mbetjet

'Mbetjet', largohen aktivistët e AKIP

Rreth 80 aktivistë të AKIP (Aleancës Kundër Importit të Plehrave) kanë nisur prej orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës një protestë para Parlamentit të Shqipërisë për të kundërshtuar ligjin e mbetjeve, ndërsa kanë kaluar të gjithë natën aty.Ata shprehen se protesta e nisur një ditë më parë i paraprinë asaj që do të realizohet ditën e sotme para nisjes së seancës plenare të parlamentit, e cila do të jetë akoma më e madhe.Sipas tyre, sot ishte parashikuar në rendin e ditës futja në votim e dekretit të Presidentit Nishani që kërkon rishikimin e ligjit, ndërsa është hequr me qëllim në orët e fundit për të dështuar protestën.

“Liqenin e Fierzës e mbulojnë mbetjet plastike”, videoja shqetësuese bëhet virale në rrjet

Ndotja në liqenin e Fierzës mbetet ende një problem shqetësues, edhe pse banorë të zonës dhe ekspertë të mjedisit kanë ngritur herë pas here zërin. Tashmë shqetësimi për nivelin e ndotjes në liqenin e Fierzës i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Një video e publikuar në NewsFlare dhe LiveLeak, e cila tregon nivelin e madh të ndotjes në këtë liqen, është bërë virale vetëm në pak orë pasi u publikua.

Banorët e Lezhës: Keqmenaxhimi i mbetjeve, rrezik për shëndetin tonë

Shoqata "Together for Life" ka zhvilluar një takim me komunitetin e qytetit të Lezhës. Qëllimi i takimit ishte informimi i komunitetit për premtimet që kryetari i Bashkisë Fran Frrokaj ka bërë lidhur me problematikat mjedisore të qytetit dhe çfarë është përmirësuar gjatë 3 viteve. Gjithashtu u bë një prezantim për të drejten e informimit dhe aksesin e qytetarëve për të marrë informacion. Gjatë diskutimeve u theksua një nga problematikat mjedisore më të mprehta të qytetit të Lëzhës, keqmenaxhimi i mbetjeve dhe mos funksionimi i nismës për të ndarë mbetjet sipas koshave përkatës të vendosur nga bashkia.

BE-ja në rrezik të përmbytet prej mbeturinave plastike

Deri tani më shumë se gjysma e mbeturinave plastike të botës eskportoheshin për në Kinë, por Pekini vendosi tani t'i ndalojë ato. Aktivistët kinezë të mjedisit gëzohen, por Gjermania gjendet para një problemi. Mijëra tonelata mbeturina plastike grumbullohen çdo vit në vendet e industrializuara dhe shpesh ato përfundojnë në Kinë.

Bomba e helmit në Durrës, ekspertët: Ndotja në nivele alarmante

 

Janë mbi 60 familje të cilat nuk kishin zgjedhur të jetonin pranë mbetjeve, pasi kur ata ndërtuan shtëpitë në këtë zonë periferike në Durrës, mbetjet ishin larg. Por, mungesa e menaxhimit të tyre ndër vite ka bërë që sipërfaqja e vendgrumbullimit të zgjerohet dhe pirgjet me mbeturina të jenë vetëm pak metra larg.

Gramsh, pranë banesave 20 ton mbetje plumbi dhe zhive

Rreth 20 tonë mbetje të rrezikshme të uzinës së dikurshme të prodhimit të baterive në Gramsh, prej më shumë se 5 vitesh, janë depozituar në një magazinë e cila jo vetëm nuk plotëson asnjë prej standardeve të ruajtjes së lëndëve të rrezikshme, por për më tepër është në mes të një zone të banuar në periferi në qytetit. Banorët nuk e dinë se çfarë rreziku u kanoset por specialistët japin alarmin për rrezikshmërinë e tyre.

Impiant për mbetjet e naftës edhe në Zharrëz, kapacitet 50 tonë në 24 orë

Fieri është kthyer në një “magnet” për investimet që lidhen me impiantet e përpunimit të mbetjeve. Pas inceneratorit në zonën e Verrisë duket se një tjetër projekt do të zbatohet në fshatin Zharrëz, për të cilin është dhënë edhe miratimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Mbetjet e Divjakës në det, hidhen në anë të një kanali

 

Dikur kanali i Divjakës, degë e misarit të Myzeqesë, i vinte ne ndihme banorëve për të vaditur tokat e tyre por sot jo më dhe sipas banorëve, shkak është bërë ndotja e nga hedhja e mbeturinave dhe inerteve prej 10 vitesh tashmë.

Mbetjet në Kamëz, banorët në protestë, Mziu refuzon t'i takojë

Qytetarët e Kamzës dhe përfaqësues të shoqatave ambientaliste, kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne përpara Bashkisë së Kamzës, kundër hedhjes së mbetjeve dhe djegies së tyre në lumin e Tërkuzës. Protestuesit kanë ndërmarrë edhe një peticion, ndërsa kanë kërkuar takim me kryebashkiakun Xhelal Mziu por ky i fundit i ka refuzuar, duke vendosur dy kushte për ta, të jenë banorë të Kamzës dhe të kenë paguar taksën e pastrimit. Ata u futën në ambientet e hollit të Bashkisë Kamëz, por janë ndaluar nga punonjës të Policisë Bashkiake.

