lumi Mat

8 hidrocentrale në Lumin Mat, mesatarisht në çdo 5-6 klm rrjedhë

Në mbledhjen e saj të fundit qeveria shqiptare ka miratuar kontratat shtesë të koncesioneve, për ndërtimin e 8 hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Mat. Nga lista e botuar bie në sy se lumi i Matit po shfrytëzohet në maksimum për prodhim energjie. Sipas listës i bie që mesatarisht në çdo 5-6 kilometra rrjedhë të këtij lumi të ketë një hidrocentral. Konçesionin e fundit e ka marrë një kompani austriake, por që ende nuk ka filluar zbatimin e projekteve në terren. Ky konçension është ngritur si shqetësim qytetar në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Mat.

Kurbin, emigranti vjen nga SHBA mbledh banorët, pastrojnë lumin

Me moton "Pastroje lumin tënd" banoret e 3 fshatrave në Malësinë e Kurbinit prej disa ditësh janë angazhuar në pastrimin e mbetjeve në dy anët e lumit Hardhuca që kalon në zonën e tyre. Iniciativës së ndërmarrë nga Fitimtar Lala i cili është emigrant në SHBA, iu bashkuan dhjetëra banorë të kësaj zone, duke dhënë në këtë mënyre dhe mesazhin për mbajtjen pastër të mjedisit. “Kjo iniciativë jo vetëm që na ndihmon ne si komunitet ta mbajmë lumin pastër, por ndërgjegjëson edhe popullsinë për një kulturë sa më të mirë.”

Lumi Mat rrezikon të shembë një pjesë të Rrugës së Kombit

Vërshimi i ujëra të lumit Mat si pasojë e shkarkimeve nga Hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit, ka vënë në rrezik Rrugën e Kombit. Gërryerjet e lumit i janë afruar këtij aksi rrugor në afërsi të fshatit Skuraj, në një distancë shumë të afërt, duke vënë në alarm edhe autoritetet vendore. Gjatë orëve të mbrëmjes ka nisur një ndërhyrje emergjente nga Shtabi i Emergjencave Civile, ku janë angazhuar disa mjete të tonazhit të rëndë të cilët po hedhin gurë dhe inerte për të ndalur gërryerjet e lumit.

Masakër mjedisore në lumin Mat, firmat e inerteve po shkallmojnë basenin

Ajo që po ndodh me shtratet e lumenjve, është një tjetër masakër mjedisore, që konsumohet çdo ditë nën hundën e institucioneve shtetërore. Një vëzhgim i emisionit “STOP” tregon gërryerjen në lumin Mat, përgjatë rrugës Tiranë-Lezhë. Bujar Shpendi, specialist në Drejtorinë e Baseneve në Lezhë, thotë se firmat që ushtrojnë aktivitetin në shtratet e lumenjve janë me leje për rehabilitimin e tyre, që bazohet në urdhrin e Ministrisë së Bujqësisë të muajit Shkurt 2017.

Mat, banorët protestojnë, ndërtuesit e HEC: Po investojmë

Ndërtimi i një hidrocentrali në Rukaj të Matit rrezikon të lërë pa ujë për vaditje 500 hektarë tokë të kësaj zone. Kanali i Sekës, ndërtuar në vitin 1977 ka dy vjet që ka humbur funksionin e tij për shkak se është dëmtuar. Banorët e fshatrave Prell, Rukaj e Rremull protestuan dhe kërkuan rikthimin e kanalit në gjendjen fillestare. “Dëmtimi i kanalit nga ana e firmes eshte mjaft serioze dhe se uji i këtij kanali tashmë derdhet në lumë”, thotë Vladimir Kurti, banor i zonës. “Firma e ka dëmtuar pothuajse të gjithë kanalin duke lënë kështu 500 hektarë tokë pa ujë…

Reshjet/ Hapen portat e HEC-eve, probleme në Rrugën e Kombit

Hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit kanë hapur portat e shkarkimit, që prej mesdites të së shtunes për shkak të prurjeve të mëdha pas reshjeve të shiut. Nga këto HEC-e mësohet se është shkarkuar 800 m3/sek ujë, duke sjellë një rritje të ndjeshme të nivelit të Lumit Mat. Për pasojë ky lum ka dalë nga shtrati në disa vende në afërsi të Skurajve në Kurbin, duke përmbytur disa sipërfaqe me tokë bujqësore. E gjithë argjinatura e lumit po mbahet nën kontroll kryesisht në zonën fushore të Lezhës, ku ka rrezik për përmbytje por deri më tani nuk raportohet për problematika.