vlore

Vlora me port gjigant jahtesh

Brenda disa muajsh, për herë të parë, anije të mëdha turistike mund të ankorohen në portin e Vlorës. Kryeministri ka inspektuar punimet për rehabilitimin e plotë të portit, i cili parashikohet të përfundojë brenda vitit, duke përfshirë thellimin e basenit aktual , ndërtimin e një sheshi kryesor mallrash dhe një terminali modern udhëtarësh, një investim ky prej 15 milionë eurosh. “Porti i Vlorës është konceptuar si pjesë e projektit të Lungomares, që vazhdon nga porti drejt Pyllit të Sodës.

"Shëtitorja" e Vlorës, projekti do të përfundojë në gusht

Këshilli Bashkiak i Vlorës diskutoi dje lidhur me projektin e ndërtimit të “Shëtitores” përgjatë bregdetit, që synohet të përfundojë brenda muajit gusht të këtij viti. Në këtë mbledhje, u zbuluan për herë të parë edhe detaje të projektit dhe vlera e investimit të tij, deri tani i padeklaruar publikisht. Projekti, i njohur edhe si “Lungomare”, i financuar nga BE-ja me një fond prej rreth 8.2 milionë euro (pa përfshirë TVSH-në), vlerësohet të jetë ndër investimet më të mëdha të kryera në qytetin e Vlorës.

“Amantia”, muzeu si kasolle, DRKK Vlorë kërkon ndihmën e shtetit

Vjen i pari reagim zyrtar për çështjen e Parkut Arkeologjik të Amantias. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Vlorë kërkon ringritjen e Muzeut Arkeologjik të Amantias, por kjo nismë ka hasur në vështirësi, pasi banorët që jetojnë në këtë zonë e kanë kthyer ish- godinën e muzeut në kasolle për bagëtitë e tyre. Sipas drejtorit të DRKK Vlorë, Agim Haxhiraj, kërkohet ndërhyrja e shtetit për të larguar bagëtitë nga ky objekt, dhe më pas të fillojë puna për të rikthyer muzeun arkeologjik në funksion.

“Urbanizimi” dhe “zhvillimi” si terminologji joshëse

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Mjedisin (EEA), zonat urbane në vendet në zhvillim do të thithin pjesën më të madhe të rritjes së popullsisë botërore, me 67% të njerëzve që jetojnë në qytete deri në vitin 2050. Shumica e rritjes pritet të jetë në mega-qytete, veçanërisht lagjet e të varfërve. Qytetet kompakte janë mënyra më efikase dhe ekologjikisht më e qëndrueshme për të siguruar mirëqenien e një popullsie në rritje.

1 milionë zogj deti dhe 100.000 gjitarë vdesin çdo vit nga mbetjet plastike!

Vullnetarë të Qendrës së Informacionit AARHUS – Vlorë, u angazhuan sot përgjatë vijës bregdetare në plazhin e ri, për të pastruar mbetjet urbane të grumbulluara aty si pasojë e erërave detare. Këto mbetje janë pasojë e papërgjegjshmërisë tonë si qytetarë, pasi ato janë grumbulluar këtu në plazhin e ri, por zanafilla e këtyre mbetjeve është shumë larg nga këtu, por edhe afër. Çdo njëri nga ne, pa u menduar gjatë i flakim mbetjet që ne prodhojmë, në natyrë, në përrenj, në pyll, në lum, në anë të rrugës.

5 qershori risjell në vëmendje problematikat mjedisore

5 qershori 2017 shënon festimin e Ditës Botërore të Mjedisit por gjithashtu edhe festimin e 26-vjetorit të shoqatës së parë mjedisore në Shqipëri, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri. Në kuadër të kësaj dite të shënuar, PPNEA zgjodhi të festojë ditëlindjen e saj të 26-të në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë duke organizuar disa aktivitete me nxënësit e shkollës së mesme Dorëz. Dita filloi me një prezantim mbi vlerat e mrekullueshme të këtij parku, gjitarët e mëdhenj dhe shpendët kryesorë që ndodhen në zonë dhe më pas duke prezantuar faqen syrigjelber.info, një portal që shërben për të mbledhur raste të krimeve mjedisore.

AdZM e Vlorës në gatishmëri për ruajtjen e Parkut të Llogarasë në Ditën e Verës

Një nga destinacionet më të frekuentuara ditën e djeshme, në Ditën e Verës, ka qenë dhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Ai është një park i hapur që të lejon mundësinë të lëvizësh lirshëm në pyjet dhe lëndinat e tij, duke të krijuar mundësinë e një festimi në natyrë që preferohet shumë nga familjarët apo shoqëria në ditë festash. Në këto ambiente është ndezur dhe zjarr për të përgatitur ushqimet e drekës, por kjo është e ndaluar dhe përbën rrezik për pyjet. Kjo ka qenë dhe një përgjegjësi e madhe për rojet mjedisore të parkut.