Mbetjet, Dhoma e Tregtisë: Miratoni ligjin, ndryshe protesta

Arben Shkodra, nënkryetar i Unionit të Dhomave të Tregëtisë, ka shprehur keqardhje që rishqyrtimi i ligjit të mbetjeve është hequr nga axhenda e seancës së sotme parlamentare. “Nuk është caktuar një datë. Pas raportit të ardhur nga Komisioni Europian, çdo vonesë është e panevojshme dhe e dëmshme për procesin dhe për kauzën e mjedisit të pastër për Shqipërinë”, ka deklaruar Shkodra.

Mbetjet, shoqatat kanë propozime të reja për ligjin

Janë rreth 12 shoqata civile dhe ekspertë të cilët i japë përgjigjur kryetarit të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin Eduard Shalsi, për të dhënë opinionet në lidhje me dekretin e Presidentit nr. 9765, për ligjin e kthyer mbrapsht për mbetjet. Pjesa më e madhe e shoqatave kërkojnë që të bëhen ndryshime në përmbajtjen e ligjit. Të tjerë kërkojnë që të shtyhet në kohë miratimi i tij.

Mbeturinat si thesar

Departamenti i Pastrimit në Nju Jork, mbledh çdo ditë mbi 12 mijë ton plehra dhe material të riciklueshëm. Dhe përmes përpjekjeve të një njeriu dhe ëndrrës së tij, Departamenti i Pastrimit ka koleksionin e vet muzeal të mbeturinave, që siç thotë ai, është kthyer në një thesar. Koleksioni tani ndodhet në një garazh të Departamentit të Pastrimit, por ndoshta një ditë do të jetë i hapur për publikun, kur të ndërtohet një muze i vërtetë i këtij Departamenti. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bernard Shusman, njofton nga Nju Jorku. 

Mozambik, shembet “mali” me mbetje

Të paktën 17 persona janë goditur dhe vrarë nga një grumbull i madh mbetjesh në Maputo, kryeqytet i Mozambikut. Sipas mediave lokale, incidenti ka ndodhur për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin.  Zyrtarët kanë frikë se shumë trupa mund të jenë akoma të varrosura në grumbullin e mbeturinave të Hulenes në periferi të qytetit, pasi shirat e dendura shkaktuan një rënie të pjesshme me efekte shkatërruese në orën 3:00 lokale.

Në pritje të landfillit…tonelata me mbetjet përfundojnë në lumë

Që prej vitit 1987, në buzë të lumit Devoll, në fshatin Rreth Tapi hidhen mbetjet e Kuçovës dhe Kozares. Pas ndarjes së re territoriale janë shtuar edhe Lumasi e Perondia, duke bërë që mbetjet e 56 mijë banorëve dhe bizneseve të derdhen çdo ditë pranë këtij lumi. Me kalimin e viteve, lëvizjet demografike shtimin e konsumit, fusha është bërë problematike për banorët.

OKB paralajmëron, mbetjet toksike hidhen në vendet e varfra

Miliona telefona celularë, laptopë, tableta, lodra, kamera dixhitale dhe aparate të tjera elektronike të blera këtë Krishtlindje janë të destinuara të krijojnë një përmbytje të rrezikshme “e-mbetjesh” të cilat janë flakur ilegalisht në vendet në zhvillim. Kështu ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara. Volumi global i mbetjeve elektronike pritet të rritet me 33 për qind gjatë katër viteve të ardhshme, e do të peshojë sa tetë piramida egjiptiane të mëdha, sipas matjeve të iniciativës “StEP” të Kombeve të Bashkuara, e krijuar për të përballuar rritjen e krizës së e-mbetjeve.

Plehrat jashtë kontrollit! Në Manzë hidhen edhe ato spitalore

Jo vetëm landfilli i qytetit të Durrësit, por dhe ai i Manzës, pjesë e së njëjtës bashki, është jashtë çdo kontrolli. Mbetjet urbane hidhen nga makinat e grumbullimit rrëzë shpatit të kodrinës dhe buzë rrugës që të çon në ish-minierën e Manzës.

Të lirë nga çantat plastike: Sa e trajtoi Kenia kërcënimin nga çantat e polietilenit

Kenia përballet me sfida të mëdha në drejtim të menaxhimit të mbetjeve. Shumica e qendrave urbane nuk kanë struktura themelore të menaxhimit të mbetjeve dhe venddepozitimet e hapura janë opsioni më i përhapur. Një vëzhgim nga afër i mbetjeve problematike nëpër rrugë, lumenj, venddepozitime dhe në shumë hapësira publike zbuloi se çantat prej polietileni ishin më të përhapurat.

Tirana do t’a paguajë shtrenjtë koncesionin e inceneratorit të plehrave

Në prag të Krishtlindjeve, një njoftim i ngjitur pas portës së hekurt në landfilldin e Sharrës shpjegonte se në janar 2018 hynin në fuqi rregulla të reja për përpunimin e plehrave të kryeqytetit. Sipas njoftimit, personat e vetëpunësuar në industrinë e riciklimit në Sharrë si dhe kompanitë që depozitojnë mbetje aty duhet të kontaktojnë me kompaninë koncesionare para se të vazhdojnë aktivitetin e tyre.

  • 1
  • 2