arritjet dhe sfidat

Ministria e Mjedisit në 365 ditë, Koka: Ja arritjet dhe sfidat për 2016

Nisur nga bilanci pozitiv i zbatimit të moratoriumit për gjuetinë, ministri i Mjedisit, Lefter Koka shprehet se krahas zonave të mbrojtura, mundësia e ndalimit të gjuetisë përtej 2 viteve është e lartë. Mundësia e shtyrjes të këtij afati sipas ministrit të Mjedisit, Koka po diskutohet edhe në kabinetin qeveritar. “Jemi në diskutime me kryeministrin shqiptar, por sigurisht edhe me kolegë të tjerë të kabinetit dhe shoqata të ndryshme për të diskutuar nëse kjo masë duhet të zgjatet apo të mund të aplikohet gjuetia me një kontroll më të rreptë.