menaxhimi i mbetjeve

Manaxhimi i mbetjeve shtazore

Në disa shkolla të mesme në qytete të ndryshme të Shqipërisë, Albanian Food Industry (AFI) ka realizuar një sërë aktivitetesh rreth informimit të komunitetit lidhur me rreziqet që vijnë si rezultat i mosmanaxhimit të mbetjeve shtazore. Pas prezantimit të Albanian Food Industry (AFI), qëllimit dhe objektivave të saj si dhe projektit, pjesmarrësit u informuan rreth akteve ligjore e nënligjore në fuqi si dhe rëndësinë e zbatimit të tyre duke specifikuar veçanërisht pjesën e manaxhimit të mbetjeve.

'Mbetjet', Mjedisi përgënjeshtron Mziun: Nuk ka aplikim për leje

Ndërkohë që qytetarët e Kamzës presin prej 3 ditësh një zgjidhje të problemit të mbetjeve në lumin e Tërkuzës, burime nga Ministria e Mjedisit konfirmojnë se nuk ka asnjë aplikim për leje mjedisore, pavarësisht pretendimit të kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Sipas ministrisë edhe aprovimi për venddepozitimin jepet në bazë të një studimi dhe jo vetëm përmes një kërkese. Nga ana tjetër, Kryebashkiaku i Kamzës është shprehur se bashkia dhe këshilli bashkiak kanë miratuar krijimin e një pike tjetër të mbledhjes së mbetjeve në Valias, por Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë i refuzon lejen e mjedisit Bashkisë Kamëz, duke sjellë për pasojë këtë situatë.

"Shoqata Unë, Gruaja" ndërgjegjësim për menaxhimin e mbetjeve në Udenisht, Trebinje, Buçimas & Velçan

Në Njësitë Administrative Udenisht, Trebinje, Buçimas, Velçan, "Shoqata Unë, Gruaja" ka organizuar takime ndërgjegjësuese me banorë nga fshatra të këtyre njësive në kuadër të projektit "Bëhu i zgjuar - Redukto mbetjet", pjesë e programit ACHIEVE, të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, me mbështetje financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Gratë e trajnuara ishin ato që organizuan takimet në fshatrat përkatëse të këtyre komunave.

“Beteja” për kazanët e mbeturinave

Kjo është pamja tjetër e Tiranës, realiteti i hidhur i kryeqytetit shqiptar. Në qendër apo periferi, në çdo orë të ditës ndeshesh me njerëz të moshave të ndryshme që kërkojnë të mbijetojnë mes mbeturinave. Dikush kërkon shishe plastike, të tjerë kanaçe apo qelq. Të gjithë jane të rrezikuar nga një sërë sëmundjesh deri ato vdekjeprurëse. Specialistë pranë shëndetit publik tregojnë se këta individë të vetëpunësuar pranë kazanëve të mbeturinave, rrezikojnë seriozisht jetën. Këta persona duket se kanë marrë çdo risk mbi vete.

“Bomba me sahat” e mbetjeve në Porto-Romano

“Problemi më urgjent mjedisor në Bashkinë e Durrësit është depozitimi dhe trajtimi i mbetjeve të ngurta. Depozita e Porto‑Romanos është kthyer në një bombë me sahat. Në këtë kontekst zgjidhja e depozitës së re të mbetjeve të ngurta është urgjente dhe strategjike”, ishte ky konkulzioni që nxorri në muajin shkurt 2016, Bashkia Durrës dhe Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, në “Analizën dhe Vlerësimin e Territorit”. “Boma me sahat” është vendosur rreth 3-4 kilometra në veri të qytetit të Durrësit. Ajo zë një sipërfaqe prej 80.000 m2 me mbeturina urbane, inerte, mbetje të rrezikshme dhe kafshë të ngordhura.

“Eksport” mbetjesh nga Shqipëria drejt Kroacisë

Shumica e mbetjeve që ndosin brigjet kroate mbërrijnë nga vendet fqinje: Shqipëria, Greqia e Mali i Zi, e problemi sipas autoriteteve vendase është i vazhdueshëm. Në muajin tetor, thasë të tëra me mbeturina, sidomos plastike, u hoqën nga brigjet e ishullit të Lastovës, më i fundit i shpallur “park natyror” në vend. Për shkak të rrymave detare, problemi i mbetjeve detare në Kroaci është përsëritur parreshtur, e dallgët e ngritura gjatë stuhive apo erërave të forta e përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

“Mali i mbetjeve”, qytetarët e Fierit kërkojnë zgjidhje urgjente!

Në qytetin e Fierit, në një distancë shumë të afërt me qëndrën e tij, jo më shumë se 200 m në vijë ajrore, ndodhet një gropë e madhe septike prej 3.5 ha mbushur me mbetje të ardhura nga gjithë Qarku Fier. Ky problem ka shumë vite që shoqëron banorët e zonës, të cilët i kanë shtëpitë jo më larg se 50-70 m nga “mali i plehrave”. Në takimin me qytetarët organizuar nga Shoqata “Together fo Life” në kuadër të projektit “Informim-komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm”, qytetarët ndihen shumë të revoltuar për problematikën që i ndjek prej vitesh.

