energji diellore

“Albanian Green Energy Forum”, bashkëpunimi i radhës Shqipëri-Britani

Dhoma Shqiptaro-Britanike të Tregtisë dhe Industrisë, ambasada e RSH në Londër, me mbështetjen e Lord Watson of Richmond CBE, si dhe të një sërë kompanish prestigjioze britanike në Mbretërinë e Bashkuar, organizuan “Albanian Green Energy Forum”. Ndër panelistët kryesorë ishte z.Gëzim Musabelliu–Zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, si dhe përfaqësues analistë të kompanive eksperte në fushën e energjetikës, të studiove të ndryshme ligjore, që operojnë si në Shqipëri, ashtu edhe në MB, por jo vetëm.

“Solar Impuls 2” fillon fluturimin e radhës përqark globit

Avioni solar “Solar Impuls 2” ka fluturuar drejt Oklahomas, pasi kaloi etapën më të re në rrugën rreth e qark botës. Avioni fluturoi në aeroportin ndërkombëtar “Tuls”, të enjten rreth orës 23:15 minuta sipas kohës lokale. “Solar Impuls 2”, i prodhuar në Zvicër, kishte fluturuar më parë nga aeroporti “Phoenix Goodyear”. Ky avion e filloi rrugën rreth globit në mars të vitit 2015, duke u nisur nga Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Në rrugëtimin e tij, ai u ndal ndalur në Oman, Mianmar, Kinë dhe Japoni.

A do ta “kolonizojë” Europa Saharanë për energji diellore?

Debati – A mund të jetë një zgjidhje për ndryshimin klimatik, kultivimi i energjisë diellore aty ku ka më shumë diell në planet? Çfarë do të sillte mbulimi i Saharasë me panele diellore? Katër ekspertë shprehin opinionet e tyre për një propozim radikal të paneleve diellore në shkretëtirën e Saharasë. “Shkencërisht e realizueshme” Gerhard Knies, një ekspert i energjisë së qëndrueshme që dha idenë e iniciativës “Desertec”, që synonte energji të pastër për Europën nga shkretëtirat e pasura me diell, thotë se ideja është me bazë të fortë shkencore dhe se është ekonomikisht e mundshme.

Aeroplani diellor vijon turin nëpër botë

Aeroplani diellor “Solar Impulse 2” rinisi turin e tij në botë duke lënë hapësirën e Oklahomës (qendër) për një fazë të re të udhëtimit pa karburant. Avioni eksperimental, i cili u nis rreth orës 04:22 (09:22 GMT) nga aeroporti ndërkombëtar i Tulsës, u ul në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Dejtonit (Ohajo) të shtunën rreth orës 23:00 (të dielën rreth orës 03:00 GMT), sipas organizatorëve. Objektivi ynë është kryerja me sukses e turit të parë rreth botës me anë të avionit diellor, një dëshmi e qartë që teknologjitë moderne dhe të pastra mund të arrijnë të pamundurën”, deklaruan organizatorët e projektit.

Aeroplani me energji diellore nis fluturimin rreth botës

Një përpjekje për të thyer një rekord, për të fluturuar rreth botës në një avion me energji diellore ka nisur nga Abu Dhabi. Avioni, i quajtur Solar Impulse-2, u ngrit nga Emiratet në rrugën drejt lindjes të Muscat në Oman. Gjatë pesë muajve të ardhshëm, avioni do të kalojë nga kontinenti në kontinent, do të kalojë oqeanin Paqësor dhe atë Atlantik. Andre Borschberg po kontrollon mjetin njëvendesh, teksa ai nisi fluturimin në 07:12 sipas orës lokale. Piloti do të ndajë detyrat në kohën e duhur, me kolegun zviceran, Bertrand Piccard.

Aeroplani me energji diellore Solar Impulse

I pajisur me asgjë tjetër përveç energjisë diellore, avioni Solar Impulse 2, u nis nga aeroporti John F. Kennedy në Nju Jork sot paradite në segmentin e 15 të një udhëtimi përreth botës. Ky është segmenti më i rrezikshme të këtij udhëtimi, me fluturimin mbi Oqeanin Atlantik. Avioni po drejtohet nga piloti zvicerian Bertrand Piccard.Ai dhe kolegui tij Andre Borschberg janë ndërruar me rradhë, në pilotimin e avionit me një vend. Fluturimi mbi Atlantik pritet të zgjasë 90 orë.Piloti Piccard do të bëjë bëjë pushime të shkurtëra për të fjetur.Së bashku me kolegun Borschberg ata kanë ndjekur seanca meditimi dhe hipnoze si pjesë e trajnimit për t’i ndihmuar të qëndrojnë zgjuar për një periudhë të gjatë kohe.

