Hellmut Hoffman

Firmoset granti i qeverisë Gjermane për projektin “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë"

Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Z. Hellmut Hoffmann firmosën sot Marrëveshjen Qeveritare “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë”. Në bazë të marrëveshjes Qeveria Gjemane do të financojë me një grant prej 3.5 milionë eurosh, fazën e dytë të projektit “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë”me një kohëzgjatje nga viti 2016 deri në vitin 2020 . Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Qeveritare, Ministri Koka falenderoi Qeverinë Gjermane për kontributin e vyer dhe të vazhdueshëm për mjedisin shqiptar.