Taulant Bino

Laguna e Karavastasë, një ditë në “mbretërinë e shpendëve”

Për herë të parë, Shqipëria ka nisur inventarizimin e plotë të shpendëve ujore, me një grup pune të përbërë nga ekspertë mjedisorë shqiptarë dhe të huaj. Pas Kune Vain të Lezhës, në Parkun Kombëtar të Divjakës 25 ekspertë kanë punuar për regjistrimin e gjithë e shpendëve ujore dimërore. “Ky projekt është në lidhje me gjithë censusin që bëhet në Europë, dhe në shtete të tjera bëhet numërimi paralelisht me ne. Arsyeja është teknika që përdoret, pasi shpendët janë në lëvizje marzhi i gabimit do jetë i vogël”, shprehet drejtori i parkut kombëtar të Divjakës, Ardian Koçi.

Shqipëria shpreson që turizmi të zëvendësojë gjuetinë

Parku Kombëtar i Divjakës është shtëpi e 242 specieve vendëse të zogjve nga 330 specie që jetojnë në Shqipëri. Shikimi i zogjve dhe shëtitjet në natyrë në lagunat e Detit Adriatik kanë tërhequr vëmendjen e turistëve vendës e të huaj pasi qeveria shqiptare ndaloi gjuetinë. Laguna e Karavastasë, e cila është më e madhja për Shqipërinë, ka qenë për shumë dekada e paarritshme për publikun e gjerë. E ndodhur 90 kilometra në jug të Tiranës në brigjet e Adriatikut, ajo qe zonë ushtarake gjatë kohës së Komunizmit si dhe strehë e kriminelëve famëkeqë.

Vrojtimi i shpendëve, risia e turizmit ekologjik në Shqipëri

Ornitologu Taulant Bino ndal hapin dhe mban vesh çdo tingull në peizazhin e mbrojtur të Velipojës. Pasi ka heshtur për disa sekonda, ai kthehet nga grupi i kureshtarëve që e shoqërojnë në ekspeditën e vrojtimit të shpendëve dhe pohon zbulimin e tij. “Është qukapiku i zi, ndodhet në një pemë rreth 15 metra larg në të djathtë”. Përvoja dhe pasioni i kanë mprehur shqisat dhe i kanë kalitur durimin Binos-drejtues i Shoqërisë Ornitologjike Shqiptare, AOS, i cili përmes vrojtimit të shpendëve po projekton një formë të re të eko-turizmit në Shqipëri.