uraniumi

Nëntoka e Nimçës dhe uraniumi vrasës

Nga Azem Parllaku

Në muajin prill 2015, Presidenti i Republikës Nishani kreu një vizitë në komunën e Shishtavecit, në Kukës. Kjo vizitë më shumë kishte për qëllim, thirrjen e Presidentit drejtuar komunitetit të kësaj komune, e atij të komunave përreth, për të mos e braktisur vendin e tyre, kjo për faktin se ishte shtuar numri i azilkërkuesve nga ky komunitet, kryesisht në Gjermani dhe Austri. Në fakt fshatrat e kësaj komune janë bjerrur me kohë. Kryesisht të rinjtë kanë emigruar shumë më herët, tashmë ata janë në vetvete një komunitet i shëndetshëm në Angli.