AdZM Vlorë, praktikë me studentët mbi peshkimin në Gjirin e Vlorës

Në Ditën Botërore të Oqeaneve, janë zhvilluar disa aktivitete mjedisore në zonat e bregdetit të Vlorës. AdZM Vlorë në bashkëpunim me UNDP zhvilloi një ditë praktike mësimore me studentët e Universitetit të Vlorës, Dega Biologji mjedisi dhe Peshkim. Tema e praktikës ishte Peshkimi në Gjirin e Vlorës dhe përfshinte takime dhe vizita me peshkatarë artizanal, tregëtar të peshkut dhe biznese të akuakulturës. Pjesë e programit ishte dhe vizita në parkun detar Karaburun-Sazan dhe diskutim mbi format e peshkimit të lejuara në përputhje me statusin e zonës.

Aktivitete ekonomike të qëndrueshme në zonat e mbrojtura detare mesdhetare

Misioni i monitorimit nga Banka Botërore e investimeve të CEPF (Critical Ecosystem Partnership Fund) në rajonin e Ballkanit, ndodhet në Vlorë. AdZM Vlorë, si një nga përfituesit kryesorë të këtyre investimeve kryesisht në Parkun Kombëtar Detar Karaburun Sazan, zhvilloi një takim ku të pranishëm ishin vlerësues të Bankës Botërore, Oficeri i programit të Ballkanit dhe menaxheri i ekipit të Mesdheut për CEPF. Qëllimi i këtij takimi ishte vlerësimi i efektivitetit të projektit "Aktivitete ekonomike të qëndrueshme në zonat e mbrojtura detare mesdhetare" për institucionet, aktorët vendorë dhe mundësitë e vazhdimësisë në të ardhmen.

Auleda prezanton modele suksesi të ekonomisë së gjelbër në Vlorë

Në datat 16-18 maj 2017 u zhvillua në Bastia, Korsikë, takimi i radhës i partnerëve të projektit PASAGE, Interreg Europe Program si dhe workshopi me temë "Sipërmarrrja dhe inovacioni social". Gjatë ditëve të takimit u prezantuan praktikat më të mira të përzgjedhura nga çdo partner mbi bazën e dy kritereve: sipërmarrje inovative që reduktojnë nivelin e CO2 në atmosferë, sipërmarrje sociale që sjellin produkte tradicionale në formë inovative dhe ndikim në "ekonominë e gjelbër".

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtues, PPNEA fushatë informimi në të gjithë vendin

10 Maji është një ditë e veçantë kushtuar shpendëve shtegtues, por që në fakt ka si qëllim të na vetëdijësojë ne, njerëzit për ruajtjen dhe mbrojtjen e shpendëve shtegtues dhe habitatit të tyre. Në kuadër të kësaj dite, PPNEA organizoi disa aktivitete edukuese paralele, të shpërndara në disa rajone të vendit, në Tiranë, Sarandë, Gjirokastër dhe Vlorë. Dita e shpendëve shtegtues nisi në shkollën “Gustav Majer”, Tiranë, në një nga klasat më shëmbullore të shkollës.

Dita e kujtesës, veprimit dhe ndërgjegjësimit për pyjet

Në kuadër të 21 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Federata Rajonale e Pyjeve Gjirokastër zhvilloi sot aktivitetin për monitorimin e Moratoriumeve të Pyjeve dhe Gjuetisë në Njesitë Administrative Cepo dhe Picar. Kryetarët e fshatrave të zonës, Administratorët e Nj.A. dhe anëtarë të Shoqatave të PPK diskutuan për mbrojtjen e pasurisë pyjore dhe faunës së egër në zonën e tyre, për sensibilizimin e komunitetit për mbrojtjen dhe shtimin e kësaj pasurie kombëtare.

Drejt degradimit Pylli i Sodës në Vlorë, u premtua se do ruhet 24 orë

Edhe pse vetëm shtatë kilometra larg qendrës së Vlorës, Pylli i Sodës vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme. Mbetje të ndryshme urbane dhe inerte kanë zaptuar çdo ditë sipërfaqe të tëra të zonës së pyllëzuar. Problem tjetër që është mjaft shqetësues është edhe prerja e qindra drurëve, çka ka sjellë rrafshimin në pjesën më të madhe të tij. Gjatë muajit shkurt në një deklaratë për media, kreu i bashkisë u shpreh se Pylli i Sodës do të ruhet 24 orë nga policia bashkiake, por vetëm dy muaj më pas pamja që të ofron ky vend është e mjerueshme, pasi në çdo dy metër hasen mbetje nga më të ndryshme. Premtimi i kryetarit të bashkisë Vlorë ishte vetëm mediatik, por asgjë në realitet.