“Mali” i mbetjeve urbane jashtë kontrollit shton frikën për epidemi te qytetarët e Kamzës

Kriza e mbetjeve urbane ka shpërthyer në çdo rrugë të bashkisë së Kamzës. Koshat e mbeturinave janë plot dhe banorët i frikësohen shpërthimit të mundshëm të një epidemie. Kjo situatë është edhe më e rënduar në lagjet e brendshme, ku aktivistët thonë se makinat e pastrimit kalojnë një herë në javë dhe ku qytetarët i djegin vetë mbeturinat. Aktivistët e Qendrës Rinore ATA thanë për BIRN se mbetjet ndotnin lumin Tërkuzë prej të paktën një viti dhe se kulmi qe djegia e mbeturinave urbane dhe spitalore në një fushë të hapur në rrugën Argjinatura.

“Mbetjet” rikthejnë debatet në Kuvend, Komisioni i Veprimtarive Prodhuese diskuton për tërheqjen e nismës

Kuvendi i është rikthyer debateve lidhur me ligjin e importit të mbetjeve, i trashëguar nga legjislatura e kaluar. Edhe pse mazhoranca një ditë më parë njoftoi se nuk do të miratoeht ky ligj, sërish në komisionin përgjegjës parlamentar nuk kanë mugnuar diskutimet. Gazetarja e RTV SCAN Entela Barjamaj, raporton se kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese Eduard Shalsi ka deklaruar se nëse do të ketë një referendum për importin e mbetjeve, ai do të jetë një ndër firmëtarët e parë të tij.

“Mbetjet”, Brukseli nuk u pyet. BE: Jemi gati nëse na thoni

Top Channel i kërkoi Komisionit Europian një qëndrim zyrtar mbi amendimin që Parlamenti i bëri ligjit mbi menaxhimin e mbetjeve të vitit 2011, dhe a janë bërë këto ndryshime në përputhje me legjislacionin e BE-së. Në përgjigjen e dhënë përmes zëdhënëses Maja Kocijancic, Komisioni Europian sqaron: “Çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbetjeve janë pjesë e legjislacionit të BE-së. Komisioni është në dijeni se amendimet e ligjit të vitit 2011 për menaxhimin e mbetjeve iu prezantuan Kuvendit të Shqipërisë dhe pritet të hyjnë në fuqi.

“Mbetjet”, të rinjtë: Do të gdhihemi para Parlamentit

Shoqëria civile, Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka dy javë që ka nisur përgatitjet për organizimin e një proteste nesër para Parlamentit. Edhe pse kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk e ka futur në rendin e ditës ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, sërish të rinjtë kanë paralajmëruar se duke nisur nga mesnata e sotme dhe ta gdhijnë në dyert e Kuvendit të Shqipërisë ku do të presin deputetët të hyjnë në seancë dhe të dëgjojnë thirrjen e tyre për të rrëzuar ligjin.

“Mos e ndot të ardhmen time!" - ndikimi i mjedisit në vdekjen e fëmijëve

Më shumë se 1 në 4 vdekje të fëmijëve nën 5 vjeç i atribuohen një mjedisi të pashëndetshëm. Çdo vit, rreziqet mjedisoer, si ndotja e ajrit brenda dhe jashtë shtëpisë, duhanpirja pasive, uji i papastër, mungesa e higjienës dhe higjiena e papërshtatshme marrin 1.7 milionë jetë fëmijësh nën moshën 5 vjeç, thonë dy raporte të reja të OBSH-së. Raporti i parë: Të trashëgojmë një botë të qëndrueshme: Atlas i shëndetit të fëmijëve dhe mjedisit, flet lidhur me faktin se shumica e shkaqeve të sëmundjeve që shkaktojnë vdekjen e fëmijëve të moshës 1 muaj deri në 5 vjeç – diarrea, malaria dhe pneumonia – janë të parandalueshme.

“Shoqata Unë, Gruaja” takime ndërgjegjësuese për riciklimin dhe kompostimin në Çërravë, Proptisht dhe Dardhas

Në Njësinë Administrative Çërravë, Proptisht dhe Dardhas “Shoqata Unë, Gruaja” ka organizuar takime ndërgjegjësues me banorë nga fshatra njësive përkatëse. Në Njësinë Administrative Çërravë, gratë e trajnuara gjatë projektit ishin ato që organizuan takimet në fshatin Çërravë, Pretushë dhe Leshnicë të kësaj komune. Gjatë diskutimit u theksua si problematikë fakti që makina që grumbullon mbetjet vjen njëherë në dy javë dhe i merr mbetjet nga aty për ti hedhur në një zonë diku më tutje dhe jo në vendin e përcaktuar.

