kosto

Dëme të mëdha nga thatësira, 125 milionë euro kostoja për energjinë dhe bujqësinë

Dëmet e shkaktuara nga thatësira këtë sezon veror llogariten në mbi 125 milion euro, nga të cilat 90 i përkasin energjisë elektrike ndërsa 35 prej tyre janë dëme në bujqësi. Por kësaj shifre, po t’i shtojmë edhe dëmet nga zjarri, atëherë bilanci rëndohet edhe më shumë. Nëse do t’u referohemi të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, për 6 muaj rresht vendi nuk ka patur reshje dhe sipas Ministrisë, një situatë e tillë, ka ndodhur për herë të fundit në vitin 1954. Dëmet në çdo kulturë llogariten në 25-30% të prodhimit.

Fatura e përmbytjeve: 35 milion euro humbje çdo vit

Vetëm nga përmbytjet e 6 janarit, Shqipëria llogariti dëme prej 9 milion eurosh në infrastrukturë, banesa, kultura bujqësore dhe të ngjashme. Drejtoria e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, llogarit një kosto prej 35 milionë eurosh në vit që i krijohet vendit nga fatkeqësitë natyrore. Vetëm fatura paraprake e reshjeve të një dite (6 janarit) llogaritet 9 milionë euro. Kostot sociale nuk janë llogaritur. Sëmundjet dhe vdekshmëria do të jenë të larta në këto zona. Mungesa e fondeve kushtëzon mbrojtjen nga rreziqet dhe kompensimin e dëmeve.