E gërryen buburreci i kuq, ‘vdes’ palma e Vlorës. Priten pemët në mbarë qytetin

Vlora me palma nuk ekziston sot, thjesht kemi bulevard me pemë të prera. Diten e sotme janë prerë të gjitha palmat e Vlorës të cilat ishin prekur nga insekti i kuq duke bërë që një pjesë e historisë se Vlorës të zhduket. Kjo gjë ka ngjallur keqardhje të shumë qytetarëve të cilët janë mësuar për vite me radhe me palmat të cilat kanë qenë mbjellë rreth viteve 80. Palma ‘Fenik’ është lloji i palmës së prekur ku shumica i tyre në bulevardin Vlorë-Skelë kanë një moshë gati 40- vjeçare.

Ekosistemet detare dhe vlera e tyre ekonomike për komunitetin që jeton në afërsi

Në rrethin e Vlorës gjendet i vetmi Park Kombëtar Detar, ai i “Karaburun Sazani-it”, i cili ofron vlera të jashtëzakonshme natyrore por edhe turistike. Një ndër pasuritë më të mëdha të këtij parku janë ekosistemet e livadheve të Posidonia-s (Posidonia oceanica), të cilat shërbejnë si strehë e shumë gjallesave detare, pjesë e listës së kuqe apo specieve të rrezikuara me interes ndërkombëtar. Nga ana tjetër ky park ofron mundësi për zhvillim turistik të qëndrueshëm duke mundësuar aktivitete turistike, të cilat nuk kanë ndikim negativ në mjedis.

Energji nga dielli, “Novoselë Photovoltaic” i propozon qeverisë investimin 72 mln euro në Vlorë

Shoqëria “Novoselë Photovoltaic Power Plant” i ka kërkuar një autorizim paraprak Ministrisë së Energjisë për të ndërtuar një park fotovoltaik që synon prodhimin e energjisë elektrike nga rrezet diellore. Sipas projektit që kompania ka dorëzuar, synohet të prodhohen 50 MW energji për të cilat është planifikuar një vlerë investimi prej 72 milionë eurosh. Parku është planifikuar të ndërtohet në zonën e Novoselës në Vlorë, por ndërtimi i tij, sipas burimeve nga Ministria e Energjetikës, do të kalojë në një procedurë të ndryshme nga ai i koncesioneve të HEC-eve.

Forcimi i pjesëmarrjes publike në Vlorë

Konventa e Aarhusit paraqet një ndër mekanizmat kryesorë të demokracisë në fushën e mjedisit, që qytetarin e thjeshtë, nga një bartës detyrimesh e bën partner aktiv në vendimmarrjen për çështjet mjedisore. Në kuadër të projektit: “Forcimi i pjesëmarrjes publike përmes ndërgjegjësimit mjedisor në Bashkinë Vlorë”, Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë, me mbështetjen e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit ACHIEVE, u organizua një trajnim me përfaqësues të administratës publike dhe kryetarët e fshatrave të Njësisë Administrative Novoselë- dhe Shushicë, Bashkia Vlorë, përgjatë datave 26-27 Tetor.

Forcimi i pjesëmarrjes publike përmes ndërgjegjësimit mjedisor në Bashkinë Vlorë

Në kuadër të projektit: “Forcimi i pjesëmarrjes publike përmes ndërgjegjësimit mjedisor në Bashkinë Vlorë”, Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë, me mbështetjen e REC Shqipëri (Qendra Rajonale e Mjedisit), në kuadër të programit ACHIEVE, organizoi sot, date 13 Tetor 2016, një trajnim me përfaqësues të administratës publike, Shuchicë - Bashkia Vlorë per legjislacionin horizontal. Në takim morën pjesë zyrtar të Njësisë Administrative Shushicë si dhe kryetarët e fshatrave të kësaj njësie.

Gëlltitja e mbetjeve, shkak për ngordhjen e breshkës detare

Në kuadër të monitorimit të faunës së egër, sektori i monitorimit në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Vlorë po kujdeset për identifikimin dhe regjistrimin e llojeve detare apo tokësore të hasura në terren. Ekipi ka gjetur një breshkë detare të llojit Caretta caretta të ngordhur buzë detit, pranë Marinës në Vlorë. Nga kontrolli i individit të ngordhur u konstatua se ishte i markuar nga WWF Italia. Shkaqet e ngordhjes mendohen të jenë gëlltitja e mbetjeve plastike ose rrjetave të peshkimit.

Gjermania jep 20 milionë euro për landfillin e Vlorës

Në Vlorë do të ndërtohet një landfill i ri me kapacitet përpunues prej 350 mijë tonë mbetjesh, për të zgjidhur përfundimisht problemin e trajtimit të plehrave në zonën turistike. Qeveria gjermane ka akorduar një hua prej 12 milionë eurosh për ngritjen e infrastrukturës, si dhe 2 fonde në formë granti në vlerat e 7.5 dhe 1.3 milionë eurove. Isa Memia, nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, tha: “20.8 milionë euro janë për ndërtimin e të gjithë infrastrukturës, që nga mbledhja e ndarja e mbetjeve në burim, transportim dhe trajtim në landfill i mbetjeve”.