AKZM

''Bunkerët streha e jetës së egër'', lakuriqët e natës në Bunk'Art 1

Kush mund ta mendonte se bunkerët e diktaturës që nuk shërbyen kurrë për luftën imagjinare të diktatorit me armiqtë, mund t’i shërbenin diversitetit natyror e të krijonin habitatin më të mirë për lakuriqët e natës... Në Bunk'Art 1 është hapur pasditen e së premtes ekspozita e lakuriqëve unikë të natës që gjenden në Shqipëri, të titulluar “Bunkerët streha e jetës së egër”. Ekspozita u çel me rastin e ditës ndërkombëtare të jetës së egër, që festohet më 3 mars.

"Hapat e Gjelbër", revista më e re e edukimit natyror

Revista “Hapat e Gjelbër” nisi si ide rreth dy vjet më parë në konkursin e ideve të Ekonomisë së Gjelbër të organizuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit, REC Shqipëri. Sot publikimi i saj është bërë i mundur përmes Projektit të Financuar nga Bashkimi Europian, nga Projekti NaturAL (IPA Natura 2000 & Protected Areas) “Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës-Përgatitja për Rrjetin Natura 2000” si dhe me mbështetjen e partnerëve: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Ministria e Mjedisit dhe IUCN.

“Bukuroshja e fjetur” Ulëza, feston Promovimin Turistik të vitit dhe Ditën e Shën Markut

Me rastin e festimit të Ditës së Shën-Markut në Njesinë Administrative Ulëz dhe të promovimit të vlerave mjedisore dhe turistike të Parkut Natyror Rajonal “Liqeni i Ulzës” dhe zhvillimit të turizmit nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përfshirjes së komunitetit, Bashkia Mat, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Agjencia Kombetare te Zonave te Mbrojtura (AKZM), Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri, Projektim “Natyra 2000” dhe Fondacionin CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerezit) si dhe partnerët vendorë të zonës si organizata Miqësia Ulëz pjesë të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, organizuan ditën e djeshme aktivitete mjedisore, kulturore dhe artistike, në territorin e Njesisë Administrative Ulëz, duke kujtuar kështu dhe Ditën e Shën Markut që përkon me datën 25 prill.

“Të rikthejmë jetën në malet tona!” - Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale i drejton letër të hapur Qeverisë

Pyjet dhe kullotat janë djepi i jetës në malet tona pasi përbëjnë mbi 50% të tokës shqiptare. Ato kontribuojnë për ajrin e ujin, ruajnë tokën e japin prodhime drusore e jodrusore, si dhe ofrojnë mjaft shërbime me vlerë për mjedisin e shoqërinë. Prej shekujsh nga pyjet shqiptare janë siguruar drutë për ngrohjen e popullsisë (mbi 80% e energjisë totale të nevojshme për ngrohje). Çdo produkt e shërbim që vjen nga pylli, është dhuratë e natyrës, nuk kërkon kthim e kompensim por vetëm kujdes e mirëtrajtim.

200 të rinj i bashkohen projektit për rivitalizimin e Parkut të Lurës

Më shumë se 200 të rinj të shkollave të mesme të bashkive Dibër, Mat, Rrëshen dhe Bulqizë i janë bashkuar aktivitetit të parë për rivitalizimin e Parkut Kombëtar të Lurës. Aktiviteti konsistoi në ndërgjegjësimin e shoqërisë ndaj ruajtjes së vlerave mjedisore dhe trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Në aktivitet mori pjesë edhe këshilltari për Mbrojtjen i kryeministrit Edi Rama, Sandër Lleshi i cili shprehu mbeshtetjen e kreut të Qeverisë për realizimin e këtij projekti.

3 Mars, Dita Ndërkombëtare e Jetës së Egër, aktivitete në 8 qarqe

Me rastin e 3 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Jetës së Egër, nga data 27 Shkurt deri më 4 Mars AKZM dhe Projekti NaturAL do të organizojnë aktivitetin me temë "Vizito Zonat e Mbrojtura - Streha e Jetës së Egër" në qytetet Tiranë, Shkodër, Fier, Kukës, Dibër, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë. Aktiviteti do të kulmojë më Tiranë më dt 3 Mars, me hapjen e ekspozitës me fotografi të Lakuriqëve të Natës në Bunk’Art. Bunkerët janë jo vetëm simbole të komunizmit, por aty ku kanë qenë të vendosur kanë shërbyer dhe si vendstrehim për lakuriqët e natës, duke u kthyer në strehën natyrore të tyre.

4 ministra të qeverisë shqiptare bashkë për zhvillim të qendueshëm të zonave të mbrojtura

Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilluan sot Forumin Koordinues “Rrjeti i Zonave të Mbrojtura: Modeli i ardhshëm i zhvillimit të qëndrueshëm – hapat e mëtejshëm për një menaxhim më të mirë”. Ky forum mblodhi në një panel 4 Ministra të  Qeverisë Shqiptarë, z. Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zj. Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban dhe Zj. Milva Ekonomi, Ministër i Ekonomisë, si dhe përfaqësuesit më të lartë të organizatave partnere e donatore UNDP, Delegacioni Evropian, GIZ etj.

