lista e kuqe

Rezervat ushqimore për Kalin e Qyqes në Dropull

Këshilli bashkiak i Dropullit miratoi së fundi një kërkesë të Shoqatës se Ruajtjes dhe Mbrojtjes se Mjedisit Natyror ne Shqiperi, dhe AdZM Gjirokastër për ndërtimin mbi fshatin Glinë të sipërfaqes së ushqimit suplementar për Kalin e Qyqes. Stacionet e ushqimit suplementar, përbëjnë një ndër masat emergjente kryesore për të siguruar ushqim të mjaftueshëm dhe të sigurtë (duke shmangur kurthet e helmatisura) për llojet e shpendëve grabitqarë që kërcënohen nga zhdukja.

Rrëqebulli i Ballkanit në Listën e Kuqe për Llojet e Kërcënuara

Lista e Kuqe për Llojet e Kërcënuara e Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës, është një sistem i cili përfshin informacion për bimët, kërpudhat si dhe kafshët të cilat përballen me zhdukjen globale.

Ky sistem i IUCN-së për Llojet e Rrezikuara, e ka klasifikuar Rrëqebullin e Ballkanit si një specie e rrezikuar në mënyrë kritike. Rrëqebulli i Ballkanit është një nënlloj i kërcënuar i Rrëqebullit të Euroazisë i cili gjendet në zonën jug-perëndimore të maleve të Ballkanit në zonën kufitare midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.