Arritjet e Kinës eklipsojnë Europën – Objektivi i energjisë diellore për vitin 2020 realizohet para kohe

Kina ka realizuar objektivin e saj të vitit 2020 për energjinë diellore tre vite para kohës së planifikuar. Kapaciteti i instaluar i tejkaloi 105 GW, sipas të dhënave të publikuara nga AECEA, një kompani në industrinë e energjisë diellore. Ndërtimet e reja në qershor dhe korrik e shtynë kapacitetin përtej 112 GW, ndërsa rritja është mundësuar edhe nga ditët me diell që kanë shoqëruar Kinën në gjysmën e parë të këtij viti. Kjo arritje e shpejtë e Kinës forcon pozitat e saj si kombi lider në energjinë diellore dhe lë në hije përpjekjet e Europës.

Avioni ”Solar Impulse 2” nis fazën e parafundit të turit botëror

Avioni ”Solar Impulse 2” u nis këtë të hënë nga Sevilja, në jug të Spanjës për të vijuar udhëtimin drejt Kajros ndërsa shënon etapën e parafundit të turit të tij në botë me anë të rrezatimit diellor si i vetmi burim karburanti, bëri të ditur media. Avioni i drejtuar nga zvicerani André Borschberg, nën komandën e tij për herë të fundit në këtë tur rreth botës, avioni solar u nis sipas orës lokale 06:20 (04:20 GMT) për këtë etapë të gjashtëmbëdhjetë që pritet të zgjasë rreth 50 orë. Ai do të fluturojë mbi Mesdhe, për të kaluar më pas në hapësirën ajrore të Algjerisë, Tunizisë, Italisë, Maltës dhe Greqisë.

Avioni me energji diellore kryen me sukses fluturimin e tij të parë

Një avion që përdor vetëm energjinë diellore është ulur në Kaliforni ditën të shtunë, duke përfunduar kështu fluturimin e rrezikshëm 3 ditor përmes Oqeanit Paqsor, si pjesë e udhëtimit të tij të parë në botë. Solar Impulse 2 i drejtuar nga piloti Bertrand Piccard mbërriti në Luginën Silicion në jug të San Francisco rreth orës 11.45 të darkës, pas flururimit pa naftë. Ulja erdhi disa orë pasi Piccard performoi një fluturim verbues në Urën Golden Gate teksa spektatorët shihnin të mahnitur. “Ishte një moment gjatë natës kur unë po shihja reflektimin e hënës në oqean dhe po mendoja:

Balonat diellore, e ardhmja e prodhimit të energjisë së rinovueshme

Shfrytëzimi i energjisë së diellit për përdorim në tokë është i lehtë për tu bërë, sidomos në zonat ku ka më shumë orë me diell. Zhvillimet e reja në teknologjinë e energjisë diellore janë duke punuar për të maksimizuar konvertimin e saj, pra kapjen e sa më shumë rrezeve të diellit për të rritur sasinë e energjisë që do të konvertohet. Por asnjë panel diellor në Tokë nuk mund të bëjë atë që NextPV shpreson të arrijë. Grupi, i cili zhvillon këtë projekt ka për qëllim të kapë energjinë diellore në një vend ku dielli ndriçon pothuajse gjatë gjithë kohës: mbi re.

Deri në 2025, kostot për energjinë diellore dhe atë të erës mund të ulen me 59%

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA) publikoi një raport të ri duke zbuluar se rënia dramatike e kostove të energjisë së diellit dhe asaj të erës do të vazhdojë të pësojë rënie edhe në vitet e ardhshme. Ky raport tregon se deri në vitin 2025 – me një kuadër ligjor dhe rregullator të duhur – kostoja mesatare e energjisë elektrike do të bjerë me 59% për fotovoltaikët diellore (PV), 35% për energjinë e erës në det të hapur, 26% për energjinë e erës të instaluar në tokë, dhe rreth 45% për energjinë diellore të përqëndruar, krahasuar kjo me vitin 2015.

Ekipi i studentëve gjermanë sfidon shkretëtirën australiane me automjetet me energji diellore

Ekipi Sonnenwagen (makina diellore) Aachen zbuloi më 15 Korrik 2017 para spektatorëve në Nurburgring makinën e tyre që ushqehet vetëm me energji diellore. Skuadra do të jetë e vetmja nga Gjermania, e cila do të marrë pjesë në Sfidën Botërore Diellore, ku duhet të kapërcejë 300 km përmes Australisë, në kushtet nga më të vështirat në planet. Një ide e tre studentëve nga qyteti i Aachen në verën e vitit 2015, u shndërruar në një projekt gjigand inxhinierik. Duke pranuar ndihmë nga shokët e klasës dhe miq të tjerë nga fusha të ndryshme, ekipi u rrit në 40 vetë dhe kështu lindin Sonnenwagen Aachen.

Energji nga dielli. Dy kërkesa për t’i ndërtuar në Elbasan dhe Lushnje

Pas hidrocentraleve, tendenca më e re e investimeve private në energjetikë duket se janë bërë panelet diellore. Top Channel ka mësuar se vetëm gjatë kësaj jave në Ministrinë e Energjisë kanë mbërritur dy kërkesa të reja nga kompani private për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Projekti i parë parashikon instalimin e paneleve me kapacitet dy megavat në zonën e ish-kombinatit metalurgjik të Elbasanit. Parku do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 50 mijë metrash katrorë dhe investimi parashikohet të jetë 2.3 milionë euro.

