energjia e eres

A munden burimet e rinovueshme të konkurojnë naftën me çmim të lirë?

Çmimet e naftës kanë arritur afro 50 $ për fuçi. Kjo është një rritje çmimi me pothuajse 80% që kur çmimet prekën fundin në janar të vitit 2016. Teprica e fundit e naftës është “lehtësuar” disi nga kërkesa në rritje dhe ndërprerja e procesit të prodhimit, nga zjarret në Kanada deri tek sulmet militante në Nigeri. Megjithatë, analistët nuk e shohin të afërt në kohë kthimin e çmimit të naftës në $ 100 për fuci. A do të jetë rritja e çmimit të naftës e mjaftueshme për ta bërë energjinë e ripërtëritshme përsëri konkuruese?

Danimarka theu rekordin botëror për prodhimin e energjisë së erës në vitin 2015

Vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare, Danimarka ka arritur të prodhojë 42% të energjisë nga turbinat e erës, pavarësisht se dy mullinjtë e mëdhenj të erës kanë qenë të fikur. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar botërisht në këtë sektor. Shifrat e reja në fund të vitit kanë treguar një rritje me 3% në krahasim me vitin 2014, e cila ishte në vetvete ishte rekord për gjeneratën daneze të energjisë së erës. Ministri i vendit për energjinë, shërbimet komunitare dhe klimën, Lars Kristian Lilleholt, e quajti rekordin të rëndësishme dhe tha:

Deri në 2025, kostot për energjinë diellore dhe atë të erës mund të ulen me 59%

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA) publikoi një raport të ri duke zbuluar se rënia dramatike e kostove të energjisë së diellit dhe asaj të erës do të vazhdojë të pësojë rënie edhe në vitet e ardhshme. Ky raport tregon se deri në vitin 2025 – me një kuadër ligjor dhe rregullator të duhur – kostoja mesatare e energjisë elektrike do të bjerë me 59% për fotovoltaikët diellore (PV), 35% për energjinë e erës në det të hapur, 26% për energjinë e erës të instaluar në tokë, dhe rreth 45% për energjinë diellore të përqëndruar, krahasuar kjo me vitin 2015.

IRENA, studim mbi energjinë e rinovueshme

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA)ka hartuar një studim të detajuar në lidhje me potencialin që kanë vendet e Europës Juglindore, përfshi këtu edhe Shqipërinë sa i përket këtij sektori. Sipas llogaritjeve i gjithë rajoni llogarit një fuqi të instaluar në rreth 118 gigavat, nga e cila energjia e rinovueshme llogaritet në 36 GW në 2015-ën ku rreth 75% realizohen nga burime hidro. Shqipëria është një nga vendet që varet tërësisht nga burimet hidro, Kosova nga linjiti, ndërsa vendet e tjera kanë një prodhim miks.

Park për prodhimin e energjisë nga era me kapacitet 50 MW në Devoll, 5 kompani aplikojnë në MEI

Pesë kompani shqiptare janë bashkuar në një konsorcium për të ndërtuar një park fotovoltaik ku do të prodhohet energji nga era në zonën e Devollit, përkatësisht në fushën e Maliqit. Kompanitë GAMMA SOLAR, ALFA ENERGY, BETA ENERGY, DELTA SOLAR dhe SOLARIS kanë shprehur interesin dhe kanë paraqitur aplikimin në Ministrinë e Industrisë dhe Energjetikës për ndërtimin e parkut të energjisë me erë që pritet të prodhojë 50 MW energji elektrike. Këto lloj investimesh që nuk janë koncensionare kalojnë një procedurë miratimi të veçantë që rregullohet me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave.

Skoci: Ndërtohet ferma e parë lundruese e erës

Ka filluar ndërtimi për fermën e parë lundruese e cila furnizohet prej erës, rreth 15 milje larg bregut të Skocisë veri-lindore. Pesë turbinat sëbashku pritet të sigurojnë 30 megavat energji - të mjaftueshme për të furnizuar 20,000 shtëpi. Një nga turbinat është aktualisht e instaluar, ndërsa pjesa tjetër pritet të instalohet deri në fund të gushtit. Leif Delp, drejtuesi i projektit prej 190 milionë funte të quajtur Hywind, tha se qëllimi ishte "të demonstronte mundësinë e realizimit të fermave të ardhshme komerciale të erës, me kosto të ulët".