Qendra EDEN

10 minuta emocioni!

Pas pjesëmarrjes në Koncert-Protestën në Valbonë nisur nga këngëtaret Elina Duni dhe Eda Zari, ndaj ndalimit të ndërtimit të hidrocentraleve në parkun Kombëtar të Valbonës (29.10.2016), grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”, nuk ndalet së vijuari për vendosjen e drejtësisë në zonë. Me publikimin në media të deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisëpër ndalimin e ndertimit të 9 hidrocentraleve në Valbonë dhe ndërtimin e 2 hidrocentraleve, grupimi ka nisur një letër kërkesë pikërisht për të marrë një informacion më të detajuar dhe më transparent rreth këtij vendimi.

Administrimi i mbetjeve spitalore në “krizë”? Shëndeti dhe Mjedisi gjithashtu!

(Prezantohet letra e pozicionimit për prioritizimin e adminsitrimit të mbetjeve spitalore në vend)

Administrimi i mbetjeve spitalore është një ndër çështjet e shumta që bashkon fuqishëm shqetësimin për shëndetin e popullatës dhe rëndësinë për të mbrojtur mjedisin. Pikërisht kjo lidhje, nxiti një grup organizatash të bashkuara në rrjetin e vigjilencës mjedisore “Një sy për mjedisin!” të nisin një proces të plotë vigjilence mbi udhëtimin e mbetjeve spitalore në vendin tonë. Gjetjet u cilësuan nga mediat investigative se raportojnë për një situatë “skandal” apo “një kambanë alarmi”.

Dita Ndërkombëtare e Tokës në Tiranë dhe Pogradec

22 Prilli është dita kur të gjithë njerëzit kthejnë sytë nga Planeti Tokë. Tema e këtij viti është "Pemë për Tokën" duke u fokusuar më tej në çështjen e ndryshimeve të klimës dhe ndikimin njerëzor mbi planet. Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri në kuadër të projektit “Perspektivë drejt integrimit në BE - angazhim i qytetarisë aktive dhe shoqërisë civile në politikat mjedisore”, programi ACHIEVE, financuar nga Bashkimi Evropian do të festojë këtë ditë së bashku me Qendrën EDEN në Tiranë dhe shoqatën "Unë, Gruaja" në Pogradec.

EDEN firmos marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi me UBT

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) dhe Qendra e Karrierës & Alumni (QKA) organizuan PANAIRIN E KARRIERËS në datën 04.05.2017, në hapësirat e kampusit të UBT. Panairi u zhvillua në kuadër të nxitjes dhe forcimit të bashkëpunimit midis Universitetit dhe sipërmarrjeve, institucioneve publike si edhe organizatave të ndryshme jofitimprurëse. Qendra EDEN e ftuar në këtë aktivitet si rrjedhojë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të frytshëm me UBT paraqiti materialet dhe produkte në panairin e mbajtur, ku promovoi punën e saj dhe u njoh më nga afër me produktet e të gjithë të pjesëmarësve në aktivitet.

Edukim për mjedisin dhe klimën

Ndoshta jeni kuriozë për të ditur sesi kalon muaji prill në qendrën EDEN prej vitit 2005. Duke parë kalendarin e ditëve mjedisore në 22 prill shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës, dhe Qendra EDEN prej 13 vjetësh organizon përcjelljen e mesazhit për mbrojtjen e tokës duke u bërë dhe anëtar zyrtar i rrjetit “Earth Day Network” në vitin 2010. Tema e këtij viti “Edukim për mjedisin dhe klimën”, nuk mund të organizohej më mirë se në shtëpizën e “Edukimit mjedisor EDEN” pranë kopshtit zoologjik ku ka një ndërthurje dhe një reflektim shumë të mirë të këtyre dy çështjeve.

Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Tokës në Tiranë – 22 prill 2016

Sot më 22 prill 2016, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Qendra EDEN zhvilloi një sërë aktivitetesh edukative ndërgjegjësuese për mjedisin me nxënës të 2 shkollave 9-vjeçare në Tiranë “Sabahudin Gabrani” dhe “Dora d’Distria” si dhe në Qendrën e Edukimit Mjedisor “EDEN” pranë Kopshtin Zoologjik. Në të dy shkollat u mbollën fidanë bimësh të ndryshme nga vetë nxënësit ku përveç mësimit në teknikat e mbjelljes së bimëve dhe përkujdesit të tyre mësuan dhe informacione mbi anët pozitive që këto bimë ofrojnë ndaj ambjentit dhe njerëzve.

Festimi i Ditës së Drinit 2017 në Kukës

GEF Drin Project/GWP-Med dhe Qendra EDEN festuan ditën e premte, më datë 5 maj, Ditën e Drinit, në zonën e Kënetës, qytetin e Kukësit. Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit me titull: “Mundësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore në pellgun e zgjeruar të lumit Drin”. Projekti zbatohet nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe ekzekutohet nga Global Water Partnership (GWP) përmes GWP-Mediterranean (GWP-Med), në bashkëpunim me Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara (UNECE).

Jo helmimit nga plumbi për gjeneratën e re

Qendra EDEN në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Aktiviteteve për Parandalimin e Helmimit nga Plumbi, Tetor 23-29, 2016” e udhëhequr nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka organizaur një sërë mini-aktivitetesh me mbështetje nga Rrjeti Ndërkombëtarë për Eliminimin e NOQ-ve (IPEN). Qëllimi i këtyre aktiviteteve është ndërgjegjësimi i publikut të gjerë për ekzpozimin ndaj bojrave me plumb në fëmijëri si një rrezik që sjell pasoja të pakthyeshme në shëndet.

Jo Hidrocentraleve në Luginën e Valbonës!

Ky ishte dhe do të jetë gjatë gjithë kohës qëndrimi dhe dëshira e aktivistëve mjedisorë, banorëve të zonës dhe mbi të gjitha të gjithë qytetarëve shqiptarë e më gjerë për Parkun Kombëtar të Valbonës. Qëndrim ky, që u shpreh qartë në Koncert-Protestën që u zhvillua ditën e shtunë, datë 29 tetor 2016 në Valbonë, të inicuar nga këngëtaret Elina Duni dhe Eda Zari ndaj ndalimit të ndërtimit të hidrocentraleve në parkun Kombëtar të Valbonës.

Modeli i energjisë 2050 mirëpritet në Komunitetin e Energjisë

Prej datës 6 prill 2016 Komuniteti i Energjisë nëpërmjet Grupit të nivelit të Lartë (Permanent High Level Group PHLG) ka miratuar dhe mirëpritur për herë të parë një model të energjisë në faqen zyrtare të Komunitetit të Energjisë. Modeli i energjisë “ Udhërrëfyesi im 2050”, është ndërtuar nga organizata të shoqërisë civile të Evropës Juglindore të cilat punojnë fort në sektorin e mjedisit, në advokaci, në lobim etj. “Udhërrëfyesi im 2050”, analizon sektorët e kërkesës dhe furnizimit me energji drejt zhvillimit të tyre deri në vitin 2050 për të përmbushur synimet e BE-së në zvogëlimin e çlirimeve të gazeve serë.

Në natyrë mes librave, lojërave dhe talenteve artistike të të rinjve

Me rastin e Ditës së Tokës, si dhe Ditës Ndërkombëtare e Librit, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunime të ndryshme mundëson një fundjavë të pasur me aktivitete ku objektivi kryesor janë edukimi mjedisor dhe të rinjtë. Më tepër se 1 miliard njerëz marrin pjesë në fushatat për Ditën e Tokës, çdo vit në marë globin. Edhe në kryeqytet janë vendosur të organizohen aktivitete të ndryshme pranë Liqenit Artificial të Tiranës, duke nisur me një aksion pastrimi në park, nga nxënës të shkollave të mesme, të rinj dhe organizata. Gjithashtu do të ketë dhe mbjellje fidanesh.

