forumi per mbrojtjen e trashegimise

“Amantia”, muzeu si kasolle, DRKK Vlorë kërkon ndihmën e shtetit

Vjen i pari reagim zyrtar për çështjen e Parkut Arkeologjik të Amantias. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Vlorë kërkon ringritjen e Muzeut Arkeologjik të Amantias, por kjo nismë ka hasur në vështirësi, pasi banorët që jetojnë në këtë zonë e kanë kthyer ish- godinën e muzeut në kasolle për bagëtitë e tyre. Sipas drejtorit të DRKK Vlorë, Agim Haxhiraj, kërkohet ndërhyrja e shtetit për të larguar bagëtitë nga ky objekt, dhe më pas të fillojë puna për të rikthyer muzeun arkeologjik në funksion.

Përmeti shpallet Qendër Historike, u hapet rrugë projekteve të restaurimit

Këshilli i Ministrave ka miratuar shpalljen e qytetit të Përmetit Qendër të Mbrojtur Historike, duke i dhënë kështu një rol të rëndësishëm si qendër e zhvillimit të turizmit në pjesën jug-lindore të vendit. Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura t’u japë atyre statusin e Qendrave të mbrojtura Historike.