Nurhan Izairi

Ndotja alarmante në Maqedoni, gazifikimi proces i vështirë por ofron zgjidhje

Ministri i Mjedisit në Maqedoni, Nurhan Izairi është shprehur se zgjidhja e problemit të ndotjes së lartë të ajrit vazhdon të jetë një sfidë serioze për qeverinë e Maqedonisë, ndonëse ditëve të fundit, kushtet klimatike kanë ndikuar në përmirësimin e situatës alarmante. “Përmirësimi ka ndodhur për shkak të kushteve klimatike, teksa ajri është pastruar në nivel shtetëror. Por, kjo nuk do të thotë se institucionet duhet të qëndrojnë duarkryq”, tha ministri Nurhan Izairi. Në kuadër të masave për zgjidhjen e problemit, në planet e qeverisë është edhe gazifikimi.