speciet

Bima më e çuditshme në Britani me prezencë fantazme

Ajo shfaqet dhe zhduket përsëri, madje edhe është deklaruar e zhdukur dhe sërish, si një fantazëm e mirë, u rishfaq. E shikon, është aty dhe më pas nuk është më. Kaluan dekada, dhe njerëzit kërkonin nëpër pyje, me sytë në tokë, duke kërkuar për këtë lule, duke humbur shpresat, dhe ja krejt papritur ajo shfaqet përsëri! Në një zonë krejtësisht të pamenduar, shumë larg syrit të njeriut, e fshehur në errësirë, e gjatë sa gishti i madh i dorës, pa gjethe, shfaqet lulja më e rrallë në Britaninë e Madhe. Është e njohur si orkidea fantazmë, dhe kur ajo shfaqet, njerëzit marrosen.

Gjendet specia që mendohej se ishte zhdukur 80 vjet më parë

Dy shkencëtarë kanë gjetur një specie që mendohej se ishte zhdukur rreth 80 vjet më parë. Ata udhëtuan drejt ishullit të braktisur, “Ball’s Pyramid” dhe gjetën jashtëqitjen e një insekti gjigand. Nga ky zbulim, ata vendosën që të kërkonin për specien dhe e gjetën. Ky insekt që ju shihni në fott quhet karavidhe peme për shkak të madhësisë trupore. Ai ka një gungë të jashtme në trup dhe është i zi. Peshkatarët e zonës e përdornin këtë insekt si karrem për grepat e tyre, por kjo nuk ishte arsyeja e zhdukjes. Arsyeja e vërtetë ka të bëjë me brejtësit.

Kaliforni: Zbulohet një organizëm misterioz në thellësi të Oqeanit Paqësor

Në thellësitë e oqeanit Paqësor pranë brigjeve të Kalifornisë bëhet një zbulim i çuditshëm. Disa studiues që merrem me vëzhgime nënujore në birgjet e Santa Barbara, në mauzoleun detar të “Channel Islands”, kanë zbuluar një organizëm sferik, pa cepa, si dhe i mistershëm gjithashtu edhe për shkak të aspektit shkëlqyes ngjyrë lejla të ndezur. Shkencëtarët e “Ocean Exploration Trust” e filmuan dhe morën këtë zbulim, për t’i bërë analiza, në një thellësi prej 1500 metrash. Ndoshta bëhet fjalë për një lloj kërmill deti, kanë shpjeguar shkencëtarët për “Guardian”.

Kjo merimangë është shqetësim për njerëzit, gëzim për shkencëtarët

Njerëzit janë të shqetësuar duke e cilësuar si lajm të tmerrshëm, por shkencëtarët janë të gëzuar për rikthimin e kësaj merimange në Mbretërinë e Bashkuar, e cila rrezikohej të zhdukej. Qindra individë të rritur në robëri janë lëshuar në natyrës. Bëhet fjalë për merimangën Dolomedes plantarius, e cila është rreth 7.6 cm e gjatë, merimanga më e madhe në Britani. Ajo ha edhe peshq të vegjël. Shkencëtarët thonë se ajo nuk është e rrezikshme për njerëzit dhe ka rol të rëndësishëm në këtë sistem. “Kjo popullatë fatkeqësisht ishte pakësuar dhe shkaku kryesisht kanë qenë njerëzit”, shkruan kopshti zoologjik që bëri të mundur rritjen e saj, citon “National Geographic”.

Rrëqebulli i Ballkanit në Listën e Kuqe për Llojet e Kërcënuara

Lista e Kuqe për Llojet e Kërcënuara e Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës, është një sistem i cili përfshin informacion për bimët, kërpudhat si dhe kafshët të cilat përballen me zhdukjen globale.

Ky sistem i IUCN-së për Llojet e Rrezikuara, e ka klasifikuar Rrëqebullin e Ballkanit si një specie e rrezikuar në mënyrë kritike. Rrëqebulli i Ballkanit është një nënlloj i kërcënuar i Rrëqebullit të Euroazisë i cili gjendet në zonën jug-perëndimore të maleve të Ballkanit në zonën kufitare midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Theraphosa Blondi, merimanga më e madhe në botë

Theraphosa Blondi ose siç njihet ndryshe Tarantula Goliath , është merimanga më e madhe në botë, sipas librit Guinnes. Një këmbë e saj mund të arrijë deri në 30 centimetra gjatësi. Shkencëtari Piotr Naskrecki, i cili ka qenë duke ecur në një pyll në Guyana, tregon ndjesitë e tij kur është përballur me merimangën gjigande. “Dëgjova fëshfërimat e një gjëje që ecte. Mund të dalloja qartë putrat që godisnin tokën e thatë. E drejtova pishtarin nga drejtimi ku vinte zhurma, duke pritur që të shikoja ndonjë gjitar të vogël, një mi, apo ndonjë brejtës.

Toka është shtëpia e 1 trilion specieve

Studimi më i madh shkencor i këtij lloji vlerëson se në Tokë gjenden më shumë se 1 trilion specie të ndryshme, që do të thotë që ne identifikuar ndoshta vetëm rreth një të mijtën e 1 % të specieve. Biologët nga SHBA kanë kombinuar më shumë se 35 mijë analiza të veçanta të specieve mikroskopike dhe jo-mikroskopike. Kjo është një përmbledhje masive e formave të dokumentuara të jetës për 5.6 milionë specie nga vende anembanë oqeanit (duke përjashtuar Antarktidën), për të cilën shkencëtarët thonë se kanë një rrugë të gjatë përpara për të vrojtuar të gjitha speciet në Tokë.

Zbulohet një specie e re bretkosash

Hulumtuesit thonë se kanë zbuluar një specie të re të bretkosës në Kolumbi. Bretkosa ka vetulla të verdha të dallueshme, e cila jeton në tokë shkëmbore. Hulumtuesit nga Instituti Humboldt e ka emëruar bretkosën “Pristimantis macrummendozai”, e cila u gjet në provincën qendrore të Boyaca në Kolumbi. Sidoqoftë, Kolumbia njihet si vendi më i madh në botë për gjetje të ndryshme biologjike të tokës. Sipas këtyre studimeve, thuhet se mjedisi i përshtatshëm për jetën e kësaj bretkose është në lartësi të madhe, mbi 3 mijë e 500 metra lartësi mbidetare.