Gjermani

"Të Gjelbërit": Si e ndryshuan ato peizazhin partiak dhe kulturën politike?

Partia që ndryshoi jo vetëm pejzazhin partiak, por edhe kulturën politike në Gjermani. E themeluar si lëvizje proteste, sot partia "Aleanca 90 / Të Gjelbërit" është komponente e përhershme e skenës politike gjermane. Marialuise Beck mbante të veshur një pulovër angora në ngjyrë livandoje, të punuar me dorë. Ajo ishte njëra ndër 28 "të rinjtë", që në zgjedhjet e 6 marsit 1983 u zgjodhën nga rradhët e partisë ambjentaliste si deputetë për në Bundestag (parlamenti gjerman). Duke filluar që nga paraqitja e jashtme ata dallonin nga të tjerët.

Automjetet me benzinë dhe naftë drejt fundit të tyre

Prej vitit 2040 në Britaninë e Madhe dhe në Francë do të lejohen të qarkullojnë vetëm makina elektrike. Gjermania pritet të pasojë. "Brenda një afati të shkurtër duhet të marrë fund teknologjia e motorëve me djegie të brendshme", tha eksperti për transportin i CDU-së Oliver Wittke për Deutschlandfunk. Wittke ju referua planeve të Britanisë së Madhe që duke filluar nga viti 2040 të ndalojë shitjen e automjeteve me naftë dhe benzinë. Shkatërrimi i mjedisit është shumë i lartë, tha për BBC-në ministri i Mjedisit Michael Gove."

E pabesueshme, Gjermania prodhon diellin artificial

Një kompani gjermane ka ndërtuar diellin e parë artificial, një impiant të fuqishëm me ndriçim dhe ngrohje, që do të shërbejë për të shtyrë teknologjitë aktuale drejt limiteve të reja. Mes shpikjeve të shumta teknologjike që bëhen çdo ditë në të gjithë botën, një nga më të pabesueshmet është dielli artificial, i ndërtuar në Gjermani. Bëhet fjalë për një impiant të ri, që ka si qëllim të prodhojë rreze dielli si ato të vërtetat, të përftohet ndriçim dhe ngrohje sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo shpikje e re në të ardhmen mund të bëhet pjesë e jetës sonë.

Ekipi i studentëve gjermanë sfidon shkretëtirën australiane me automjetet me energji diellore

Ekipi Sonnenwagen (makina diellore) Aachen zbuloi më 15 Korrik 2017 para spektatorëve në Nurburgring makinën e tyre që ushqehet vetëm me energji diellore. Skuadra do të jetë e vetmja nga Gjermania, e cila do të marrë pjesë në Sfidën Botërore Diellore, ku duhet të kapërcejë 300 km përmes Australisë, në kushtet nga më të vështirat në planet. Një ide e tre studentëve nga qyteti i Aachen në verën e vitit 2015, u shndërruar në një projekt gjigand inxhinierik. Duke pranuar ndihmë nga shokët e klasës dhe miq të tjerë nga fusha të ndryshme, ekipi u rrit në 40 vetë dhe kështu lindin Sonnenwagen Aachen.

Fundi i trishtë i një luani

Njëri prej dy luanëve që ia kishin mbathur nga kafazët e kopshtit zoologjik të Lajpcigut në Gjermani është qëlluar për vdekje, pasi përpjekjet për të përdorur qetësuesit dështuan. Luanët, të dy të gjinisë mashkullore, Majo dhe Motshegetsi, dolën nga kafazi dhe kapërcyen një kanal rreth orës 8:40 të mëngjesit të sotëm, përpara se kopshti zoologjik të hapej për vizitorët si çdo ditë. Ata u gjetën më pas në një gëmushë në një gjendje tepër shqetësuese. Edhe pse njëri prej tyre u dërgua sërish mbrapsht në kafazin e tij, tjetri mbeti në gjendje agjitative dhe e vetmja mundësi ishte të qëllohej për vdekje.

Gjermani, bora shkakton kaos, shënohet viktima e parë

Pjesë të Evropës Perëndimore janë në kaos të trafikut, pasi temperaturat ranë nën zero dhe rreshjet e borës bllokuan rrugët duke shkaktuar disa aksidente të rënda. Stuhi të tilla të mëdha në det nuk janë parë për dekada të tëra. Temperaturat në disa pjesë të Skandinavisë arritën në minus 40 gradë. Një 20-vjeçar nga Gjermania ka vdekur, ndërsa shokët e tij u plagosën rëndë pas humbjes së kontrollit të makinës së tij në autostradën e ngrirë në Gjermaninë Perëndimore. Dy kamionë u përplasën në jug të vendit dhe duke shkaktuar dëm prej gjysmë milion euro, dhe aksidenti të tjera të shumta janë shënuar në të gjithë vendin vetëm gjatë ditës së enjte.

