shpende ujore

AOS, Kampi i Shpendëve Shtegtarë

Në datat 11-12 mars ekipi i AOS-Albanian Ornithological Society ishte në terren për të organizuar një kamp dy ditor për vrojtimin e shpendëve shtegtarë. Të vrojtosh shpendët në këtë periudhë është një kënaqësi më vete jo vetëm për njerëzit e apasionuar pas shpendëve por për këdo që e pëlqen natyrën. Kjo është një nismë e organizuar çdo vit në kontinentin e Evropës duke qenë një rrugë kyçe për shtegtimin e shpendëve. Pra, çdo pranverë shpendët migrojnë nga vendet e dimërimit (Afrikë) për në vendet e folezimit (Evropë) dhe zënë të njëjtat vënde folezimi të cilat kishin një vit më parë.

Laguna e Karavastasë, një ditë në “mbretërinë e shpendëve”

Për herë të parë, Shqipëria ka nisur inventarizimin e plotë të shpendëve ujore, me një grup pune të përbërë nga ekspertë mjedisorë shqiptarë dhe të huaj. Pas Kune Vain të Lezhës, në Parkun Kombëtar të Divjakës 25 ekspertë kanë punuar për regjistrimin e gjithë e shpendëve ujore dimërore. “Ky projekt është në lidhje me gjithë censusin që bëhet në Europë, dhe në shtete të tjera bëhet numërimi paralelisht me ne. Arsyeja është teknika që përdoret, pasi shpendët janë në lëvizje marzhi i gabimit do jetë i vogël”, shprehet drejtori i parkut kombëtar të Divjakës, Ardian Koçi.

Nis inventarizimi i shpendëve ujorë

Shqipëria do të nisë inventarizimin e shpendëve ujorë. Ky proces do të përfshijë punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në qendër dhe qarqe. Kjo do të realizohet falë projektit NATURA 2000 i cili është duke punuar për të zhvilluar dhe zbatuar një program gjithë përfshirës për ngritjen e kapaciteteve për stafin e zonave të mbrojtura. Si pjesë e programit për ngritjen e kapaciteteve për aspektet që lidhen me monitorimin e biodiversitetit, projekti NATURA 2000 do të mbështesë AKZM dhe strukturat e saj rajonale që të marrin pjesë në nismën e rëndësishme të Regjistrimit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujore.