marreveshje bashkepunimi

Leskaj: Do forcojmë auditin për karburantet e mjedisin

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Zyra e Byrosë Shtetërore të Auditimit të Kuvajtit nënshkruan dje marrëveshjen e bashkëpunimit për auditet. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, dhe homologu i Kuvajtit, Adel Abdulaziz Al-Saraawi. Presidenti Al-Saraawi prezantoi një plan pune ku do të bazohet marrëveshja e bashkëpunimit me KLSH-në. Kreu i Byrosë së auditimit të Kuvajtit theksoi se institucioni që ai drejton është e përkushtuar për të çelur një horizont të ri ndërveprim mes dy institucioneve.

Menaxhimi i mbetjeve, bashkia e Tiranës marrëveshje me atë të Veronës

Bashkia e Tiranës ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me bashkinë e Veronës për krijimin e një ndërmarrjeje publike e cila do të bëjë grumbullimin dhe menaxhimin e mbetjeve. Përmes marrëveshjes së firmosur sot nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe homologu tij Flavio Tosi, bashkia e kryeqytetit do të marrë nga institucionet e qeverisjes vendore në Veronë përvojën e mirë për pastrimin e qytetit. “Më vjen mirë që nënshkruajmë një marrëveshje mirëkuptimi me bashkinë e Veronës,

Menaxhimi i ujërave, Shqipëria firmos bashkëpunimin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë firmosuar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e administrimit dhe menaxhimit të integruar të ujërave. Marrëveshja është firmosur në Pekin, mes dy ministrave Edmond Panariti dhe Chen Lei. “Përvoja e palës kineze në fushën e bujqësisë dhe administrimit të ujërave është shumë e dobishme për Shqipërinë. Nënshkrimi i marrëveshjes është hap i rëndësishëm në bashkëpunimin e të dy vendeve në fushën e menaxhimit të ujërave, sidomos në drejtim të vaditjes, kullimit dhe parandalimit të përmbytjeve”, është shprehur kreu i Kuvendit Ilir Meta.