plastika

1 milionë zogj deti dhe 100.000 gjitarë vdesin çdo vit nga mbetjet plastike!

Vullnetarë të Qendrës së Informacionit AARHUS – Vlorë, u angazhuan sot përgjatë vijës bregdetare në plazhin e ri, për të pastruar mbetjet urbane të grumbulluara aty si pasojë e erërave detare. Këto mbetje janë pasojë e papërgjegjshmërisë tonë si qytetarë, pasi ato janë grumbulluar këtu në plazhin e ri, por zanafilla e këtyre mbetjeve është shumë larg nga këtu, por edhe afër. Çdo njëri nga ne, pa u menduar gjatë i flakim mbetjet që ne prodhojmë, në natyrë, në përrenj, në pyll, në lum, në anë të rrugës.

13 balena gjenden në breg të detit të ngordhura, ajo që gjendet në barkun e tyre është shokuese

Në plazhin e qytezës gjermane të Toenning janë gjetur trembëdhjetë balena të ngordhura. Ngodhja e tyre fillimisht u mendua si insufiçencë kardiake, por analizat e thelluara zbuluan një tjetër arsye. Në stomakun e tyre kishte mbetje të shumta plastike, të cilat ishin gëlltitur nga kafshët, kjo ka çuar në ngordhjen e tyre. Deri më tani janë 700 specie të kërcënuara nga tone të shumta mbejesh plastike, të cilat hidhen çdo vit në det.

21-vjeçari që arriti të mbledhë fondet për të pastruar oqeanet

Në vitin 2013 ai ishte vetëm 18 vjeç, por e habiti botën me një ide gjeniale për pastrimin e oqeaneve nga miliona tonelata plastikë që po vënë në rrezik habitatin detar. Tashmë Boyan Slat ka arritur të mbledhë paratë e nevojshme për të vënë në zbatim projektin ambientalist më të arrirë e ambicioz në planetin Tokë. Në oqeane po vërehen gjithnjë e më shumë objekte plastike që qeniet njerëzore i hedhin pa asnjë lloj hezitimi në dete. Në sajë të rrymave, janë pesë ishujt e mëdhenj të mbeturinave që kanë grumbulluar ujërat oqeanike.

Do jetonit në një shtëpi me mure shishesh plastike?

Shumë shpejt në ishullin e Colon në Panama, do të ndërtohet fshati i parë në botë i ndërtuar nga mijëra shishe plastike. Projekti Plastic Bottle Village është iniciuar nga biznesmeni Robert Bezeau, për të përdorur mbetjet e akumuluara të zonës. Banesa e parë është realizuar me 20 mijë shishe, të përdorura si materiale izoluese. Në kantier tashmë janë 120 banesa që përveç plastikës kanë dhe një skelet çeliku dhe një mbulesë betoni.

Franca, vendi i parë që ndalon enët plastike të kuzhinës

Në Francë sapo është vendosur ligji i cili ndalon përdorimin e enëve plastike të kuzhinës. Ky ligj do të hyjë në fuqi në 2020-tën, dhe zëvendësimi i tyre do të bëhet me material organik i cili mund të shpërbëhet. Ky ligj i ri ndjek ligjin parardhës të korrikut i cili ndaloi qeset plastike. Me 4.73 miliardë qese plastike të hedhura në Francë në 2015, dhe me17 miliardë qese plastike të përdorura çdo vit në supermarketet e vendit, ligjet e reja shpresojnë t’i japin fund luftës me plastikën.

India ka ndaluar çdo formë të flakjes së plastikës në kryeqytetin e saj

32% të 78 milionë ton paketimesh plastike që prodhojmë në vit pluskojnë në oqeanet tona. Kjo është e barasvlershme me një kamion transpotues mbetjesh plastike çdo minutë. Sipas gazetës India Times, India është përgjegjëse për 60% të plastikës që përfundon në oqeanet e botës çdo vit. Vendi është shqetësuar aq shumë për problemin e tij me mbetjet sa National Green Tribunal ka futur në fuqi një masë ndaluese për hedhjen e plastikës në kryeqytet. Tani nuk lejohet më të përdoren qeset plastike, gotat e çajit dhe takëmet në Delhi. Por kjo nuk është e vetmja problematikë që solli këtë ndalim.

Ja pse plastika duhet të konsiderohet toksike kur lëshohet në mjedis

Mikroplastikat -të cilat grumbullojnë kimikate që çrregullojnë sistemin hormonal të njeriut- po gjenden në prodhimet e detit si midhjet e Detit të Veriut dhe në gocat e detit të oqeanit Atlantik. Plastika duhet të konsiderohet lëndë toksike në qoftë se depërton në mjedisin natyror, për shkak të aftësisë së saj për të tërhequr kimikate helmuese "si një magnet". Fondacioni për Pastrimin e Oqeaneve, pas një hetimi për ndikimin në mjedis të mikroplastikës, dha alarmin se pjesë të vogla plastike të ngarkuara me kimikate janë gjetur në organet e brendshme dhe zorrët e gjallesave të detit dhe, prej andej, në zinxhirin ushqimor njerëzor.

