gazifikimi

Kabineti Trudeau aprovon linjën e 3 gazsjellësve

Kryeministri Justin Trudeau dhe kolegët e kabinetit të tij nënshkruan për dy gazsjellës të mëdhenj, projekte të cilat nëse ndërtohen do të pompojnë gati një milion fuçi naftë në ditë nga zona e Albertës në tregjet globale. Ottawa dha dritën jeshile për gazsjellësin Kinder Morgan’s Trans Mountain dhe Enbridge Line 3, ndërkohë që hodhi poshtë Northern Gateway. Kryeministri u shpreh se prodhimi nga zonat e naftës në Alberta po rritet, dhe infrastruktura e gazsjellësit shumë shpejt do të jetë në kapacitet të plotë.

Ndotja alarmante në Maqedoni, gazifikimi proces i vështirë por ofron zgjidhje

Ministri i Mjedisit në Maqedoni, Nurhan Izairi është shprehur se zgjidhja e problemit të ndotjes së lartë të ajrit vazhdon të jetë një sfidë serioze për qeverinë e Maqedonisë, ndonëse ditëve të fundit, kushtet klimatike kanë ndikuar në përmirësimin e situatës alarmante. “Përmirësimi ka ndodhur për shkak të kushteve klimatike, teksa ajri është pastruar në nivel shtetëror. Por, kjo nuk do të thotë se institucionet duhet të qëndrojnë duarkryq”, tha ministri Nurhan Izairi. Në kuadër të masave për zgjidhjen e problemit, në planet e qeverisë është edhe gazifikimi.

Rumania feston zbulimin më të madh të gazit në dekada

Kompania energjetike Rumune Romgaz përuroi të enjten depozitën më të madhe të zbuluar në tre dekada në tokën Rumune me pjesëmarrjen e kryeministrit Sorin Grindeanu dhe kreun e partisë Social Demokrate në pushtet Liviu Dragnea. Romgaz, kompania më fitimprurëse shtetërore, njoftoi zbulimin e depozitës që vlerësohet se mban 150-170 milionë boe – fuçi ekujvalente të naftës – në Karagea, konteja Buzau, verilindje e Bukureshtit në qershor 2016.

Studimi i Oxford, deri në vitin 2025, Shqipëria gaz vetëm për industrinë

Deri në vitin 2025, Shqipëria parashikon që furnizimin me gaz ta dedikojë kryesisht për industrinë dhe transportit, por jo për banesat apo godinat tregtare dhe publike. Instituti i Oxford-it për Studimet Energjetike “Drejt një Ballkani, si shpërndarës gazi” e shikon Shqipërinë si një vend me kapacitete të ulëta të furnizimit me gaz. Sipas studimit, Shqipëria së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi renditen në vendet pa infrastrukturë gazi dhe poshtë nivelit 1% të TEPS (Total Primary Energy Supply).