Gjermani: ”Audi” ka mashtruar në testet për ndotjen

Prodhuesi gjerman i automjeteve luksoze “Audi” ka instaluar në program të paligjshëm në automjetet e tij diesel për të mashtruar testet për ndotje në Gjermani dhe Evropë, deklaroi sot ministri gjerman i Transporteve, Alexander Dobrindt. “Rreth 24 000 modele A8 dhe A7 të prodhuara mes vitit 2009 dhe 2013 me motorë diesel V6 dhe V8, nga të cilat 12 000 në Gjermani dhe 12 000 në Evropë, kanë përdorur këtë pajisje”, tha Dobrindt.

Gjermania dhe Austria i bëjnë thirrje BE-së për ambicie më të lartë për klimën në 2030-tën

Ministrat e Mjedisit kritikojnë si “shumë të dobët” përgjigjen e Komisionit Europian ndaj paktit të klimës në Paris, ndërsa shtetet e tjera mbrojnë objektivat ekzistuese, reporton Climate Home. Gjermania, Austria, Portugalia dhe Luksemburgu janë vendet që i drejtojnë kërkesë BE-së për rritjen e objektivave për klimën në vitin 2030. Në një lidhje online të ministrave të mjedisit, ata kritikuan Komisionin Europian i cili kishte këshilluar që nuk është i nevojshëm asnjë ndryshim. Disa të tjerë folën për nevojën e pjesëmarrjes në parashikimet 5 vjeçare të planeve të klimës në Kombet e Bashkuara.

Gjermania i jep dritën e gjelbër autostradës së biçikletave

Autostradë enkas për biçikleta është përgjigjia e Gjermanisë ndaj bllokimit të trafikut urban dhe ndotjes së ajrit, dhe një mënyrë e sigurtë për të vënë në lëvizje personat “nëntë me pesë”. Kjo autostrade është ëndrra e çdo çiklisti sepse nuk ka semafor të kuq, as automjete, por vetëm një korsi të qetë me një pamje të qartë përpara. Si një paraqitje e shkurtër për një të ardhme më të gjelbër të transportit urban, Gjermania sapo ka hapur pesë kilometrat e parë të një autostrade biçikletash që është përcaktuar të jetë mbi 100 kilometra.

Gjermania udhëheqësja botërore për efiçencën e energjisë

Me çmimet e energjisë në rritje dhe burimet e energjisë të pamjaftueshme, prosperiteti dhe konkurrenca gjithnjë e më shumë varen në aftësinë tonë për të përdorur energjinë në mënyrën më efiçente të mundshme. Kjo është e vërtetë në sektorin e industrisë, të ekonomive familjare private si dhe në sektorin e transportit. Gjermanisë i duhet të importojë pjesën më të madhe të burimeve të saj të energjisë. Kjo është arsyeja pse, për disa dekada deri më tani, Gjermania ka pasur një traditë të trajtimit të burimeve me respekt dhe ruajtjes së energjisë, ndërkohë që ende siguron një standard të lartë jetese.

Hamburgu ndalon kapsulat e kafesë dhe ujin në shishe si shërbime publike

Qyteti i Hamburgut është tërhequr nga të gjitha pengesat në përpjekjen për t'u bërë një model për t’u marrë shembull përsa i përket menaxhimit të mjedisit. Sipas Le Monde, qyteti i dytë më i madh i Gjermanisë ka përcaktuar një sërë rregullash të reja drastike të hartuara në një dokument të titulluar "Udhëzues për Prokurimin e Gjelbër". Teksti me një volum prej 150 faqesh zbulon në mënyrë të detajuar masat miqësore me mjedisin që duhet të vihen menjëherë në zbatim nga të gjithë ofruesit e shërbimeve publike në Hamburg.

Hapet supermarketi i parë gjerman që shet vetëm ushqim të mbetur

Është hapur në Gjermani, supermarketi i parë ku mund të blini vetëm ushqime të mbetura. Kjo shënon një hap të vogël drejt një shoqërie me zero-mbetje, por në të njejtën kohë edhe një ndryshim të madh në vetëdijen shoqërore. Më 4 shkurt, në inagurimin e supermarketit ishin të pranishëm nga kursimtarët e përbetuar deri tek kuriozët e ngacmuar nga një dyqan ndryshe nga çfarë kishin hasur më parë. Supermarketi "The Good Food"në qytetin gjerman të Këlnit është i pari i këtij lloji në vend dhe i treti në Bashkimin Evropian.

Harc: Ura më e madhe në botë për këmbësorë

Ura me emrin "Titan-RT" me një gjatësi prej 458 metrash, ia kaloi urës SkyPark, që gjendet në Soçi të Rusisë, që është 439 metra e gjatë. Struktura e kësaj ure të varur gjendet 100 metra mbi luginën e Rappbode-s dhe mund të përballojë si pesha deri në 947 tonë edhe lëkundjet nga erërat. Për ndërtimin e urës u nevojitën pesë vjet përgatitje dhe punë. Shoqata "Harzdrenalin" e cila merret me manaxhimin e urës, tha se atyre që nuk u mjafton adrenalina që shkakton kalimi i urës, mund edhe të hidhen prej saj, pra të bëjnë bungee jumping.

Katastrofa, vdesin 5 balena në brigjet gjermane

Pesë balena të mëdha kanë vdekur sapo mbërritën në bregdetin e ishullit gjerman të Texel. Ekspertët e marinës gjermane konfirmuan ngordhjen e balenave, të gjitha femra. Qendra bëri me dije se edhe dy të tjera ishin parë pranë bregdetit por ishin larguar. Pavarësisht se ministria gjermane e ekonomisë dërgoi në vendngjarje një ekip me ekspertë, operacioni i shpëtimit nuk rezultoi pozitiv. Këto balena notojnë në ujëra deri në 2 mijë metra të thella dhe prenë e tyre e kërkojnë duke përdorur një sistem zanor natyral.

Konsumatorët gjermanë u paguan për të harxhuar energji

Moti i mirë bëri që sistemet e energjisë së rinovueshme në Gjermani të arrijnë kulmin në maj, duke mbuluar 87% të kërkesës. Prodhimi i papritur bëri që çmimi i energjisë të ulet aq shumë sa për katër orë rresht shkoi në vlera negative. Kjo do të thotë që përdoruesit kanë fituar para për energjinë që kanë konsumuar gjatë këtyre orëve, në vend që të paguajnë. Sipas Agora Energiewende, një agjenci gjermane për energjinë e rinovueshme, vitin e shkuar kjo energji ka mbuluar vetëm 33% të të gjithë konsumit.

Marrëveshjet tregtare me Gjermaninë – Rreth 3 milionë euro investime për menaxhimin e mbetjeve

Takimet e zyrtarëve të qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane në verën e vitit të kaluar duket se janë konkretizuar me lidhjen e disa marrëveshjeve bashkëpunimi. Nisma e fundit e qeverisë e votuar në Komisionin e Ligjeve ishte votimi i projektligjit për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit”. Zëvendësministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu, tha se qëllimi i projektit është të përmirësojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta. “Qeveria gjermane akordon një shumë prej 3 milionë eurosh si kontribut gjerman, i cili do të vihet në zbatim për projektin e ‘manaxhimit të integruar të mbetjeve të ngurta dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit’.

Ndarja prej naftës duket e vështirë

Për shkak të skandaleve dhe manipulimeve besimin tek prodhuesit e automjeteve e kanë humbur jo vetëm konsumatorët por edhe politika gjermane. Taxifahrer Streik wegen Handy-Apps 11.06.2014 Berlin (Reuters) Bashkëpunimi mes industrisë së fuqishme të automobilëve dhe politikës në Gjermani është i madh. Deri para pak kohësh duket se të dyja palët po punonin për t'u hapur rrugën automjeteve që nuk e ndotin shumë mjedisin.

Ndotja nga automjetet, mblidhet “samiti i dieselit”

Ministrat dhe shefat ekzekutivë gjermanë të prodhuesve të automjeteve pritet të takohen këtë të mërkurë për të diskutuar dhe rakorduar mënyrat sesi të luftohet ndotja e brendshme e qyteteve, ku pritet edhe një përpjekje për të ndaluar përdorimin e makinave me naftë, me synimin për të ringritur reputacionin e dëmtuar të industrisë së automjeve në Gjermani. Që kur Volkswageni pranoi se kishte mashtruar me testet amerikane kundër shkarkimeve në shtator të vitit 2015, qeveria e Kancelares Angela Merkel është vënë nën presion se nuk ka bërë mjaftueshëm për të luftuar ndotjen nga automjetet, e për faktin se qëndron shumë pranë prodhuesve të fuqishëm të makinave.

Në Gjermani të paguajnë për të konsumuar energjinë

Gjermania është ndër vendet lider në Europë në shumë fusha dhe njëra prej tyre është edhe në sektorin e energjisë së rinovueshme. Vendi ka njohur një superprodhim vitet e fundit në këtë sektor, aq sa në maj të vitit të kaluar çmimi ra me 130 euro për MWh. Në atë kohë, erërat e forta bënë që impiantet që e shfrytëzojnë atë për prodhim energjie të tejkalonin kërkesën e tregut. Kjo detyroi disa shpërndarës që operonin në treg që të zeronin çmimin e madje edhe të paguanin shtresa të caktuara që të konsumonin energjinë e prodhuar. Periudha të tilla përsëriten herë pas here dhe këtyre u shtohen edhe investimet e vazhdueshme në këtë sektor, që ka njohur një rritje të madhe në dekadën e fundit.

Njerëzit në Gjermani po paguhen për të konsumuar energji elektrike

Gjermana ka aq shumë energji të ripërtëritshme, sa që konsumatorët po paguhen për të konsumuar elektricitet. Sipas Quartz, që citon të dhëna nga Agora Rnergiewende, moti i favorshëm dhe erërat e forta në 8 Maj bënë që erërat, termocentrale diellore dhe hidroelektrike të prodhonin 54.6 GW energji, sa 80% e energjisë që konsumohet në të gjithë vendin. Si rezultat , çmimi ra ndjeshëm nga ora 7 e mëngjesit deri në 5 të pasdites, -130 euro për MWh në orën 1. Konsumatorët e energjisë u paguan nga prodhuesit për t’i marrë elektricitetin “nga duart”.

  • 1
  • 2