destinacion turistik

Shqipëria, një nga 5 destinacionet evropiane që duhet vizituar në 2016-n

Meagen Collins, shkrimtare e udhëtimeve dhe fotografe e "Travel Freedom Network", në një reportazh të botuar së fundmi në “Yahoo Travel” përzgjodhi pesë destinacione evropiane, të cilat ajo i cilëson si të nënvlerësuara dhe që duhet të vizitohen tani. “Jemi në vitin 2016 dhe shumë prej jush mund të kenë dy objektiva kryesorë: të humbisni në peshë dhe të udhëtoni më shumë. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar me këtë të dytën. Ju inkurajojmë që të befasoni miqtë tuaj këtë vit dhe të zbuloni disa prej vendeve ‘të nënvlerësuara’ europiane. Dhe e dini çfarë?