Sahara

A do ta “kolonizojë” Europa Saharanë për energji diellore?

Debati – A mund të jetë një zgjidhje për ndryshimin klimatik, kultivimi i energjisë diellore aty ku ka më shumë diell në planet? Çfarë do të sillte mbulimi i Saharasë me panele diellore? Katër ekspertë shprehin opinionet e tyre për një propozim radikal të paneleve diellore në shkretëtirën e Saharasë. “Shkencërisht e realizueshme” Gerhard Knies, një ekspert i energjisë së qëndrueshme që dha idenë e iniciativës “Desertec”, që synonte energji të pastër për Europën nga shkretëtirat e pasura me diell, thotë se ideja është me bazë të fortë shkencore dhe se është ekonomikisht e mundshme.

Borë në Sahara, çuditen banorët

Do të ishte vendi i fundit që do u shkonte ndërmend se mund të ketë reshje dëbore, edhe pse mund të duket si pabesueshme pas 37-vitesh një pjesë e asaj që njihet si shkretëtira e Saharasë është zbardhur nga dëbora. Reshjet e borës kanë habitur edhe banorët e zonës, të cilët i kanë parë për herë të fundit këtë fenomen në shkurtin e vitit 1979. Por përveçse habisë, reshjet e borës kanë ofruar edhe një pamje të rrallë e spektakolare, ku bardhësia shkëlqen mes ngjyrës kafe të shkretëtirës.

Gjelbërimi i Saharasë, ja projekti që do rikthejë jetën në shkretëtirë

Një kompani norvegjeze do të investojë 30 milionë dollarë për të krijuar kushtet e nevojshme të mbjelljes së perimeve dhe zhvillimit të bujqësisë në shkretëtirën e Saharasë. Tani, një projekt ambicioz i teknologjisë së lartë mund ta bëjë shkretëtirën të lulëzojë sërish dhe të krijojë një ekonomi të gjelbër përgjatë procesit. Shkretëtira e Saharasë ishte njëherë e një kohë një peizazh i gjelbër plot bimë ekzotike dhe jetë të egër. Kjo përpara se një periudhë dramatike e ndryshimit klimatik të krijonte dunat e rërës sot.