NASA

2015 është viti më i ngrohtë i regjistruar, sipas NOAA dhe NASA

Sipas NOAA-s dhe Nasa-s, viti i kaluar ishte viti më i ngrohtë në Tokë që nga koha kur ka filluar regjistrimi i të dhënave në vitin 1880. Ka qenë e qartë për një kohë të gjatë se viti 2015 ka qenë më i nxehtë se viti 2014, por 10 nga 12 muajt e vitit të fundit kanë qenë muajt më të ngrohtë, dhe këto regjistrime na kthejnë 136 vite pas. Ky lajm nuk ishte domosdoshmërisht një surprizë, por befasuese ishte diferenca e temperaturave mesatare në të gjithë planetin 1.62˚F (0.90˚C) mbi mesataren e shekullit të 20-të, më shumë se 20% më e lartë se mesatarja.

6 muaj udhëtim në Hapësirë, astronauti mbërrin në Tokë: Do të doja të binte pak shi tani!

Astronauti i Britanisë së Madhe, Tim Peake, u rikthye në Tokë pas një misioni historik prej gjashtë muajve në hapësirë. Majori Tim Peake i përshkroi 78 milion milje në hapësirë duke thënë; ‘Ishte udhëtimi më i bukur në të cilin kam qenë”. Këto ishin fjalët e para që tha kur preku tokën me këmbë. Një kapsulë e Soyus së bashku me Majorin Peake dhe dy anëtarë të tjerë preku Kazakistanin në orën 10:15 minuta, 4 orë zbritje nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

Alarm - Thyhet rekord global nxehtësie

‘Ndryshimet klimatike janë çështje reale, po ndodhin pikërisht tani, është kërcënimi më serioz me të cilin po përballemi dhe duhet të angazhohemi të gjithë bashkë, pa u vonuar asnjë çast më shumë.’ Fjalimi pas marrjes së çmimit Oskar si aktori më i mirë, padyshim e bëri Leonardo Di Caprion të ngjitet në piedestal, përsa i përket ndryshimeve klimatike. Të gjithë, madje edhe këtu në Shqipëri (të jemi realistë, shqiptarët përgjithësisht nuk i konsiderojnë ndryshimet klimatike si problem serioz) folën më shumë për fjalimin e tij sesa për çmimin që mori.

Anija kozmike amerikane i afrohet sot planetit Jupiter

Një anije kozmike amerikane pritet t’i afrohet sot planetit Jupiter, pas vjet pasi është lëshuar në hapësirë. Anija “Juno” e NASA-s, do e kalojë 37 herë orbitën e Jupiterit, gjatë 20 muajve të ardhshëm. Qëllimi i misionit është të marrë informacione se si është formuar sistemi diellor. “Juno” pritet të analizojë fushat magnetike dhe gravitacionale të këtij planeti, që besohet se është planeti parë që është krijuar në sistemin diellor. Anija ka udhëtuar 2.8 miliardë kilometra për të arritur Jupiterin dhe në total misioni i saj kushton 1.1 miliardë dollarë.

Anija kozmike Cassini kalon në territorin e paeksploruar midis Saturnit dhe unazave të tij

Anija hapsinore e NASA-s, Cassini, kaloi të mërkurën në një territor të paeksploruar midis Saturnit dhe unazave që e rrethojnë. Ajo u rishfaq ditën e enjte e padëmtuar. Cassini është e para dhe e vetmja anije hapsinore që ka rrezikuar të kalojë në boshllëkun midis Saturnit dhe unazave të tij. Anija e dërgoi sinjalin e parë në tokë të enjten herët në mëngjes, rreth 20 orë pasi ndodhi kalimi. "Ju bëj me dije se anija kozmike Cassini kaloi nëpër boshllëk siç e kishim planifikuar dhe doli në anën tjetër në formë të shkëlqyer,” tha menaxheri i projektit, Earl Maize i Laboratorit Jet Populsion në Pasadena të Kalifornisë.

Asteroidi i 19 prillit, më i madhi i viteve të fundit pranë Tokës

Të gjithë me kokën përpjetë, por pa asnjë rrezik, edhe pse asteroidi 2014 JO25, i cili do të kalojë me 19 prill, në orën 14:24 (me tonën), do të ketë një diametër largësie prej një kilometër dhe përfshihet në kategorinë e “Objekteve shumë të rrezikshëm”. “Por gjithsesi nuk përbën ndonjë rrezik”, – siguron astrofizikani italian Gianluca Masi, përgjegjës i “Virtual Telescope”. Shashka kozmike është më e madhja që i është afruar ndonjëherë Tokës në tre vitet e fundit dhe do të kalojë me një shpejtësi prej 1.8 milionë km nga planeti ynë. Shumë kuriozitet nga ana e astronomëve dhe të pasionuarve pas kësaj fushe.

Astronautët zbulojnë "Toka" të reja

Një ekip astronomësh ndërkombëtarë, që përdorën disa teleskopë tokësorë dhe të hapësirës, kanë zbuluar shtatë planete sa madhësia e Tokës në një sistem vetëm 40 vite drite larg.

