ekskavatore

Përmbytjet, Kina 10 ekskavatorë të fuqishëm për kanalet kulluese

Kina do të financojë një flotë prej 10 ekskavatorësh të rinj të fuqishëm për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kryesore kulluese. Gjatë një takimi që pati me ambasadoren Jiang Yu, ministri shqiptar i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave, falenderoi kryediplomaten kineze për ndërmjetësimin e këtij projekti për përballimin e përmbytjeve në vend. Kina do të mbështesë Shqipërinë edhe në sektorin e ujitjes së tokave. Këtë vit do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në këtë fushë midis Ministrisë së Bujqësisë shqiptare dhe Ministrisë së Burimeve Ujore te Kinës.