menaxhim

“Vjosë-Levan-Fier”, kanali legjendë i ujitjes që rrallë pastrohet

Nga Arben Velo

Kanali Vjosë-Levan- Fier merr jetë në fshatin Selishtë, vend që quhet ndryshe dhe vepra e marrjes. Pasi gjarpëron mes për mes fushave të Myzeqesë, përfundon në fshatin Dërmënas, ku dhe merr jetë një tjetër degëzim i tij, për tu derdhur më pas, në detin Adriatik. 31.25 km është gjatësia nga Selishta deri në Dërmënas, ndërsa nga ky fshat deri në buzë të detit, gjatësia është 18 km. Një degëzim tjetër është i quajturi kanali i Martinës, 19 km. Historiku i këtij kanali zë fill nga puna kolosale që është bërë rreth viteve 50 për hapjen e trasesë së tij.

Panariti, marrëveshje me Malin e Zi për menaxhimin e ujrave

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, zhvilloi në Podgoricë një takim me homologun malazez, Milutin Simoviç. Marrëveshja për Menaxhimin e Ujrave, grupet e përbashkëta të punës, veterinare dhe fitosanitare për lehtësimin e shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve dhe laboratorët e referencës, kanë qenë temat kryesore që u diskutuan gjatë takimit mes dy ministrave. Ministri Panariti deklaroi se, është mjaft e rëndësishme një marrëveshje mes dy vendeve për “menaxhimin e ujërave”, firmosja e të cilës mund të bëhet në Tiranë, ose Shkodër.

Programi strategjik kombëtar për zonat e mbrojtura (2015-2020) dhe Moratoriumi i Pyjeve

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministria e Mjedisit kanë mbajtur më datë 19 nëntor, një takim promovues për programin strategjik kombëtar për zonat e mbrojtura, ku AKZM angazhohet të përmirësojë menaxhimin e zonave të mbrojtura sipas kërkesave dhe standardeve ndërkombëtare, duke ruajtur në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore në to.