Organizatat Mjedisore “padisin” Ministrinë e Mjedisit

Në kohën kur përqafohet programi i transparencës, Ministria e Mjedisit nuk zbaton Ligjin Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, një nga ligjet më të rëndësishëm dhe themeltar, i cili përcakton se informacioni që zotëron Qeveria duhet të jetë i aksesueshëm nga publiku, dhe vetë Qeveria duhet të sigurojë mekanizmat për dhënien e këtij informacioni. Ditën e premte, datë 1 korrik 2016, grupimi “Të mbrojmë Lumenjtë” i ka dërguar institucionit të Komisionerit për Të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, ankesën e parë për Ministrinë e Mjedisit (http://bit.ly/29jV0Qi)

Procedurat ligjore, e drejta e informimit dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje

Qendra “Grupimi Ekolevizja” zhvilloi, më datë 25.10.2016, në mjediset e Hotel Tirana International, një trajnim një ditor me tematikë: “Procedurat ligjore, lidhur me të drejtën e publikut për informim dhe pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse”. Trajnimin e drejtoi z. Xhemal Mato, drejtues ekzekutiv në Qendrën Grupimi Ekolëvizja”, i cili fillimisht bëri një përshkrim të shkurtër të projektit “Zbatimi i legjislacionit horizontal, nëpërmjet monitorimit dhe informim- ndërgjegjësimit mjedisor”, të mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit, REC Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, në kuadër të programit ACHIEVE.

PUZZLE ENERGJIE - Ekspozitë fotografish

Ditën e premtë datë 28 tetor 2016 qendra EDEN organizoi një ekspozitë fotografish me temë “Energjia” e titulluar “PUUZLE ENERGJIE”, e cila u mbajt në Qendrën Rinore, rruga e Kavajës, Tiranë. Fotografitë e paraqitura në këtë ekspozitë ishin sjellë nga qytetarët nga e përditshmja dhe tregonin perceptimin e secilit për këtë sektor i cili është i pranishëm në çdo sferë të zhvillimit të shoqërisë. Fotografi të tjera të paraqitura në ekspozitë ishin sjellë nga Qendra EDEN në sajë të vizitave në familje të ndryshme për hartimin e botimit “Varfëria Energjetike në Evropën Juglindore: Mbijetesë e të ftohtit”, ku paraqiten kushtet e familjeve në rajon të cilat kanë vështirësi në sigurimin e nevojave të përshtatshme të të ngrohtit, të të ftohtit, etj. në familjet e tyre.

Qytetarët aktivë mund të ndryshojë botën

Në një atmosferë të ngrohtë dhe familjare, mbrëmja e 20 shkurtit, pranë Qendrës Kulturore Tulla, na kujtoi edhe njëherë që vetëm përmes vullnetit dhe dëshirës së gjithësecilit çdo kauzë e veshtirë ose jo mund të arrihet nëse angazhohemi pa kushte për të.

“Kurrë mos dysho se një grup i vogël qytetarësh aktivë mund të ndryshojë botën; e vërteta është që vetëm ata e kanë arritur”- Margaret Mead.

Targetimi i problematikave të komunitetit ne zonën ku Bankers vepron

Në vijmësi të projektit “Të jetosh afër naftës nuk do të thotë të jetosh në ferr“, zbatuar nga Qendra Mjedisore EDEN dhe mbështetur nga GLOBAL GREENGRUNTS FUNDS, ditën e premte, (datë 23 shtator 2016) u zhvillua takimi i rradhës midis Qendrës Mjedisore EDEN, Bankers Petroleum Albania Ltd dhe Bashkisë së Roskovecit. Ky takim u mbajt pranë Qendrës së Informimit për Komuntitetin në Marinëz dhe kishte si fokus të tij kryesor që çështjet dhe shqetësimet e komunitetit të prekur në zonën e Patos Marinzës të ngritura gjatë 4 takimeve që Qendra EDEN ka zhvilluar me komunitetin e Marinzës dhe Kozarës (http://www.eden-al.org/index.php/al/lajme/457-te-jetosh-afer-naftes-nuk-do-te-thote-te-jetosh-ne-ferr), t'i adresoheshin të gjitha kompanisë Bankers Petroleum Albania Ltd.