minister

Miratohet në Parlament moratoriumi 5 -vjeçar i gjuetisë

Në seancën e djeshme parlamentare u miratua projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”. Ky projektligj ka për si qëllim të sigurojë ndalimin e aktivitetit të gjuetisë, me synim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm. Zgjatja kohore e këtij moratoriumi është 5 vjeçare. Vrojtimet dhe rastet e evidentuara në 2 vitet moratorium (2014-2016) kanë dëshmuar që ligji krahas ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisë ka krijuar :

Moratoriumi, ja rastet kur do të lejohet prerja e pyjeve

Parlamenti ka miratuar moratoriumin për ndalimin e prerjes së pyjeve për 10 vjet, i cili pritet të hyjë në fuqi brenda muajit shkurt. Por prerja e tyre nuk do të ndalohet për të gjithë. Në nenin 3 të projektligjin te siguruar nga Report Tv, parashikohen rastet kur do lejohet prerja e pyjeve. Banorët e secilës bashki të cilët kanë nevojë për dru për t’u ngrohur do lejohet të presin, por me disa kushte që do përcaktohen nga qeveria. Gjithashtu në rast se ndryshon destinacioni i fondit pyjorë dhe bëhet zonë për investime, do lejohet prerja.

Programi strategjik kombëtar për zonat e mbrojtura (2015-2020) dhe Moratoriumi i Pyjeve

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministria e Mjedisit kanë mbajtur më datë 19 nëntor, një takim promovues për programin strategjik kombëtar për zonat e mbrojtura, ku AKZM angazhohet të përmirësojë menaxhimin e zonave të mbrojtura sipas kërkesave dhe standardeve ndërkombëtare, duke ruajtur në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore në to.