisit në këtë zonë bën të ditur se kompania në fjalë nuk ka leje mjedisore për gërmimet. Për këtë, muaj më parë firma ka marrë edhe një gjobë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Guroret e pakontrolluara kërcënojnë malin e Tomorrit

Biznesi i nxjerrjes dhe përpunimit të gurit në malin e Tomorrit po lë pasoja të pariparueshme në ekosistemin, habitatet natyrore dhe peizazhin e Parkut Kombëtar. I parë nga larg, me majën e tij të mbuluar nga dëbora të cilin poeti Andon Zako Çajupi e quante ‘kishë të Shqipërisë dhe fron të perëndisë,’ mali i Tomorrit ngjan madhështor dhe i bukur si një kartolinë. Por po të afohesh pak më afër zbulon se është i tharë dhe i mbushur me zgavra që duket sikur i shkojnë deri në palcë. Buldozer dhe eskavator të fuqishëm e gërryejnë me pash çdo ditë ndërsa qindra puntorë, ditë-natë, nxjerrrin pllaka guri për t’i ngarkuar në makina që lënë pas re të trasha pluhuri. 

ISHMP inspektim mbi ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Referuar lajmit të publikuar online mbi derdhjen e ujërave të zeza në liqenin e Ohrit në Pogradec, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve sqaron se menjëherë pas denoncimit në publik ka kryer inspektimin në liqenin e Ohrit. Nga ky inspektim, thekson ISHMP, “është konstatuar nga inxhineri Albert Tavanxhiu, se gjatë ditës së martë, dt 18 prill 2017 për mungesë të energjisë nga defekti i fidrit nr.9 nuk është bërë trajtimi i plotë i ujërave të përdorura, (biologjikë dhe kimikë) për rreth 22 orë, por pa ndikim negativ në mjedis.

ISHMP ka nisur prej 1 muaji kontrollin në rang vendi për administrimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore

Prej disa javësh Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka nisur ushtrimin e kontrolleve rang vendi për trajtimin dhe përpunimin e mbetjeve spitalore Inspektoriati ka përfunduar kontrollin e ushtruar në Qarkun Korçë, ku ka rezultuar një situatë e rëndë dhe shkelje flagrante të detyrimeve ligjore dhe çdo norme mjedisore për menaxhimin e mbetjeve spitalore nga ana e spitalit rajonal Korçë dhe kompanisë së kontraktuar për trajtimin deri në asgjësimin e këtyre mbetjeve.

ISHMP operacion blic në Fushë-Krujë për mbylljen e 21 furrave gëlqere

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ndërmori ditën e djeshme operacionin blic për mbylljen e 21 furrave të gëlqeres funksionale në zonën e Fushë-Krujës. Operacioni i kryesuar nga ISHMP dhe mbështetur nga IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojë për disa ditë deri në mbylljen e plotë të të gjitha furrave në këtë zonë. Për herë të parë mbyllja e furrave të gëlqeres nga ISHMP u realizua në vitin 2013 kur u identifikuan 220 furra gëlqere funksionale në këtë zonë. Prej aksioneve të vazhdueshme, në vitin 2015 numri i tyre u ul në 110 furra gëlqere, ndërsa sot falë punës së inspektorëve të mjedisit janë aktive vetëm 21 furra gëlqere, të cilat do të mbyllen deri në përfundim të këtij aksioni.

ISHMP përfundon aksionin për mbylljen e furrave të gëlqeres, në rrethin Krujë

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) ka përfunduar aksionin e nisur gjatë muajit Mars, në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës për mbylljen e furrave të gëlqeres. Gjatë këtij aksioni Inspektoriati ka identifikuar ngritjen e aktivitetit të paligjshëm të një totali prej 30 furrave të gëlqeres, të cilat janë prishur të gjitha dhe është realizuar mbyllja e plotë e aktivitetit të tyre. Nga të cilat 13 furra gëlqere ushtronin aktivitetin e paligjshëm në zonën e Borizanës, dhe 17 të tjerat në zonën e Krastës, rrethi Krujë.

ISHMP sekuestron një ari 10-muajsh në Qafë-Krrabë

Një ari 10-muajsh që mbahej në robëri në zonën e Qafë-Krrabës është sekuestruar nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit gjatë ditës së sotme. Ariu i quajtur Tedi është kontrolluar nga veterinerë të huaj të cilët kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe vaksinimin e ariut. Pas konfiskimit ariu Tedi është dërguar në Kopshtin Zoologjik të Tiranës ku do të qëndrojë përkohësisht deri në gjetjen e një strehe jashtë vendit. Ndërkohë shtetasi me iniciale K.H që mbante në robëri ariun për qëllime fitimi është çuar për ndjekje penale.

ISHMP: 1119 inspektime në shkallë vendi, 3.13 milionë lekë gjoba

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) i bën thirrje qytetarëve të respektojnë moratoriumim e gjuetisë dhe atë të pyjeve, vendosur me ligj, si dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e mjedisit duke denoncuar çdo rast abuziv që konstatojnë. Në vijim të marrjes së masave për zbatimin e moratoriumit për mbrojtjen e pyjeve si dhe kundër gjuetisë së paligjshme, gjatë periudhës janar-15 shkurt 2016, ISHMP ka kallëzuar penalisht dy persona për gjueti të paligjshme, si dhe ka sekuestruar në total 53 metër³ lëndë drusore të prerë pa leje.

