gjobe

Abuzimi me karburantet, gjobiten 80 subjekte

Inspektorati Shtetëror Teknik (ISHT) ka gjobitur 80 subjekte per mungese te dokumentacionit dhe tregtim te karburantit jashtë standardeve, gjatë inspektimeve të kryera ne muajin shkurt. Në një njoftim për shtyp të këtij institucioni bëhet me dije se në total janë ushtuar 700 kontrolle në gjithë vendin dhe janë mbajtur akte bllokimi, ndalimi apo konstatimi për 332 subjekte. Gjobat e shkurtit vlerësohen të jenë rreth 37 milionë lekë. Inspektorati Shtetëror Teknik, bën të ditur se do të vijojë inspektimet dhe kontrollet në tregun e karburanteve në të gjithë vendin.

Burg për ndotësit e ambientit, 15 vite po hodhe vajra në det

“Kodi penal është hartuar që në vitin 1995. Ligjet që kemi njësuar, flasin qartazi që ndotësi duhet të paguajë, por institucionet ligjzbatuese hasin vështirësinë e vakumit ligjor për të mos penalizuar”, shprehet ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Për të plotësuar këtë vakum ligjor, Ministria e Mjedisit propozon disa ndryshime në Kodin Penal që parashikojnë deri në 15 vite burg për autorët e krimit mjedisor, si në rastin e prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme. Dëmtimi i pyjeve është shkaku kryesor i përmbytjeve me të cilat përballet vendi, në çdo sezon dimëror.

Gjobiten 19 karburante, nuk plotësonin kushtet

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka gjobitur 19 karburante gjatë muajit mars. ISHTI bën me dije se gjobat janë vendosur për mungesë cilësie por edhe për mungesë dokumentacioni. Në total ISHTI ka vendosur 7.2 milionë lekë gjoba. “Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin Mars 2017.

ISHMP: Inspektimet për zbatimin e Moratoriumit të Pyjeve

Prej hyrjes në fuqi të Moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ka intesifikuar inspektimet dhe aksionet blic në mbarë vendin për zbatimin e tij. Nga strukturat tona, sipas Qarqeve, janë njoftuar subjektet dhe komunitetet për vënien në zbatim të Ligjit Nr. 5/2016 “Për shpalljen e Moratoriumit në Pyje në Republikën e Shqipërisë”, si dhe po punohet për shtimin e masave efikase operacinale, mbi zbatimin e këtij Ligji me efekt pas datës 11 shkurt 2016. Vetëm në 20 ditë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Moratoriumin e Pyjeve, janë konstatuar 9 shkelje.

Prerja e paligjshme e pyjeve, gjobiten me 100 mijë lekë 4 drejtues mjetesh

Nga kontrollet e ushtruara nga Inspektorati i Policisë Pyjore pranë ISHMP-sëm ditën e djeshme, datë 27 janar 2016 në Labinot të Elbasanit, në orët e vona të mbrëmjes u bllokuan 3 mjete me lëndë drusore. Konkretisht, është ndaluar mjeti tip ‘Benz’, me targë EL8216A, me ngarkese 8 m3 ah, me drejtues mjeti V. B., mjeti tip ‘Benz’ me targë AA642GP me 8 m3 trupa ahu me drejtues G. K., dhe mjeti tip ‘Liaz’, me targë AA518CK me 20 mst (metër sterë), dru zjarri të llojit ah me drejtues mjeti Y. T. 

Shkodra gjobitet për keqmenaxhimin e mjedisit dhe mbetjeve

Duket se mbetjet në qytetin e Shkodrës nuk janë më vetëm një problem i qytetarëve, por edhe i Inspektoriatit të Mjedisit, i cili ka vendosur të gjobisë Bashkinë e Shkodrës. Vendimi i Inspektoriatit të Mjedisit i është dorëzuar kryebashkiakes Voltana Ademi dhe mësohet se gjoba është 5 milionë lekë të vjetra për mosmenaxhimin e mjedisit dhe praninë e mbeturinave në zona të ndryshme”. Mësohet se kjo masë administrative që mban datën 28 mars është e dyta për Bashkinë Shkodër.