shkarkimi i gazeve

Kompania e çokollatave Mars investon 1 miliardë dollarë në zvogëlimin e shkarkimeve të gazeve serë

Ndërsa shumë biznese po punojnë për të qenë më të qëndrueshëm niveli i tanishëm i progresit nuk është aspak i afërt, shprehet CEO i kompanisë Mars. “Marsi ka qenë qenë në biznes që prej katër gjeneratash dhe synon të jetë edhe për katër gjenerata të ardhshme”, është shprehur kështu shefi i kompanisë ushqimore Grant F Reid. “E vetmja mënyrë që të ndodhë është nëse bëjmë gjëra ndryshe që planeti të jetë më i shëndetshëm dhe të gjithë njerëzit në rrjetet e furnizimit të kenë mundësi të rriten”, shtoi ai.

Ndërtesat pa shkarkime karboni

Shpërthimi i një revolucioni të katërt industrial në Evropë është qëllimi i rëndësisëshm i një raporti të ri i cili tregon se si ndërtesat mund të bëhen prodhuese energjie me zero shkarkime karboni. Një program rehabilitimi për të ulur shkarkimet e gazeve serë (GHG) nga ndërtesat në Evropë mund të krijojë miliona vende pune, mund të ofrojë shtëpi më të ngrohta, fabrika dhe zyra më komode, të ulë faturat e lëndëve djegëse në rreth 28 shtete, dhe të ulë importin e gazit rus, - shprehen kërkuesit.

Shkarkimi i gazeve/ 50 mijë makina rrezikojnë të nxirren nga qarkullimi

Rreth 50 mijë automjete që qarkullojnë në vendin tonë rrezikojnë të nxirren nga qarullimi pasi nuk përmbushin kriteret për nivelin e gazeve që shkarkojnë në atmosferë. Kjo u pohua nga eksperti i Sigurisë Rrugore në Ministrinë e Transporteve, Nikolin Bërxhiku në studion e emisionit “Opinion”, në TV Klan. “Ky është një akt i Ministrisë së Transportit i cili vendos normat e shkarkimit të gazeve te mjeteve. Këto norma janë sipas Bashkimit Evropian dhe ne kemi detyrime si një vend anëtar. Këto norma janë menduar të vendosen me një tolerancë.

Shkencëtarët japin alarmin: Bateritë e telefonëve lëshojnë mbi 100 gaze toksike

Shkencëtarët kanë njoftuar se dhjetëra gaze të rrezikshme janë duke u lëshuar nga bateri që gjenden në miliarda pajisje të konsumit, si telefona të zgjuar dhe tableta. Ekipi ka identifikuar më shumë se 100 gaze toksike lëshuar nga litiumi-jon i baterive, duke përfshirë monoksidin e karbonit, i cili mund të shkaktojë irritime të forta të lëkurës, syve dhe hundës dhe të dëmtojë mjedisin më gjerë. “Në ditët e sotme, bateritë litium-jon janë duke u promovuar në mënyrë aktive nga shumë qeveri në të gjithë botën.

Skandali i shkarkimit të gazeve, tronditet edhe FIAT Chrysler

“Dieselgate” trondit FIAT Chrysler. FCA  (FIAT Chrysler Automobiles) është akuzuar nga SHBA për trukim të nxjerrjes së gazeve në 100 mijë makina. Menjëherë pas lajmit, kuotat e kompanisë në bursë kanë rënë me 16 për qind dhe ka marrë me vete edhe aksionet e kompanisë Exor (e familjes Agnelli), me 9.3 për qind. Duket se është një skandal i ngjashëm me atë që përfshiu Volkswagen më 2015. Sipas Agjencisë Ambientale Amerikane (EPA), grupi automobilistik “ka shkelur rregullat dhe u zbulua”.