ISHMP: Bilanci i vitit 2016

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve bëri bilancin e vitit 2016. Gjatë prezantimit, Ergys Agasi, kryeinspektori i ISHMP-së tha se u realizuan 58% më shumë inspektime krahasuar me vitin 2015. Në total u kryen gjithsej 7353 inspektime, ose 58% më shumë krahasuar me vitin 2015. Për herë të parë vitin e shkuar janë vendosur 11 dënime me paralajmërim. Janë marrë masat për pezullime dhe mbyllje aktivitetesh me 48% më shumë krahasuar me vitin 2015.

ISHMP: Inspektimet për zbatimin e Moratoriumit të Pyjeve

Prej hyrjes në fuqi të Moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ka intesifikuar inspektimet dhe aksionet blic në mbarë vendin për zbatimin e tij. Nga strukturat tona, sipas Qarqeve, janë njoftuar subjektet dhe komunitetet për vënien në zbatim të Ligjit Nr. 5/2016 “Për shpalljen e Moratoriumit në Pyje në Republikën e Shqipërisë”, si dhe po punohet për shtimin e masave efikase operacinale, mbi zbatimin e këtij Ligji me efekt pas datës 11 shkurt 2016. Vetëm në 20 ditë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Moratoriumin e Pyjeve, janë konstatuar 9 shkelje.

Kërcënimi nga mbetjet spitalore

Mbetjet spitalore mbeten ende nje rrezik për mjedisin. 260 institucione shëndetësore publike janë jashtë çdo kontrolli për përpunimin e mbetjeve te gjeneruara. Ministria e Mjedisit i kërkon autoriteteve shëndetësore, ndërhyrje urgjente per zgjidhjen e situatës. Përpunimi i mbetjeve spitalore sot bëhet nga 9 kompani private të licencuara enkas për këtë proces. Këtë shërbim kanë zgjedhur spitalet private, por edhe qendra spitalore “Nënë Tereza” e cila është gjeneruesi me i madh i mbetjeve.

Korçë - Shkelën moratoriumin e pyjeve, gjobiten me nga 5 mln lekë 2 shtetas

Gjobiten 2 shtetas në Korçë për prerje të paligjshme të pyjeve. Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve në kuadër të zbatimit të moratoriumit 10-vjeçar për shfrytëzimin e pyjeve, gjatë inspektimeve të vazhdueshme dhe intensive në të gjithë territorin, bën me dije se gjatë ditës së sotme ka kapur në flagrancë shtetasit F. D dhe L.B. Këta dy shtetas në zona të ndryshme të qarkut të Korçës, po shpyllëzonin sipërfaqe pyjore.  Në zbatim të pikës 1 nenit 6 të ligjit nr. 5 /2016 “Për moratoriumin në RSH” ndaj shtetasit me iniciale F. D dhe ndaj shtetasit me iniciale L.B. është vendosur gjobë në masën 50 milionë lekë të vjetra.

Kreu i ISHMP Agasi: Bashkitë të marrin masa për menaxhimin e mbetjeve urbane

Në zbatim të legjislacionit në fuqi ISHMP prej datës 15 Shkurt 2016 ka filluar inspektimin në rang vendi për administrimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane në 61 bashkitë, përfshirë edhe akset rrugore kombëtare. Inspektimi nga ana i ISHMP u realizua në 3 drejtime: Në strukturat dhe institucionet e trajtimit të mbetjeve urbane në varësi të bashkive; Tek operatorët privatë të kontraktuar nga bashkitë për shërbimin e pastrimit Në venddepozitimet e mbetjeve urbane, ose në Landfillet e ndërtuara posaçërisht.

Kreu i ISHMP, Ergys Agasi: Në vetëm 60 ditë, 1519 inspektime

Strukturat e ISHMP-së, Inspektorati i Policisë Pyjore në shkallë vendi kanë kryer 1519 inspektime në periudhën Gusht-Shtator 2016, raporton kreu i ISHMP Ergys Agasi. Nga këto: 1178 inspektime në pyje e kullota, 224 inspektime në fondin e gjuetisë, 67 në subjekte dhe 50 të tjera në fusha të ndryshme që ISHMP ushtron veprimtarinë. Janë vendosur gjithsej 49 masa administrative në kundravajtje të ndryshme, dënim me gjobë në vlerën 31.837.000 lekë ose rreth 230 mijë Euro dhe me vlerë dëmi 3,736,349,000 lekë. Në 21 raste janë sekuestruar 148 m3 dru zjarri dhe lëndë punimi.

Krimi mjedisor, Koka: Ligji i paamenduar që prej 1995

Vakumi ligjor në kodin penal për krimin mjedisor sjell vështirësi në punën e ISHMP, shprehet ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në takimin për amendimin e krimit mjedisor në kodin penal. Sipas ministrit, kapitulli 4 i kodit penal për krimet mjedisore është i paamenduar që prej vitit 1995. “Në 20 vite të vrullshme nga dora e njeriut në dëm të natyrës e mjedisit. ISHMP ka vështirësi në punën e tij për shkak të vakumit ligjor në kodin penal. Çdo institucion ligjzbatues has vështirësi me kuadrin ligjor ende me boshlliqe”, tha Koka.

  • 1
  • 2