Energjia diellore mund të magazinohet

Disa shkencëtarë kanë shpikur një metodë që do të ju lejojë të mblidhni energjinë elektrike, duke shfrytëzuar energjinë që vjen nga diellit. Një ide interesante dhe revolucionare, edhe pse për momentin është e vështirë që të vihet në praktikë. Energjia diellore, një nga sistemet për prodhimin e energjisë më premtuese të viteve të fundit, është një energji e pastër, e lehtë për tu marrë, por për fat të keq nuk është një nga më efiçentet për ta përdorur.

Energjia diellore në Mesdhe

Mesdheu është njohur gjithmonë për motin me diell, por në këtë rajon centralet me energji diellore kanë qenë operacione të shkallës së vogël. Tashmë, falë teknologjisë së re dy vende bregdetare, Maroku dhe Izraeli po përqafojnë energjinë diellore në shkallë të gjerë. Ekipet e ndërtimit në shkretëtirën Negev të Izraelit po vendosin pasqyra të mëdha që do të mbulojnë një sipërfaqe prej 1 milion metrash katrorë, për ta reflektuar dritën e diellit në një kullë të lartë: “Këtu shihni ndërtimin e një centrali të madh me energji diellore që do të përmbajë 50 mijë pasqyra, të cilat do të reflektojnë diellin,” thotë një Noam Nizami i kompanisë Megalim.

Energjia diellore, përcaktohet çmimi i blerjes nga shteti

Energjia e prodhuar nga impiantet diellore me fuqi deri në 2 mega do të blihet nga shteti me çmimin 100 euro për megavat. Enti Rregullator ka miratuar tarifat, me të cilat shteti është i detyruar të blejë energjinë e prodhuesve privatë, jo vetëm për panelet diellore, por edhe për parqet eolike. Sipas vendimit, për energjinë e erës çmimi i blerjes është 76 euro për megavat dhe do të zbatohet për të gjitha parqet eolike me kapacitet deri në 3 megavatë. Përgjatë 10 viteve të fundit, thuajse të gjitha investimet private në burimet janë kanalizuar në ndërtimin e hidrocentraleve.

Franca hap rrugën e parë diellore në botë

Fshati Tourouvre-au-Perche në rajonin e Normandisë, në veriperëndim të Francës, ka tashmë 1 kilometër (0.62 milje) rrugë diellore, në gjendje të prodhojë mjaftueshëm energji sa të ndriçojë llambat e rrugëve të fshatit. Duke marrë në konsideratë gjendjen e një rruge të thjeshtë të asfaltuar e cila mund të ketë edhe gropa, është e vështirë të imagjinosh ndërtimin e një sipërfaqe rrugore që të jetë rezistente dhe njëkohësisht të mund të prodhojë energji elektrike, por duket se francezët ia kanë dalë mbanë.

India mund të bëhet lider botëror i energjisë diellore

India po investon gjithnjë e më shumë industrinë e energjisë diellore, duke shpenzuar miliarda dollarë për t’u dërguar energji miliona indianëve që vuajnë mungesën e saj. Masivizimi i kësaj industrie ka bërë që çmimi i energjisë diellore të bjerë gjatë muajve të fundit, madje në nivelet e çmimit të energjisë së qymyrit. Kjo do të thotë që projektet për energjinë e rinovueshme kanë rezultuar shumë efektive në një vend ku rreth 300 milionë njerëz vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

IRENA, studim mbi energjinë e rinovueshme

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA)ka hartuar një studim të detajuar në lidhje me potencialin që kanë vendet e Europës Juglindore, përfshi këtu edhe Shqipërinë sa i përket këtij sektori. Sipas llogaritjeve i gjithë rajoni llogarit një fuqi të instaluar në rreth 118 gigavat, nga e cila energjia e rinovueshme llogaritet në 36 GW në 2015-ën ku rreth 75% realizohen nga burime hidro. Shqipëria është një nga vendet që varet tërësisht nga burimet hidro, Kosova nga linjiti, ndërsa vendet e tjera kanë një prodhim miks.

Kina, prodhuesi më i madh i energjisë diellore në botë

Kina për të luftuar ndryshimet klimatike që shkaktojnë shkarimet e karbonit është duke zhvilluar shumë projekte rreth energjisë së rinovueshme. Edhe pse po lufton me ndotjen, ajo ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim. Tani, Kina është prodhuesi më i madh i energjisë diellore në botë, duke shtuar 34.54 gigavat të kapacitetit. Administrata Kombëtare e Energjisë në Kinë (NEA) njoftoi gjatë fundjavës se në vitin 2016, kapaciteti i instaluar fotovoltaik në Kinë është më shumë se i dyfishuar.

  • 1
  • 2