Ujë, ujë kudo

Shtatë planetet, sipas një deklarate për shtyp, “kanë sasi të mëdha uji pak a shumë të ngjashme me Tokën." Sipas shkencëtarëve, temperaturat në planetet “janë mjaftueshëm të ulta për të bërë të mundur ujin likuid në sipërfaqe..." ndërsa planetet janë një habitat i shkëlqyer.

Astronautja amerikane thyen rekordin e NASA-s

Astronautja amerikane Peggy Whitson theu rekordin të hënën për kohën më të gjatë që një amerikan ka kaluar në orbitë. Komandantja Whitson, që ndodhet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, u përshëndet nga presidenti Donald Trump që komunikoi me astronautët e stacionit, me një lidhje me video. "534 ditë dhe shumë të tjera më pas. Është një rekord i jashtëzakonshëm. Në emër të vendit, madje në emër të botës, do të doja t’ju uroja”, tha Presidenti Trump nga Zyra Ovale. 57 vjeçarja Whitson është astronautja femër më me përvojë amerikane. Ajo do të kthehet në tokë në shtator dhe në atë kohë do të ketë mbushur 666 ditë në hapësirë gjatë tre fluturimeve në hapësirë.

Çfarë do ndodhë me Tokën dhe Marsin në 30 maj?

Marsi do të dhurojë një pamje spektakolare që mund të përsëritet pas 300 vitesh. Imazhet u kapën nga Teleskopi Hubble i NASA-s më 12 maj, kur planeti ishte 50 milion milje larg nga Toka. Mendohet se ky planet është rreth 3.5 miliardë vite i vjetër dhe është formuar pasi një asteroid ka goditur planetin. Më 22 maj, Dielli dhe Marsi ishin në një distance prej 47.4 milion milje. Ndërsa më 30 maj, Marsi do të jetë më afër me Tokën, vetëm 46.8 milion milje. Planeti do të jetë i dukshëm gjatë natës dhe do mund të shihet me sy të lirë. Distanca më e afërt mes Tokës dhe Marsit, është shënuar në gusht të vitit 2003.

Çfarë do të ndodhë nëse Toka ndalon së rrotulluari? Përgjigjet NASA

E keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë do të mund të ndodhë nëse Toka ndalon së rrotulluari vetëm për pak! Përderisa askush nuk është i sigurt se si mund të ndodhë kjo, NASA ka disa teori konkrete të cilat shpjegojnë këtë fenomen. Mos harroni, ne jemi vetëm duke folur vetëm për lëvizjen e Tokës rreth vetes, sepse nëse nuk rrotullohej rreth Diellit kjo do të thotë fundin e botës. Ndalimi i saj, paraqet një enigmë të madhe për shkencwtarwt, le të shohim se çfarë thotë NASA për këto çështje. NASA beson se kjo dukuri më shumë është e varur nga mënyra se si planeti ndalon se lëvizuri.

Dy astronautë arrijnë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë

Anija kozmike Soyuz, qe barte një rus dhe një amerikan ka arritur sot në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, duke përfunduar fluturimin e parë të dy njerëzve drejt këtij stacioni, për më shumë se një dekadë. Anija Soyuz MS-04, që barte kozmonautin rus, Fyodor Yurchikhin dhe astronautin amerikan Jack Fischer, arriti që me sukses të bashkohet me stacionin në orën 15:13 të 20 prillit, ka njoftuar agjencia ruse, Roscosmos.

E konfirmuar nga NASA: Toka në Nëntor do jetë 15 ditë në errësirë totale

Këto muaj ka pasur shumë raporte në lidhje me Tokën dhe ndryshimet e saj kohët e fundit dhe jo gjithcka është konfirmuar. Megjithatë, këtë herë NASA ka konfirmuar se toka do të përjetojë errësirë totale për 15 ditë në nëntor të vitit 2016 duke filluar nga 15 nëntori deri më 29 nëntor, shkruan” Morning News USA”. Sipas NASA-s ky fenomen është paralajmëruar për një periudhë të gjatë dhe astronomët kanë njoftuar se bota do të përjetojnë këtë ngjarje të çuditshme nga 15 nëntor në 3:00 deri më 30 nëntor, 04:45.

Eklipsi diellor më 21 gusht në SHBA - NASA ofron këshilla për shikim të sigurtë

Më shumë se 300 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara potencialisht mund të shohin drejtpërdrejtë eklipsin e përgjithshëm diellor të 21 gushtit. Të hënën e 21 gushtit, eklipsi do të jetë i dukshëm në çdo shtet. Ndërsa eklipsi total i diellit, ku hëna mbulon plotësisht diellin do të ndodhë në 14 shtete kontinentale të SHBA, përgjatë një gjerësie prej 70 miljesh (112 kilometra) të vendit. Por për të parë këtë fenomen qiellor në mënyrë të sigurtë, pa dëmtuar shikimin, NASA jep disa këshilla.

