shtab emergjencash

Programi PRO NEWS fillon rrugëtimin e tij me takimin e parë të Komitetit Drejtues

Përmbytjet janë një kërcënim i vazhdueshëm për Shqipërinë dhe paraqesin një rrezik të madh për asetet ekonomike dhe sociale të vendit. Në fillim të shkurtit të vitit 2015, përmbytjet që ndodhën në jug të vendit, dëmtuan 5,975 hektarë tokë dhe prekën më shumë se 600 familje. Sipas vlerësimit të nevojave pas katastrofës, ndikimi i përmbytjeve nuk bazohet vetëm te kushtet ekstreme meteorologjike, por edhe në zbatimin e duhur të politikave të integruara dhe të koordinuara për menaxhimin e rrezikut, të cilat duhet të përfshijnë paralajmërimin e hershëm, gatishmërinë dhe masat e parandalimit.

Sot përkeqësohet moti. Apel për kujdes, minimizoni lëvizjet

Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se gjatë ditës së sotme, sipas buletineve meteorologjike, pritet të ketë një përkeqësim të ndjeshëm të motit, që do të shoqërohet me reshje dhe shtrëngata shiu me një intensitet të lartë, kryesisht në orët e pasdites. Rajonet që parashikohet të preken nga përkeqësimi i motit janë Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë ku në intervale kohore prej 2-3 orësh, do të ketë reshje shiu që mund të arrijnë në 30-40 mm. Përveç rajoneve të përmendura, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, pritet të ketë reshje bore gjithashtu të dendura.