Jo më qese plastike, vend e pa vend!

Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, Bashkia e Tiranës zhvilloi ditën e djeshme një aktivitet informues-ndërgjegjësues në disa markete mbi reduktimin e qeseve plastike dhe zëvendësimin e tyre me çanta të ripërdorëshme bezeje. Në aktivitetin e zhvilluar në marketin “Ecomarket” mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë z. Veliaj, i cili u bëri thirrje nxënësve nga gjimnazi “Sami Frashëri” dhe të pranishmëve të tjerë (blerës, persona të njoftuar nga organizata “Ekolëvizja”) që të reduktojnë sa të munden përdorimin e qeseve plastike në përditshmërinë e tyre, pasi plastika kërkon rreth 1000 vjet që të degradohet.

Lodrat me lëndë të rrezikshme, Shqipëria s’ka laborator kontrolli

Si një komponent thelbësor në zhvillimin e fëmijëve, lodrat që ata përdorin janë një aktivitet intensiv, që shoqëron rritjen e tyre. Pra përdorimi i tyre, kontribon në zhvillimin njohës, social dhe emocional të fëmijës. Prodhimi, importi dhe tregtimi i lodrave, që jo rrallë fallsifikohen, kopjohen apo përshtaten, shkakton rreziqe dhe efekte negative tek këta fëmijë, të cilët janë "klientët' kryesorë të këtyre produkteve. Për ekspertët e fushës, blerja e lodrave, qoftë edhe në Shqipëri, duhet të bëhet vetëm tek kompanitë e çertifikuara që zbatojnë ligjet, me qëllim që fëmijëve t’u jepen gjithmonë objekte që janë të sigurta.

Met Gala, një mbrëmje gala edhe për mjedisin

Emma Watson, përpos aktrimit njihet edhe si aktiviste në mbrojtje të natyrës dhe të mirëqenies në pëgjithësi. Së fundi ajo mbajti qëndrim për ruajtjen e mjedisit duke u shfaqur në mbrëmjen Met Gala me një veshje plotësisht me materiale të riciklueshme si plastika dhe copëza metalesh në brendësi të fustanit i cili u dizenjua nga Calvin Klein me ndihmën Eco-Age. "Plastika është një nga ndotësit më të mëdhenj në planet," tha Watson. "Ripërdorimi i mbetjeve dhe përfshirja e tyre në fustanin tim sonte për Met Gala dëshmon fuqinë që kreativiteti, teknologjia dhe moda mund të kenë së bashku.

Në vitin 2050, në oqeane do të ketë më shumë plastikë se peshq

Pas 35 vjetësh, në oqeane do të ketë më shumë materiale plastike sesa peshq. Parashikimi i errët vjen nga një raporti publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Sipas këtij raporti, të paktën 1/3 e mbetjeve plastike të hedhura në ambiente përfundojnë në oqeane. Gjetjet e këtij raporti erdhën pak para konferencës mbi ambientin që pritet të mbahet në Davos të Zvicrës, ku organizatat do të kërkojnë më shumë riciklim dhe do të hedhin propozime për gjetjen e zgjidhjeve të reja të problemit të mbetjeve plastike. Raporti është një përfundim i qartë pas analizës së 200 studimeve.

Nisma e bashkisë, ulet me 50% përdorimi i qeseve në Tiranë

Në më pak se një muaj, nisma e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për reduktimin e qeseve plastike, si një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes në kryeqytet, ka rezultuar e suksesshme. Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se përdorimi i qeseve plastike nga qytetarët që blejnë në supermarketet që i janë bashkuar nismës së Bashkisë është ulur me 50%, duke ndikuar ndjeshëm edhe në zvogëlimin e ndotjes në kryeqytet. Pas suksesit me supermarketet e mëdha, tashmë kjo nismë ka filluar që të shtrihet edhe në minimarketet nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit, duke qenë se i janë bashkuar edhe 10 të tjera, duke e çuar në 21 numrin e marketeve që zbatojnë nismën.

Parandalimi i ndotjes, nga 2 prilli qeset plastike me pagesë

Nga data 2 prill, Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që do të nisë reduktimin e përdorimit të qeseve Plastike, duke i vënë një çmim 3 lekë për qeset e vogla dhe 5 lekë për qeset e mëdha. Duke i vlerësuar qeset plastike si ndotëse të mëdha dhe me efekte të parikuperueshme në mjedis, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nënshkroi me përfaqësuesit e shoqatës së supermarketeve kryesore marrëveshjen për kufizimin e përdorimit të qeseve plastike dhe për zëvendësimin e tyre nga trasta.