12 orë protestë kundër importit të mbetjeve

Protestuesit e shoqërisë civile kanë vijuar për më shumë se 12 orë protestën kundër ligjit të importit të mbetjeve, i cili u miratua në seancën e djeshme në Kuvend. Teksa deputetët largoheshin nga kryesia e Kuvendit, protestuesit brohorasnin: “Turp, turp, turp”, “Jeni plehra”. Përfaqësues të shoqërisë civile, ambientalistë, intelektualë dhe qytetarë të thjeshtë janë bërë bashkë për t’i thënë “JO” importit të mbetjeve.“Politika ka ende kohë, të reflektojë. Ky është shansi i fundit i tyre për të qenë në linje me vullnetin e popullit që i ka zgjedhur.

1300 kontejnerë me mbetje kimike u zhdukën në Shqipëri? Dogana: Ja e vërteta

Drejtoria e Përgjitshme e Doganave ka reaguar pas pulikimit të lajmit nga një portal italian që ngrinte dyshime se mbi 1300 kontejnerë me mbetje që mund të kenë përfunduar në Shqipëri. Dogana sqaron përmes një njoftimi për mediat se për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë tranzituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore ‘Qafë Thanë’, 1120 tranzite ndërkombëtare me kontenierë, kryesisht produkte ushqimore. Po dje reagoi dhe Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa mohoi të ketë një hetim për këtë çështje.

18 - 26 nëntor, Java Evropiane për Zvogëlimin e Mbetjeve

Kjo javë është një nismë që synon të nxisë ndërmarrjen e veprimeve për rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me burimet e qëndrueshme dhe menaxhimin e mbetjeve, përgjatë një jave të vetme. Java Europiane për Zvogëlimin e Mbetjeve ka filluar si një projekt i mbështetur nga Programi LIFE+ dhe Komisioni Evropian dhe konsiston në organizimin e aktiviteteve të shumëfishta përgjatë një jave, në të gjithë Evropën, me qëllim rritjen e ndërgjegjes së publikut për zvogëlimin e mbetjeve. Slogani i këtij viti është "Ripërdor dhe Riparo, Jepi një jetë të re".

200 familje mallkojnë tymin e kaldajës së maternitetit në Tiranë: Digjen mbetje spitalore, na rrezikohet jeta

Nga Erjon Skendaj

Mbi 200 familje që jetojnë në katër pallate shumëkatëshe fare pranë rrethimit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, ankohen se nuk po marrin dot frymë, dhe as nuk mund të hapin dritaret për shkak të tymit të madh që çliron oxhaku i kaldajës së spitalit. Të tjerë banorë ngrenë pretendimin spitali ka vite që djeg mbetjet spitalore pak metra larg edhe një kopshti ekzistues prej 30 vitesh në atë zonë.

7 vjeçari mbledh 10,000 $ nga kompania e tij e riciklimit

Një vogëlush 7 vjeçar nga Kalifornia tregoi se nuk është asnjëherë herët për të filluar procesin e riciklimit. Kur ai ishte vetëm tre vjeç, Ryan Hickman sëbashku me të atin vizituan një qendër lokale riciklimi në qarkun Orange. Kjo eksperiencë bëri që ai të deklaronte qëllimet e tij për të nisur grumbullimin e materialeve të riciklueshme nga fqinjët e tij. Kështu filloi Kompania e Riciklimit të Ryan – it e cila numëron deri tani riciklimin e 200 000 shisheve dhe kanoçeve, duke mbledhur kështu mijëra dollarë nga ky proces.

A kanë hyrë kontenierë me mbetje në Shqipëri? Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet pas lajmit të publikuar nga një portal italian që ngrinte dyshime mbi 1300 kontejnerë me mbetje që mund të kenë përfunduar në Shqipëri. ‘BalkanWeb’ mëson se verifikimet ka organi i akuzës kanë nisur ditën e djeshme. Artikulli i “Pianeta Italia” pretendon se 1300 kontejnerë me mbetje kanë hyrë nga porti i Durrësit, gjë e cila pritet të sqarohet nga vetë ky autoritet nëse ka ndodhur ky shkarkim mbetjesh në port apo jo. Megjithatë pretendimet dhe pikëpyetjet e këtij artikulli pritet të marrin edhe një përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Durrësit.

A na shërbejnë venddepozitimet si Bajkaj?

Shqipëria po kalon një krizë të sistemit të trajtimit të mbetjeve, e cila qëndron si një çështje tepër serioze, për t’u zgjidhur si sfidë, para institucioneve qendrore e vendore, sikurse edhe para qytetareve, si konsumatorë për rrjedhoje ndotës. Ndërsa është ndërtuar një incenerator e janë në fazën fillestare edhe 2 të tjerë, me kapacitete që tejkalojnë mbase nevojat e vendit, me fonde nga buxheti i shtetit, qytetaret shqiptare paguajnë 4 herë për shërbimin e pastrimit: