Shushice

Përmbytjet në Elbasan, situatë problematike

Ashtu siç pritej, pasditja ka sjellë përkeqësim të situatës në Qarkun e Elbasanit. Më e rëndë paraqitet situata në fshatin Mlizë, Njësia Administrative Shushicë, ku si pasojë e fryrjes së rezervuarit është çarë diga mbrojtëse e tij, duke rrezikuar seriozisht 10 familje që ndodhen poshtë tij. Bashkia Elbasan, Drejtoria e Baseneve dhe Shtabi i Emergjencave kanë kërkuar evakuimin e menjëhërshëm të banorëve. Ndërkohë, në lagjen Shën Koll uji ka depërtuar në 10 shtëpi, duke e vështirësuar situatën.