Administrata e Parkut të Dajtit, shton masat në shërbim të vizitorëve verorë

Parku Kombëtar i Dajtit më pranë kryeqytetit, shton masat për të pritur e orientuar sa më mirë vizitorët që hyjnë në këtë park. Ka ende shumë zona të Parkut Kombëtar të Dajtit, të cilat nuk i njohin as banorët e Tiranës apo Shqipërisë, aq më pak të huajt. Specialistët e AdZM-së Tiranë, vihen në dispozicion të vizitorëve që hyjnë në park me makina nëpërmjet postbllokut në hyrje të këtij parku, mund t’ju shoqërojnë në shtigjet e këtij Parku. Qendra e re e vizitorëve në këtë park, apo Shtëpiza e Ranger-s të postobllokut ku merret informacion i plot për guidën.

Aktivitet mjedisor për Zonat e Mbrojtura

Në një nga mjediset e Hotel Tirana Internacional po prezantohet plani i menaxhimit të Peisazhit Natyror Lumi Buna dhe i Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë.Të pranishëm janë zv/ministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu, Drejtori i AKZM Zamir Dedej, drejtues të IUCN dhe Cooperacione Italiane, etj. Ky aktivitet për stafin e AKZM zhvillohet me mbeshtetjen e IUCN dhe Cooperacione Italiane. Sipas metodologjisë së përdorur në këto dy plane, do hartohen edhe planet e tjera të menaxhimit për zonat e mbrojtura.

AKZM dhe APR nënshkruajnë sot marrëveshje për zhvillimin e qëndrueshëm në Parkun Kombëtar të Dajtit

AKZM dhe APR nënshkruajnë sot një marrëveshje historike për lehtësimin dhe përmirësimin e kryerjes së funksioneve përkatëse të të dy Agjencive për menaxhim/konservim kundrejt praktikave të rekreacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekoturistik rajonal në Parkun Kombëtar të Dajtit (PKD) Qëllimi i kësaj Marrëveshje është përcaktimi i formave të bashkëpunimit dypalësh ne mënyrë që të sigurohet aksesi i qytetarëve dhe komuniteteve lokale tek burimet natyrore dhe zonat e mbrojtura pranë tyre, për rekreacion, pa kompromentuar politikat e ruajtjes e konservimit të ambientit.

AKZM prezanton analizën vjetore të vitit 2015 dhe objektivat e vitit 2016

Më datë 16 shkurt 2016 u prezantua analiza vjetore e vitit 2015 dhe objektivat e vitit 2016 të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM). I pranishëm në analizën e vitit të parë të punës për këtë agjenci ishte Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka dhe prezantimi u bë nga kreu i AKZM-së, Z. Zamir Dedej dhe drejtues të drejtorive rajonale të Agjencisë në mbarë vendin. Në fillim të takimit, Z. Dedej prezantoi punën e bërë gjatë një viti duke vënë theksin në ristrukturimin dhe organizimin e administratës së zonave të mbrojtura, forcimin e kapaciteteve menaxhuese, adminsitrimin dhe monitorimin e tyre.

AKZM prezanton planet e menaxhimit të Peisazhit të Mbrojtur Lumi Buna dhe Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Prezantohen planet e menaxhimit të Peisazhit të Mbrojtur, Lumi Buna dhe Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanic. Të pranishëm ishin Zv.Ministri i Mjedisit, Klejdi Xhaxhiu, Drejtori për Shqipërinë i Cooperacione Italiane, Andrea Senatori, Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej, Drejtues të IUCN, Natura200, etj. Në këtë kuadër stafi i Agjencisë Kombëtare tè Zonave të Mbrojtura zhvilloi një workshop, ku përveçse u prezantuan këto dy studime u shpjegua dhe qasja metodologjike, sipas të cilit ato janë përgatitur. Sipas kësaj metodologjie do të përgatiten dhe planet e tjera të menaxhimit.

Alarm në Librazhd! 100 kërkesa për HEC-e, pasoja dramatike në bujqësi dhe mjedis

Ambientalistë, pushteti vendorë, banorë, specialistë, shoqata joqeveritare etj, japin alarmin për pasojat dramatike që kanë nisur të shfaqen në mjedis si pasojë e dhënies së lejeve të ndërtimit të HEC-eve në këtë zonë. Më të dëmtuara janë dy bashkitë e qarkut Elbasan, Librazhdi dhe Përrenjasi. Vetëm në këto dy njësi janë bërë 100 kërkesa për HEC-e nga të cilat 45 i përkasin Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë. Disa HEC-e tashmë kanë përfunduar, ndërsa të tjerat kanë shkaktuar rrëmujë në park. Prej një viti një shoqatë joqeveritare ka kryer monitorim dhe ka dalë në përfundime alarmuese.

ALARM! NDËRHYRJE E PATOLERUESHME NË P-K DIVJAKË-KARAVASTA !

