Londer

Britani: Gjykata e Lartë urdhëron Qeverinë të shpjegojë vonesën e publikimit të planit për ajër të pastër

Qeveria britanike është urdhëruar nga Gjykata e Lartë të shpjegojë kërkesën e saj të fundit për të vonuar publikimin e planit të ajrit të pastër. Politikanët dhe grupet mjedisore janë ankuar që ministrat janë “duke u fshehur pas zgjedhjeve”, pas deklaratës së tyre se nuk mund të publikonin propozimet, për shkak të periudhës parazgjedhore. Gjykata e Lartë tha të martën se ishte caktuar një seancë e re ditën e së enjtes, ku ministrat do t’ju duhet të mbrojnë kërkesën e tyre. James Thornton, drejtori ekzekutiv i avokatëve mjedisorë ClientEarth, të cilët fillimisht ngritën çështjen kundër qeverisë, thanë se do të prezantonin përgjigjen e tyre në seancën dëgjimore të enjten.

Ideja e “çmendur” e rusëve, Londër-New York me makinë

Si do të reagonit sikur dikush t’ju thoshte se mund të udhëtoni nga Londra në Nju-Jork me makinë? Edhe pse duket si fantashkencë, kjo është ideja e shprehur nga kreu i Hekurudhave të Rusisë, njëherësh mik i ngushtë i presidentit Putin, Vladimir Iakunin. Plani i tij për të kapërcyer pengesën natyrore të oqeanit Atlantik është e thjeshtë: të shikohet nga lindja. Ideja është që pasi të përshkojë një pjesë të mirë të Evropës e mandej Siberinë, autostrada të futet në Alaskë përmes ngushticës së Beringut. Plani i prezantuar në Akademinë Ruse të Shkencave përfshin ndërtimin e një autostrade, hekurudhe dhe gazsjellësi paralel me linjën hekurudhore ekzistuese Trans-Siberiane.

Londër: Zbulohet projekti i lulishtes mbi urën e lumit

Një projekt i ri spektakolar pritet të zbatohet në Londër. Bëhet fjalë për projektit e ri të urës “Garden Bridge”, një urë e cila do të jetë vetëm për këmbësorë, ajo do të vendoset mbi lumin Thames, dhe pritet që zyrtarisht të hapet në verën e vitit 2019 dhe do të lidhë veriun dhe jugun e qytetit, nga stacioni i Tempullit në ‘South Bank’, në rrugën që të çon mes urës ‘Blackfriars’ dhe atë të Vaterlosë. Ndryshe nga ura të tjera për këmbësorë, bollëku i gjelbërimit do ta shndërrojë në një kopsht mbreslënës të varur mbi lumë, sipas të dhënave të projektit aty do të mbillen të paktën 270 pemë.

Londra kalon objektivin vjetor të ndotjes së ajrit në vetëm pesë ditë

Sipas të dhënave nga sistemi kryesor i monitorimit të kryeqytetit, Londra ka thyer limitin vjetor për ndotjen e ajrit për pesë ditë në vitin 2017. Një zonë në Brixton Road në jug të Londrës ka tejkaluar kufijtë për përqendrimet e dioksidit të azotit 24 herë deri më tani këtë vit, duke thyer kufirin vjetor të Bashkimit Evropian prej 18 shkeljeve të lejuara. Ndotësit vijnë nga motorët me naftë në makina, kamionë dhe burime të tjera. "Trafiku rrugor është fajtori më i madh, dhe nafta është më e keqja," tha në një deklaratë Jenny Bates, një aktivist i grupit mjedisor Miqtë e Tokës".

Londra në një javë, shkel kufijtë vjetorë të ndotjes së ajrit

Londra ka shkelur limitet vjetore të ndotjes vetëm për një javë në vitin 2016, dhe vetëm disa javë pasi qeveria publikoi planet e saj për të pastruar ajrin në Britanisë e Madhe. Në orën 7 të mëngjesit të premten, rruga “Putney High’’ në perëndim të Londrës ka tejkaluar kufijtë vjetorë të dioksidit të azotit, një gaz toksik i prodhuar nga automjetet me naftë që lidhet me problemet shëndetsore të frymëmarrjes dhe problemet e zemrës. Sipas rregullave të BE-së, vendet lejohen të shkelin kufijtë e ndotjes për orë vetëm me 200 mikrogramë të dioksidit të karbonit për metër kub ajër, 18 herë në vit, por këtë mëngjes Putney tejkaloi atë kufi për herë të 19-të. 

NASA jep alarmin: Ja çfarë do t’i ndodhi New York-t dhe Londrës

Shkencëtarët kanë dhënë alarmin se niveli i deteve po rritet, ndërsa parashikojnë katastrofa gjatë 150 viteve të ardhshme. New York, Londër, Rio de Janeiro dhe Shangai mund të jenë qytetet të cilat mund të përmbytjeve pas 50 ose 100 vitesh. Ngrohja globale gjithashtu rrezikon edhe shumë kryeqendra botërore. "Ne jemi në rrezik dhe shumë të rinj mund të kenë një fat që askush nuk do donte që ata ta trashëgonin”, ka thënë një shkencëtar i NASA-s, për gazetën New York Times. Sipas tij duhet me urgjencë të ulet shkarkimi i dioksidit të karbonit.