renault

Tejkalimi i ndotjes, Renault tërheq mijëra makina

Kolosi francez Renault, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për ndotjen e shkaktuar nga makinat e tij, bëri me dije se po tërheq nga tregu 15.000 automjete. Ky vendim u mor pasi testet treguan se ndotja e shkaktuar nga disa prej makinave të kësaj kompanie ishte shumë e lartë. Javën e shkuar, tre prej impinateve të Renault u kontrolluan nga hetuesit francezë. Kontrolli bëri që Renault të humbte miliarda në bursa, pasi u rritën dyshimet se mund të bëhej fjalë për një tjetër skandal si ai i Volkswagen. Renault, ndërkohë, ka premtuar se po harton një plan teknik për të ulur nivelin e ndotjes nga makinat e saj.