Bashkia e Divjakës, pa asnjë Leje Mjedisore, pa kurrfarë Vlerësimi të Ndikimit në Mjedis dhe në kundërshtim me të gjitha Ligjet Mjedisore dhe Konventat Ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë, ka instaluar në zemër të Parkut makineritë për hapjen e një kanali lundrues përqark lagunës se Divjakës. Ndërhyrja është planifikuar të kryhet në zonën më të brishtë të Parkut, në dunat ranore shumëshekullore, dhe vijat e ujit që e bëjnë Divjakën jo vetëm një perlë të natyrës shqiptare por edhe asaj botërore. Vendi ku dimërojnë me dhjetëra mijëra shpend, vendi ku folezojnë lloje të rralla e të mbrojtura botërisht sot kërcënohet nga papërgjegjshmeria e një institucioni që nuk pyet për ligjin.

Bashkohet Ministria e Mjedisit dhe e Turizmit, përplasen ekspertët

Ka disa ditë që Kryeministri Edi Rama ka prezantuar qeverinë e re, e cila ka pësuar disa ndryshime nga qeveria e mëparshme. Këtë herë ka pasur bashkime dhe ndarje të ministrive, duke krijuar dhe një debat publik. Një prej ndryshimeve që nuk është pritur mirë nga shumë analistë, ekspertë dhe qytetarë është bashkimi i turizmit dhe mjedisit. Por ka pasur dhe shumë mendime pro këtij bashkimi. Shumë mendojnë se zhvillimi i njërit sektor është dëmtimi i tjetrit, por shumë të tjerë e quajnë si zgjidhjen më të mirë që është bërë.

Berat – Inventarizim i pyjeve të dëmtuar në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Administrata e Zonave të Mbrojtura në qarkun e Beratit ka filluar inspektimin në parkun Kombëtar të Tomorrit për vlerësimin e lëndës drusore të dëmtuar nga faktorë natyrorë, sëmundje të ndryshme, zjarret në pyje etj. Parku Kombëtar i Tomorrit ka një shtrirje gjeografike të gjerë dhe tepër të thyer, ku futen dhe lartësi si ajo e malit të Tomorrit që përbën një vështirësi të konsiderueshme për punonjësit e këtij parku. Sipas specialistëve, inventarizimi i parqeve pyjore është një veprim imediat që duhet kryer për të patur një informacion të saktë se çfarë ka ndodhur dhe ndodh me pyjet tona. 

Bunë-Velipojë: Ndotje masive nga mbetjet plastike

Gjatë kësaj jave, në një ekspeditë shkencore në brigjet e Adriatikut, pikërisht rreth peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor Lumi Bunë-Velipojë u konstatua një ndotje masive e bregut nga mbetje plastike, mbetje ekologjike, mbetje toksike etj. Lumi Buna dhe territoret Ligatinore përreth tij janë shpallur “Peizazh Ujor/Tokësor i Mbrojtur me VKM nr. 682 të vitit 2005. Aktualisht me ndarjen e re territoriale kjo zonë ka kaluar nën juridiksionin e Bashkisë Shkodër. Ndërsa si kategori zonë e mbrojtur menaxhohet dhe monitorohet nga AdZM-Shkodër (ose përgjegjësi e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura).

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtues, PPNEA fushatë informimi në të gjithë vendin

10 Maji është një ditë e veçantë kushtuar shpendëve shtegtues, por që në fakt ka si qëllim të na vetëdijësojë ne, njerëzit për ruajtjen dhe mbrojtjen e shpendëve shtegtues dhe habitatit të tyre. Në kuadër të kësaj dite, PPNEA organizoi disa aktivitete edukuese paralele, të shpërndara në disa rajone të vendit, në Tiranë, Sarandë, Gjirokastër dhe Vlorë. Dita e shpendëve shtegtues nisi në shkollën “Gustav Majer”, Tiranë, në një nga klasat më shëmbullore të shkollës.

Dita e Brezit të Gjelbër, këtë vit me arsye më shumë për të festuar

Pranimi i dy zonave të mrekullueshme të vendit tonë, zona qëndrore e Rrajcës dhe Lumi i Gashit, në listën e trashëgimisë botërore natyrore UNESCO ishte një arsye më shumë që festa e përvitshme e Ditës së Brezit të Gjelbër,(24 shtator) të festohej në afërsi të këtyre zonave. Një ekip i Shoqatës së Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) festoi Ditën e Brezit të Gjelbër dhe pranimin e Rrajcës në UNESCO, në qytetin e vogël të Prrenjasit.

Dita e kujtesës, veprimit dhe ndërgjegjësimit për pyjet

Në kuadër të 21 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Federata Rajonale e Pyjeve Gjirokastër zhvilloi sot aktivitetin për monitorimin e Moratoriumeve të Pyjeve dhe Gjuetisë në Njesitë Administrative Cepo dhe Picar. Kryetarët e fshatrave të zonës, Administratorët e Nj.A. dhe anëtarë të Shoqatave të PPK diskutuan për mbrojtjen e pasurisë pyjore dhe faunës së egër në zonën e tyre, për sensibilizimin e komunitetit për mbrojtjen dhe shtimin e kësaj pasurie kombëtare.