balena

13 balena gjenden në breg të detit të ngordhura, ajo që gjendet në barkun e tyre është shokuese

Në plazhin e qytezës gjermane të Toenning janë gjetur trembëdhjetë balena të ngordhura. Ngodhja e tyre fillimisht u mendua si insufiçencë kardiake, por analizat e thelluara zbuluan një tjetër arsye. Në stomakun e tyre kishte mbetje të shumta plastike, të cilat ishin gëlltitur nga kafshët, kjo ka çuar në ngordhjen e tyre. Deri më tani janë 700 specie të kërcënuara nga tone të shumta mbejesh plastike, të cilat hidhen çdo vit në det.

Balena e rrallë e bardhë shfaqet në brigjet australiane

Një balenë e bardhë shumë e rrallë u dallua ditën e djeshme në brigjet australiane teksa migronte drejt ujërave të ngrohtë tropikalë. Kjo lloj balene e quajtur Migaloo, është parë për herë të parë po në Australi në vitin 1991. Migaloo në gjuhën origjinale do të thotë “mik i bardhë”. Balena e bardhë u fotografua në portin Byron në lindje të brigjeve australiane, duke bërë udhëtimin e përvitshëm nga Antarktida në ujërat e ngrohtë të Queensland. Oskar Peterson, që drejton Qendrën për Kërkimin e Balenave të Bardha me bazë në Australi, tha se balena ishte e gjinisë mashkull dhe mund të jetë 30 vjeç.

Balena i kërkon ndihmë peshkatarit për t’i hequr plastikën nga goja

Balena është afruar tepër varkës së një peshkatari në Middle Harbour, afër Sydney, Australi. Kafsha vazhdonte të sillej rotull varkës, futej dhe dilte nga uji, në kërkim të ndihmës. Peshkatarët filmuan skenën të surprizuar nga sjellja e kafshës, por më pas ata kuptuan se balenës i kishte mbetur në gojë një copë plastike dhe fill peshkaqeni. Pas disa përpjekjeve peshkatari e çliroi balenën, e cila më pas u largua. Videon amatore mund ta shikoni në linkun: http://video.corriere.it/balena-chiede-aiuto-pescatori-che-tolgono-sacchetto-plastica-bocca/0eb6f764-4198-11e5-b414-c15278464aa4

Balenat dalin në breg, vazhdon fenomeni shqetësues

Fenomeni i balenave të ngecura në cektinë ka marrë përmasa shqetësuese pasi, 240 të tjera dolën në bregun e Zelandës së Re. Në orët e para të së shtunës vullnetarët ndihmuan në rikthimin në thellësi të 100 prej më shumë se 400 balenave që ngecën në cektinë të enjten. 300 të tjerat ngordhën teksa vullnetarët u vunë në garë me kohën për të mbajtur të gjalla të mbijetuarat duke i freskuar me ujë. Edhe pse fenomeni nuk është i pazakonte, ai është më i rëndi i regjistruar ndonjëherë në Zelandën e Re.

Fotot tragjike, balenat e ngordhura në plazhin e Britanisë së Madhe

Fotot tragjike tregojnë 3 balena të ngordhura në një plazh të Britanisë së Madhe, vetëm disa orë pasi një tjetër ngordhi kur u kap me litar. Balenat janë gjetur në gjirin Lincolndshire këtë mëngjes kur njëra prej tyre bëri një gabim fatal duke notuar në ujrat e cekët të Hunstanton në Norfolk. Baza e Skegness e Institucionit Kombëtar Mbretëror të Varkave të Shpëtimit RNLI, e postoi në Twitter foton e balenës së lidhur me një litar 6.30am në bregun e detit. Duke diskutuar për krijesat gjigande të gjetura në qytetin bregdetar, anëtari i ekuipazhit, Adam Holmes tha:

Gjenden 300 balena të ngordhura në bregdetin e Zelandës së Re

Afro 300 balena janë gjetur të ngordhura në brigjet e Zelandës së Re, pasi për arsye ende të pakuptueshme kishin dalë në breg të detit. Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik por edhe atë botëror, pasi bëhet fjalë për një nga tragjeditë më të mëdha të këtij lloji. Qytetarë të shumtë kanë shkuar në vend-ngjarje si vullnetarë për të shpëtuar jetën e afro 100 balenave të tjera, teksa e menjëhershme ka qënë edhe ndërhyrja e autoriteteve.

Japonezët në një ekspeditë kanë vrarë 230 balena shtatzëna

Katër anije japoneze të cilat kaluan 115 ditë në Antarktikë, këtë javë janë kthyer me 333 balena të vrara prej të cilave 230 femra shtatzëna, ndërsa e gjithë kjo është bërë në kuadër të “hulumtimeve shkencore”. Këtë informacion e bëri të ditur organizata jo qeveritare globale "National Geographic" e cila pohon se Komisioni ndërkombëtar për gjuetinë e balenave që në vitin 1986 ka ndaluar aktivitetet komerciale lidhur me balenat. "National Geographic" pohon se ekspedita është paraqitur si projekt me qëllim të informacioneve shkencore për lëvizjen e balenave.

Katastrofa, vdesin 5 balena në brigjet gjermane

Pesë balena të mëdha kanë vdekur sapo mbërritën në bregdetin e ishullit gjerman të Texel. Ekspertët e marinës gjermane konfirmuan ngordhjen e balenave, të gjitha femra. Qendra bëri me dije se edhe dy të tjera ishin parë pranë bregdetit por ishin larguar. Pavarësisht se ministria gjermane e ekonomisë dërgoi në vendngjarje një ekip me ekspertë, operacioni i shpëtimit nuk rezultoi pozitiv. Këto balena notojnë në ujëra deri në 2 mijë metra të thella dhe prenë e tyre e kërkojnë duke përdorur një sistem zanor natyral.

Kosta Rika, rënkimi i balenës, sërfistët shpëtojnë këlyshin

Një grup sërfistësh të Boca Barranc, në Puntarenas në Kosta Rika, kanë shpëtuar një këlysh balene. I vogli që kishte humbur orientimin kishte mbetur në një degë lumi. Një nga dy sërfistët, Mauricio Camareno, ka treguar se kishte parë një diçka me ngjyrë të zezë që dilte nga uji, pranë bregut të lumit. Duke u afruar, ai ka filluar të dëgjoj rënkimet e balenës: ’Ishte shumë e pafuqishme dhe mezi mbahej, ka treguar një e përditshme lokale. Camareno dhe sërfisti i dytë kanë arritur të shtyjnë balenën drejt thellësisë dhe kanë pritur rreth 6 orë derisa të vinte batica duke e shtyrë atë në det të hapur.