Eksperimenti i NASA: Në Mars mund të rriten patate

Shkencëtarët e “International Potato Center” janë duke kryer për llogari të NASA-s eksperimente në Peru, në tokat e thata të shkretëtirës “Pampas de La Loya”. Objektivi është ai për të rritur patate në një ambient “CibeSat”, i ndërtuar posaçërisht për të stimuluar kushtet e planetit Mars. Deri më tani, kërkuesit kanë konstatuar se farat janë në gjendje të përballojnë mjedisin dhe për këtë arsye patatja mund të rritet edhe në planetin e kuq.

Gati për në Mars? Ja kur niset anija e parë

Pas 8 vitesh, kompania SpaceX do të fillojë dërgimin e njerëzve në Mars. Përfaqësuesi i saj, Elon Musk, ka thënë se pret që të realizojë një mision për në Mars më 2024. Sipas tij misioni do të bëhet me një anije të quajtur ‘Dragoi fluturues 2’, së cilës do t’i duhen 18 muaj për të arritur në planetin e kuq. Musk ka sqaruar se kjo anije nuk do të ketë kapacitetin për t’u kthyer përsëri në Tokë. Duke folur në konferencën ‘Kodi’ në Kaliforni, Musk tha se do të dërgojë një mision në Mars me “Dragoin Fluturues” në vitin 2018. Anijet do të nisen për në Mars çdo 26 muaj.

Jetë përtej Tokës? NASA njofton konferencë për oqeanet jashtëtokësore

NASA ka thirrur një konferencë për shtyp të enjten, 13 prill, për të “diskutuar rezultatet e reja rreth botëve oqeanike” të zbulimeve të fundit të bëra me anijen hapësinore Cassini dhe teleskopin Hubble, raporton “Daily Mail“. Sipas agjencisë amerikane, këto gjetje “do të ndihmojnë në eksplorimin e oqeaneve në të ardhmen”. Konferenca do të mbahet në James Webb të NASA në Uashington dhe do të ketë pjesëmarrjen e ekspertëve nga i gjithë vendi. Sipas “Daily Mail” zbulimet mund të jenë të lidhura me Evropën, hëna e gjashtë më e afërt me Jupiterin.

Marsi ngjan shumë me Tokën

Mjeti i dërguar nga NASA për ta eksploruar Marsin në kërkim të jetës ka fotografuar një panoramë të mrekullueshme në planetin e kuq që e tregon atë shumë të ngjashëm me Tokën. Fotografinë mjeti ‘Curiosity’ e ka bërë më 5 gusht, katër vjet pas uljes në kraterin Gale, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Në të shihet peizazhi i një shkretëtire të ngjashme me atë në jugperëndim të Amerikës. Sipërfaqja që shihet në fotografi është pjesë e një shtrese gjeologjike të quajtur formacioni i Murray, që përbëhet nga depozitat e baltës në shtratin e liqenit.

Mostrat e pluhurit nga Hëna pritet të shiten për 4 milionë dollarë

Një çantë me mostra të pluhurit të mbledhura në Hënë, pritet të shitet për 4 milionë dollarë, në një ankand ku do të ketë edhe gjëra të tjera nga hapësira. Ankandi do të mbahet javën e ardhshme në Nju Jork, në qendrën Sotheby, ku në mesin e gjërave që do të ekspozohen do të jenë edhe plani i fluturimit nga ekuipazhi i Apollo 13, një veshje e astronautit amerikan, Gus Grissom dhe fotografi hënore të bëra nga NASA. Ankandi do të mbahet për shënimin e përvjetorit të 48-të, të arritjes së parë në Hënë. Në këtë fluturim astronauti, Neil Amstrong, i ka mledhur mostrat e pluhurit.

NASA do të “shkatërrojë” asteroidet që nisen drejt Tokës

Një anije kozmike një ditë mund të shmangë asteroidet që mund të godasin tokën. Projekti është në fazën paraprake të projektimit sipas NASA-s. Pjesë e një koncepti bashkëpunues midis NASA-s dhe Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), pritet të devijojë trajektoren e shkëmbinjve hapësinorë që vijnë drejt Tokës. Tashmë kur është dhënë drita e gjelbër për dizenjimin, ekspertët në agjencinë hapësinore të SHBA janë duke u përgatitur për një test hapësinor të jashtëm në vitin 2022.

NASA do të përdor një mënyrë të re për lëshimin e satelitëve

NASA ka lajmëruar se planifikon të lëshojë në hapësirë disa satelitë të vegjël të cilët do të përdoren për të regjistruar të dhëna për ciklonet, uraganet dhe stuhitë e ndryshme tropikale që mund të godasin në çdo vend të botës. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë lëshimi i raketës mbajtëse të satelitëve do të fillojë nga një lartësi prej 12.192 metrash. NASA planifikon të përdori një aeroplan i cili kur të arrijë në lartësinë 12,192 metra do të lëshojë raketën mbajtëse të satelitëve, e cila do të drejtohet vetë për në pozicionin e planifikuar më parë në orbitën e Tokës.