Orikum

Laguna e Orikumit, një mrekulli për turistët dhe një mister për arkeologët…

Laguna ndodhet në brigjet e Gjirit të Vlorës dhe Detit Adriatik. Sipërfaqja ujore e kësaj lagune është 1.5 km2. Në periferi dhe nën ujërat e lagunës gjenden gërmadhat e qytetit të vjetër të Orikumit. Kjo lagunë, veç vlerave historike, është e pasur dhe me specie të ndryshme të florës e faunës. Laguna e Orikumit është në një zonë përherë e lidhur me detin nëpërmjet një kanali. Gjiri është shumë i përshtatshëm për zogjtë migrues. Rezerva e madhe e peshkut rrit mundësinë për Karabullakët, Çafkat e mëdhaja të bardha dhe Çafkat gri.

Përmirësimi i efektivitetit të mbulimit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare

Në kuadër të iniciativës së Granteve të Vogla, realizuar me mbeshtetjen e WWF, UNDP dhe CEPF, INCA po vazhdon punimet për instalimin e infrastrukturës ndihmëse turistike në Zonën e Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan. Investimi i Granteve të Vogla konsiston në:

- riparimin e molit të vjetër ushtarak në Gjirin e Shën Vasilit duke e bërë një mol të sigurt për ankorimin e varkave turistike gjatë sezonit të verës;

- instalimin e dy shtigjeve tokësore në Gadishullin e Karaburunit;

Strukturat mjedisore dhe arsimore promovojnë turizmin në Orikum

Jemi në pragfillimin e sezonit veror turistik dhe AdZM e Vlorës, në bashkëpunim me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), dhe shkollën 9-vjeçare “Balil Pelari”, Orikum, organizuan aktivitetin “Një ditë në parkun tim”. Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në zonat e mbrojtura detare të Mesdheut” (SEA-Med), ku nxënësit u njohën me vlerat natyrore dhe historike të zonës, duke u prezantuar me Parkun Arkelogjik Oriku i Vjetër, Lagunën e Orikumit, RNM Karaburun , për të përfunduar me Parkun Detar Karaburun- Sazan.