Pesë shtetet që flakin më shumë plastikë në oqeane sesa pjesa tjetër e botës së bashku

Në detet e planetit tonë notojnë shishe, qese plastike dhe bishta cigaresh. 5% e të gjithë mbetjeve plastike hidhen në det. Sipas “Ocean Conservancy”, organizatë jofitimprurëse mjedisore amerikane, 95% e mbetjeve është e zhytur nën ujë, ku aty mbysin krijesat nënujore dhe rrënojnë ekosistemin ujor. Pesë vendet e identifikuara në raport janë kontribuesit kryesore në këtë krizë. Dhe të gjitha këto vende janë në Azi. “Ocean Conservancy” pretendon se Kina, Indonezia, Filipinet, Tailanda dhe Vietnami janë vendet që po kontribuojnë më shumë në flakjen e rreth 60% të mbeturinave plastike në det.

Plastika në oqean do të lërë mbrapa mbetje fosile

Mirë se erdhët në epokën Antropogjene! Ndotja nga plastika është bërë aq e kudogjendur sa që mund të shërbejë si dëshmi se njerëzimi ka nisur një epokë të re gjeologjike në planet. Për gati dy dekada, shkencëtarët kanë sugjeruar se bota ka hyrë në epokën Antropogjene, një epokë e përcaktuar nga ndërhyrja njerëzore, qysh në shekullin e 20-të. Një grup shkencëtarësh në Kongresin Ndërkombëtar Gjeologjik në Cape Town, Afrikë e Jugut, të hënën propozoi zyrtarisht njohjen e periudhës që filloi rreth 1950 si një epoke e re.

Plastika nga gomat, ndotësi më i madh i oqeaneve

Mikroplastika nga gomat dhe tekstilet është një nga burimet më të mëdha të ndotjes së deteve, shprehet IUCN. Sipas një raporti. më shumë se 30% e plastikës në oqeane çdo vit vjen nga mikroplastika parësore, jo nga shpërbërja e copëzave të mëdha. Mikroplastika që vjen nga shpërbërja e gomave të konsumuara apo nga pëlhurat sintetike janë burimi kryesor i ndotjes. IUCN studioi të dhënat nga 7 rajone të ndryshme të botës për të parë se çfarë pjese zë mikroplastika parësore në 9.5 milionë ton mbetje plastike të hedhura në oqeane çdo vit.

Plastika pa dyshim NUK është fantastike!

Më parë nuk doja t’ia dija për problemin e ndotjes detare të shkaktuar nga plastika. Në fakt, para se të bashkohesha me UN Environment rreth 14 muaj më parë, isha tërësisht i paditur për këtë problem. Sigurisht, e dija që e ashtuquajtura plastikë njëpërdorimshe ishte e dëmshme dhe për këtë arsye u përpoqa të merrja trastën kur shkoja për blerje, por pyetja se ku përfundojnë qeset tona plastike, pipat dhe shishet plastike të pijeve të gazuara të flakura, ishte një pyetje të cilën nuk e kisha menduar gjatë (si rrjedhojë, kjo solli një intervistë pune deri diku të pakëndshme). Por tani situata ka ndryshuar.

Plastikë në çokollata, AKU urdhëron nxjerrjen nga tregu të disa produkteve

Skandali që ka prekur gjigandin amerikan të prodhimit të çokollatave “Mars Inc”, pas gjetjes së një materiale plastik në një produkt ka vënë në alarm edhe autoritetet shqiptare. Mësohet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka urdhëruar nxjerrjen nga tregu të disa çokollatave që prodhohen nga kompania prestigjoze amerikanE. Sipas urdhrit të AKU, hiqen nga tregu çokollatat Snickers, Milky Way, Mars. Ky urdhër i është dërguar të gjitha drejtorive rajonale për të zbatuar vendimin në mbarë vendin.

Pro zëvendësimit të qeseve plastike. “2 mln lekë kosto në ditë”

Shoqata e Prodhuesve të Bukës mbështet nismën e Bashkisë së Tiranës, për ndalimin e qeseve plastike nga bizneset në ofrimin e shërbimeve të tyre. Kreu i kësaj shoqate, Gëzim Peshkëpia deklaron se nisma është një përpjekje për të ulur ndotjen në mjedis, por edhe për të ulur koston e bizneseve dhe edukuar qytetarët për blerjen e çantave shumëpërdorimshe. Sipas tij, vetëm prodhuesit e bukës përdorin deri në 2 milionë qese plastike në ditë vetëm në Tiranë, të cilat kur nuk kanë kosto për qytetarët hidhen lirshëm në qytet dhe kazanë.

Qeveria gjermane firmos marrëveshje për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike

Qeveria gjermane ka nënshkruar një marrëveshje me industrinë e tregtisë me pakicë për limitimin e përdorimit të qeseve plastike. Një pikë kyçe e planit është të ndalojë rrjetin e pakicës t’u japë konsumatorëve qeset falas. Sipas marrëveshjes, konsumatorët në supermarketet gjermane dhe qendrat tregtare do të paguajnë pagesë më të lartë për qeset plastike duke filluar nga 1 korriku. Ndryshimi përfshin dhe faktin që dyqanet me pakicë që ofrojnë qese falas do të gjenden më në vështirësi.

  • 1
  • 2